Jump to content

Stacioni i autobusëve në Mitrovicë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Stacioni i autobusëve në Mitrovicë

Stacioni i autobusëve në Mitrovicë është një stacion autobusësh që ndodhet në qytetin e Mitrovicës.

Stacioni Autobusëve në Mitrovicë është themeluar në vitin 1968, dhe që nga themelimi selia e tij është në adresën Rr. Mbretëresha Teutë në Mitrovicë, ndërsa veprimtaria e tij ka qenë transporti publik, dhe ofrimi shërbimeve të transportit për operator tjerë. Stacioni Autobusëve në Mitrovicë, para se të kalohet nên menaxhim të Kuvendit të Komunës ishte quajtur KTU "Kosovatrans".

Gjatë periudhës së themelimit K.T.U. "Kosovatrans" ka pasur trendin e punës dhe zhvillimit të hovshëm pozitiv ku në pronësi ka pasur shumë vija për transportin publik, si ate urbane, ndër urban, dhe ndërkombëtar. Ndërmarrja ka pasur një numër të madh të stafit të përgatitur në mënyrë profesionale dhe me mjete të mjaftueshme themelore për punë efikase. K.T.U. "Kosovatrans" në Mitrovicë përbëhej prej Stacionit të Autobusëve në Mitrovicë, njësisë së Transportit të udhëtarëve, garazhës (punëtorisë), lavazhit, dhe njësia në Skënderaj,

Në këtë ndërmarje kishte rreth 230 punëtor përfshirë edhe ata Stacionit të Autobusëve në Skënderaj i cili është privatizuar, ndërsa sipas Ligjit për Ndërmarrjet Publike i miratuar me datë 13.06.2008 nga Kuvendi i Kosovës, Stacioni Autobusëve në Mitrovicë, asetet përcjellëse kalojnë në pronësi të Komunës së Mitrovicës.

Me datën 20.06.2012 në bazë të ligjit Nr. 04/L-111 për Ndërmarrjet Publike, pastaj ndryshimin dhe plotësimin të ligjit Nr.03/L-087 bëhet pranim/dorëzimi (në munges të dokumenteve mbi të dhënat mbi borgjet, pronën si dhe kontestet gjyqësore për atë kohë) për Ndërmarrjen "Kosovatrans-Stacioni i Autobusëve nga AKP (Agjencioni Kosovar i Privatizimit) - tek Kuvendi Komunali Mitrovicës, ku si aksionar dhe mbikqyrës merr përsipër të funksionalizoj Ndërmarrjen Kosovatrans - Stacioni i Autobusëve. Stacioni i Autobuseve posedon infrastrukturën e saj përcjellëse për pranimin dhe përcjelljen e autobusëve sipas rendit të udhëtimit, hyrjen dhe zbritjen e udhëtarëve, shitjen e biletave për operatoret, pajisjet për informimin e udhëtarëve dhe operatorëve të transportit, si dhe shërbimet tjera që kanë të bëjnë me transportin e udhëtarëve dhe operatorët e transportit rrugor.

Ndërmarrja është e licencuar nga Ministria e Infrastrukturës që të ushtroj veprimtarinë për shërbime te udhëtarëve për transport, gjë që është e rregulluar përmes ligjit për Transportin Rrugor, Ministria në fjalë, gjegjësisht Ministri me akt nënligjor, përcakton kriteret dhe rregullat, procedurat dhe tarifat për dhënien dhe revokimin e licencës për ushtrimin e veprimtarisë.[1]

  1. ^ https://kk.rks-gov.net/mitroviceejugut/wp-content/uploads/sites/18/2020/06/0184_200605140211_001.pdf