Jump to content

Struktura dialektore e shqipes, një qasje e re

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

"Struktura dialektore e shqipes, një qasje e re" libër për gjuhësin me autor Bahri Beci. Shtëpia botuese "UET Press", viti i botimit 2016. Faqet e librit 462.

"Dialektologjia shqiptare është një nga fushat e gjuhësisë shqiptare që ka shënuar arritjet më të mëdha në periudhën pas luftës së dytë botërore të shekullit XX. Libri që po i ofrojmë sot lexuesit analizon në mënyrë kritike, në dritën e të dhënave të ADGJSH – së, dukuritë fonetike, gramatikore dhe leksikore të vlerësuara në studimet e derisotme si tipare dalluese të shqipes dialektikore, njësitë dialektikore të pranuara në këto studime (dialektet, nëndialektet, grupet e të folmeve etj.), si edhe tiparet e vlerësuara prej autorëve të tyre si dalluese për këto njësi.

Libri ka tri pjesë themelore. Në pjesën e parë shqyrtohen dukuritë dialektikore të shqipes, vihen përballë të dhënat e punimeve të derisotme me të dhënat e ADGJSH – së dhe, mbi këtë bazë, parashtrohen pikëpamjet e përfundimet tona.

Në pjesën e dytë, pasi shqyrtohen në mënyrë kritike pikëpamjet e derisotme për strukturën dialektikore të shqipes, jepet pikëpamja jonë për këtë problematikë. Në pjesën e tretë shqyrtohen në mënyrë kritike pikëpamjet e derisotme për tiparet dalluese të njësive dialektikore të shqipes dhe në vijim jepen për secilën nga njësitë dialektikore të pranuar prej nesh tiparet dalluese.

Pra, në këtë libër, përveç të dhënave të reja për veçoritë fonetike, gramatikore dhe leksikore dialektikore të shqipes dhe shtrirjes territoriale të tyre, parashtrohet edhe një ndarje e re e strukturës dialektikore të saj.

Libri u drejtohet të gjithë atyre që janë të interesuar të njohin dukuritë dialektikore të shqipes, strukturën a njësitë dialektikore të saj, si edhe tiparet e tyre dalluese. Kuptohet që punimi, në radhë të parë, u drejtohen specialistëve që merren me studimin e dialekteve të shqipes, studentëve, po edhe gjithë të tjerëve që janë të interesuar për të njohur strukturën dialektore të shqipes."