Stampa:Jofaleminderit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Përshëndetje, dhe mirë se vini te Wikipedia. Ne i vlerësojmë kontributet tuaja, por për arsye ligjore, ne nuk mund të pranojmë tekst të mbrojtur nga e drejta e autorit ose imazhe të huazuara nga faqet e tjera të internetit apo material të printuar, dhe si pasojë, ajo që keni shtuar ka shumë gjasa të fshihet.

Ju mund t'i përdorni faqet e jashtme të internetit si burim informacioni, por jo si një burim fjalish. Kjo pjesë është kritike: thuajeni me fjalët tuaja.

Nëse faqja e jashtme e internetit ju përket ju, dhe dëshironi që Wikipedia ta përdorë tekstin — që nënkupton lejimin e njerëzve të tjerë ta ndryshojnë atë — atëherë ju duhet të përfshini në faqen e jashtme të internetit deklaratën "Unë, (emri), jam autori i këtij artikulli, (emri i artikullit), dhe e lëshoj përmbajtjen e tij sipas kushteve të licencës GNU Free Documentation License, Versioni 1.2 dhe i mëvonshëm, dhe sipas kushteve të licencës the Creative Commons Attribute Share-Alike."

Ju mund të shikoni rregullat e Wikipedias për më shumë hollësi, ose pyesni te "Kuvendi". Ju gjithashtu mund të më lini një mesazh në faqen time të diskutimit.