Stratosfera

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Stratosfera shtrihet mbi troposferë, e cila ndahet nga nënshtresa quajtur tropopauza, që ka një trashësi 500-3000 metra, dimrit është në lartësi më të vogël, kurse verës në lartësi më të madhe. Ajo nuk është shtresë unike, por e shkëputur me kontaktin e masave të ftohta dhe të nxehta të ajrit. Stratosfera arrin lartësinë deri në 40 km, dhe ka gati përbërje të njëjtë të ajrit sikurse edhe troposfera. I vetmi ndryshim qëndron në përqendrimin e e ozonit, që ka më tepër në lartësi 20–35 km e quhet ozonosfera. Ozoni ka rëndësi të madhe në absorbimin e rrezeve ultravjollcë, të cilat janë të rrezikshme për jetën në tokë. Stratosfera cilësohet me dendësi të vogël të ajrit dhe me pak avull uji. Temperatura në stratosferë është në form shtresore sepse nxehet nga thithja e rrezatimit ultraviolet nga dielli. Në stratosfer temperatura fillon të rritet nga pjesa e poshtme "tropopauza" dhe arrin temperaturën deri në −3 °C në pjesën e epërme te saj.