Struktura e kompjuterit
Struktura.[1] Procesori konsiderohet "truri" i kompjuterit, duke qene se ai realizon te gjithe llogjiken e kompjuterit. Ai eshte "instruktuar" te kryeje disa veprime baze si psh shume, diference, shumezim etj. Bashkesia e veprimeve qe eshte ne gjendje te kryeje nje procesor quhet "Instruction Set" ose bashkesia e instruksioneve. Ndertuesit e programeve , ndertojne programe ne gjuhe programimi te nje niveli me te larte, ne kuptimin qe jane me te kuptueshme per llogjiken njerezore por jane me larg nga instruksionet qe di te ekzekutoje procesori. Per shembull komanda
cout << "Pershendetje"; e shkruajtur ne gjuhen e programimit C++ udhezon kompjuterin te afishoje ne ekran mesazhin Pershendetje.
Qe kjo komande te zbatohet nga procesori duhet qe ajo me pare te pekthehet ne nje gjuhe makine ne nje kod , qe permban instruksioneve vetem nga bashkesia e instruksioneve qe njeh procesori. Procesi i perkthimit nga nje gjuhe e nivelit te larte ne nje gjuhe makine referohet me termin kompilim.
Per ta bere te qarte idene po perdorim nje analogji me jeten reale:
Supozojme se jeni regjistruar ne kurs per te marre patenten dhe eshte hera e pare e praktikes. Instruktori Ju thote NISE MAKINEN NGA VENDI.
Ky eshte nje instruksion i cili per instruktorin eshte i kuptueshem por per Ju nuk eshte nje instruksion qe mund ta ekzekutoni. Eshte e nevojshme qe instruksioni NISE MAKINEN NGA VENDI te perkthehet ne nje seri instruksionesh qe Ju mund ti ekzekutoni.
Duke supozuar se jeni ulur ne vendin e shoferit dhe makina eshte e fikur, instruktori do te duhej ta perkthente instruksionin e tij ne : 1- vendos rripin e sigurimit 2-kontrollo qe makina nuk eshte ne marsh 3-Shkel frenat e kembes 4-Ndize makinen 5-Shkel freksionin 6- Fut marshin e pare 7- Liro frenat e dores 8- Lesho freksionin ngadale duke i dhen pak gaz makines 9-Kujdes drejtimin e timonit
Keto jane instruksione qe Ju mund ti ekzekutoni apo jo? Nese ne vendin Tuaj do te ishte ulut nje person me inteligjence me te ulet se Tuajen apo nje robot/kompjuter di te duhej qe instruksionet ti detajonim akoma me tej.
per shembull veprimin 1 vendos rripin e sigurimit do ta detajonim me tej: 1.a. Me doren e djathte kapni rripin e sigurimit qe ndodhet ne te majten Tuaj 1.b. Terhiqeni rripin e sigurimit me ngadale drejt anes Tuaj te djathte 1.c vendosni mberthecken e rripit te sigurimit ne vendin e posacem ne te djathen Tuaj
Ne rastin e dyte serish mund te kryhet veprimi i deshiruar por ne kete rast bashkesia e instruksioneve qe njeh procesori eshte me e vogel , prandaj do te duhej ta perkthenim veprimin tone te nivelit te larte NIS MAKINEN NGA VENDI ne instruksione me te detajuara ( thuhet te nje niveli me te ulet) qe ti kuptoje procesori.
Ne menyre te ngjashme funksionon edhe injektimin i llogjikes ne kompjutera qe na mundeson te kryejme funksione nga me te avancuarat me kompjuterat. Se fundi, eshte procesori me bashkesine e tij te instruksioneve qe ekzekuton llogjiken e kerkuar.
Shpejtesia e procesorit
Shpejtesia e procesorit matet me numrin e berthamave qe ai ka dhe me shpejtesine ne GHZ qe ka sejcila prej tyre.
Procesoret mund te kene me shume se nje berthame llogaritese, qe rrisin shpejtesine e kompjuterit ne menyre te vecante ekzekutimin ene paralel.
Per shembull kemi procesore Dual CORE (me dy berthama llogaritese) , QUAD Core (me 4 berthama llogaritese).
Dy modelet kryesore te procesoreve ne treg per kompjuterat jane procesoret INTEL dhe procesoret AMD.
Ne momentin e shkrimit te ketij materiale nje procesor dual core me shpejtesi 2.4 Ghz konsiderohet nje procesor i shpejte per kompjuterat dhe laptop-et.
32 bit kundrejt 64 bit Sot jane ne qarkullim procesoret 32bit dhe 64bit. Me siguri qe ma kalimin e kohes procesoret 32 bit do te zevendesohen nga procesoret 64 bit, pasi keta te fundit kane disa avantazhe ne shpejtesi dhe ne menyre te vencante ne perdorimin e memorjes. Qe te perfitohen avantazhet e ofruara nga procesore 64bit (qe mund te adresojne nje hapesire me te madhe adresash) duhet qe edhe sistemi operativ psh Windows 7 te jete ne versionin 64 bit, si edhe programet duhet te jene ne versionin 64bit. Nje procesor 64 bit mund te perdoret me nje sistem operativ 32bit.
Per te pare llojin e procesorit qe keni ne kompjuterin Tuaj dhe llojin e sistemit operativ , nese jane 32bit apo 64 bit, mund te shkoni ne START -> RUN dhe te shkruani dxdiag. Do te hapet nje dritare ku do te mund te gjeni informacionin mbi procesorin dhe sistemin Tuaj operativ si edhe parametra te tjere te kompjuterit si memorjen RAM , karten grafike etj.