Spinarica
Spinarica ka qenë një qytet mesjetar me rëndësi në bregdetin e Adriatikut, buzë kanalit të lagunës së Nartës. Emri ruhet ende në emrin e fshatit Zvërnec të Vlorës, ku në një ishull gjendet edhe sot një kishë e stilit bizantin. Spinarica kaloi nga sundimi i Bizantit nën Venedikun, hohenshtaufët, Anzhiuniët dhe ishte më në fund pjesë e Despotatit të Vlorës. Spinarica pati një veprimtari të gjalë tregtare, veçanërisht që nga gjysma e dytë e shek XII deir në gjysmën e parë të shek. XIV. Ajo tregtonte sidomos me drithëra, kripë, hekur, sende ushqimore, drurë, mëndafsh, prodhime luksi. Venediku, Raguza, Pula dhe Zara etj patën në Spinaricë konsujt e tyre. Roli i saj tregtar ra në fund të shek. XIV. Pas pushtimit osman më 1417 Spinarica nuk përmendet më si qytet.