Shko te përmbajtja

Shtëpia Perandorake e Japonisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Perandori Akihito dhe perandoresha Miçiko me familjen e tyre në nëntor 2013

Shtëpia Perandorake e Japonisë (皇室, koshitsu), gjithashtu referohen si Familja Perandorake ose Dinastia Jamato,[1] përbëhet nga anëtarë të familjes së gjerë të Perandorit të Japonisë në fuqi që marrin detyra zyrtare dhe publike. Sipas Kushtetutës aktuale të Japonisë, Perandori është "simboli i shtetit dhe i unitetit të njerëzve". Anëtarët e tjerë të Familjes Perandorake kryejnë detyra ceremoniale dhe shoqërore, por nuk kanë asnjë rol në punët e qeverisë. Detyrat si perandor u kalojnë fëmijëve të tyre meshkuj.

Monarkia japoneze thuhet se është monarkia më e vjetër e trashëgueshme në botë.[2] Shtëpia Perandorake njeh 126 monarkë duke filluar me perandorin legjendar Xhimu (që daton tradicionalisht më 11 Shkurt 660 p.e.s.) dhe vazhdon deri te perandori aktual, Naruhito.

Provat historike për 29 perandorët e parë janë margjinale nga standardet moderne, por ka prova të forta për linjën trashëgimore që kur perandori Kinmei u ngjit në fron 1500 vjet më parë.[3]

Lista e anëtarëve të tanishëm

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Anëtarët e Familjes Perandorake të shfaqur në publikun e gjerë gjatë festimeve për fronëzimin e perandorit të ri. Perandori emeritus Akihito dhe perandoresha emerita Miçiko nuk janë të pranishëm (4 maj 2019).

Janë 18 anëtar të Familjes Perandorake:[4]

  • Perandori, djali i madh i perandorit emeritus Akihito dhe perandoreshës emerita Miçiko, lindi në Spitalin e Familjes Perandorake në Tokio më 23 shkurt 1960. Ai u bë trashëgimtar i dukshëm me hipjen e babait të tij në fron. Princi i Kurorës Naruhito u martua në 9 qershor 1993 me Masako Ovadën. Më 1 maj 2019, ai u ngjit në Fronin e Krizantemës dhe u bë perandor me abdikimin e babait të tij.[5]
  • Perandoresha lindi më 9 dhjetor 1963, vajza e Hisashi Owada, një ish-zv. ministër i punëve të jashtme dhe ish-përfaqësues i përhershëm i Japonisë në Kombet e Bashkuara. Ajo u bë Perandoreshë me trashëgiminë e burrit të saj në fron më 30 prill 2019.[5]

Perandori emeritus lindi në Pallatin Perandorak të Tokios më 23 dhjetor 1933, djali i madh dhe fëmija i pestë i Perandorit Shova dhe Perandoreshës Koxhun. Ai ishte martuar më 10 prill 1959 me Miçiko Shodën. Perandori Akihito pasoi babanë e tij si perandor në 7 Janar 1989 dhe u pasua nga Naruhito pasi ai abdikoi më 30 prill 2019.[6]
Peranoresha emerita lindi më 20 tetor 1934Tokio, vajza e madhe e Hidesaburo Shodës, president dhe kryetar nderi i Nisshin Flour Milling Inc..[6]

Princi Hitaçi lindi më 28 nëntor 1935, djali i dytë dhe fëmija i gjashtë i perandorit Shova dhe perandoreshës Koxhun. Titulli i tij i fëmijërisë ishte Princi Joshi. Ai mori titullin Princi Hitaçi dhe lejen për të ngritur një degë të re të Familjes Perandorake më 1 tetor 1964, të nesërmen e dasmës së tij.[8]
Princesha Hitaçi lindi më 19 korrik 1940, vajza e ish-kontit Joshitaka Tsugaru. Princi dhe Princesha Hitaçi nuk kanë fëmijë.[8]

  1. Seagrave, Sterling; Seagrave, Peggy (2001). The Yamato Dynasty: The Secret History of Japan's Imperial Family (në anglisht). Broadway Books. fq. 15. ISBN 978-0-7679-0497-1. Arkivuar nga origjinali më 2020-01-26. Marrë më 2017-08-26.
  2. "5 Things to know about Japan's emperor and imperial family" (në anglisht). 8 gusht 2016. Marrë më 22 qershor 2020.
  3. Hoye, Timothy (1999). Japanese Politics: Fixed and Floating Worlds (në anglisht). fq. 78. According to legend, the first Japanese Emperor was Jimmu. Along with the next 13 Emperors, Jimmu is not considered an actual, historical figure. Historically verifiable Emperors of Japan date from the early sixth century with Kimmei
  4. "Genealogy of the Imperial Family" (në anglisht). kunaicho.go.jp. Arkivuar nga origjinali më 9 gusht 2016. Marrë më 16 tetor 2012.
  5. 1 2 "Their Imperial Highnesses Crown Prince Naruhito and Crown Princess Masako" (në anglisht). kunaicho.go.jp. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2012. Marrë më 16 tetor 2012.
  6. 1 2 "Their Majesties the Emperor and Empress" (në anglisht). kunaicho.go.jp. Arkivuar nga origjinali më 27 nëntor 2012. Marrë më 16 tetor 2012.
  7. 1 2 "Their Imperial Highnesses Prince and Princess Akishino and their family" (në anglisht). kunaicho.go.jp. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2012. Marrë më 16 tetor 2012.
  8. 1 2 "Their Imperial Highnesses Prince and Princess Hitachi" (në anglisht). kunaicho.go.jp. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2012. Marrë më 16 tetor 2012.
  9. "Their Imperial Highnesses Prince and Princess Mikasa and their family" (në anglisht). kunaicho.go.jp. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2012. Marrë më 16 tetor 2012.
  10. "Her Imperial Highness Princess Takamado and her family" (në anglisht). kunaicho.go.jp. Arkivuar nga origjinali më 29 nëntor 2012. Marrë më 16 tetor 2012.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]