Jump to content

Stina e hijeve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Stina e hijeve Gjinia: Roman. Autori: Virion Graçi. Shtëpia botuese: "Pika pa sipërfaqe". Viti i botimit 2014. Faqet e librit 174. ISBN 978-9928-4136-9-7

Fragment nga libri:

Sa të dalë dielli bota do të mbushet sërish me hije: mijëra, miliona, miliarda hije. Mes miliona hijeve të mjera si unë, unë do të marr sërish rrugën e kthimit në kërkim të udhëtarëve të tjerë, si zakonisht për pesë pare, për bukën e përditshme.

Deri atëherë, deri në mëngjes kam orët e mia të lirisë. Si shofer i mësuar tashmë me vuajtje e sakrifica, do të hap krahun për t'u çlodhur në një zgjerim xhadeje, ose në rastin më fatlum do të gjej një cep are të shkretë, do të hap ndenjëset e veturës, do të shtrihem për gjumë deri në mëngjes.