Stefan Fule

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Stefan Fule
Stefan Fule

Stefan Fule (lindur më 24 maj 1962Sokolov) është një diplomat çek i cili ka shërbyer si Komisioner Evropian për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë që nga shkurti 2010.

Jeta e herëshme dhe arsimimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fyle ka lindur më 24 maj 1962 në Sokolov, Çekosllovaki.

Ai ka studiuar në Universitetin Charles në Pragë (1980-1981, dy semestra në Fakultetin Filozofik) dhe Institutin Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës (1981-1986).

Nga 1982 deri 1989 ai ishte anëtar i Partisë Komuniste të Çekosllovakisë. Nga viti 1989 deri sot ai është anëtar i Partisë Social Demokrate Çeke.

Karriera Diplomatike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fule ka mbajtur disa poste në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Çeke. Fyle ka shërbyer si Sekretar i Parë i Misionit të Përhershëm të Republikës Çeke (deri në vitin 1993 Çekosllovakia) në OKB në New York City 1990-1995. Detyra tjetër e tij ishte në selinë e Ministrisë në Pragë deri në vitin 1998. Më pas ai shërbeu si ambasador çek në Lituani (1998-2001), duke qenë njëkohësisht pika e kontaktit të NATO-s atje. Në vitin 2000, Fule pranoi postin e zëvendësministrit i Mbrojtjes, por më vonë u kthye në punët diplomatike. Ai kishte shërbyer si Ambasador i vendit në Mbretërinë e Bashkuar (2003-2005) para se të emërohej si Përfaqësues i Përhershëm i vendit të tij në NATO (11 korrik 2005-7 maj 2009).

Komisioner Europian[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fule shërbeu si Ministri për çështje evropiane në qeverinë teknike të Jan Fisher në vitin 2009, dhe ka shërbyer si Komisioner për Zgjerim dhe Politikën e Fqinjësisë nën Komisionin e dytë Barroso që nga shkurti 2010.

Fule është kritikuar nga ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha si i njëanshëm në trajtimin e kontradiktave midis qeverisë së tij dhe opozitës së drejtuar nga Edi Rama duke mbajtur anën e Edi Ramës. Fule i ka hedhur poshtë këto akuza pa dhënë sqarime të mëtejshme.