Stema e Japonisë
Stema Perandorake e Japonisë është një stemë e përdorur nga Familja Perandorake e Japonisë. Gjatë kushtetutës Meiji, askush nuk lejohej ta përdorte vulën përpos Perandorit, i cili përdorte një krizantemë 16 petalëshe me 16 të tjera në rendin e dytë.
Pra çdo anëtar i familjes kishte një stemë 16 petalëshe të modifikuar. Prandaj shintot përdorin detaje të vulës Perandorake edhe në emblemat e tyre.
Më herët në historinë japoneze, tregohet se si Perandori Go-Daigo, përdori një stemë 17 petalëshe për tu dalluar nga paraardhësi i tij, Perandori Kōgon i cili përdorte një stemë 16 petalëshe.
Ngjyrat karakteristike te krizantemës perandorake është një krizantemë e verdhë ose e portokalltë me vija dhe sipërfaqe të pasme të zezë ose të kuqe. Një disk qendror mban 16 petalet e rendit të parë. Një shembull i stemës Perandorake është edhe Urdhri i Krizantemës.
Anëtarët e tjerë te familjes Perandorake e përdorin një stemë 14 petalëshe, përderisa një stemë 16 petalëshe përdoret nga anëtarët e Dietës Kombëtare, në urdhra, në pasaportë, etj. Një krizantemë 16 petalëshe përdoret eshë në flamurin e familjes Perandorake japoneze.