Subaru
Lloji | Degë biznesi |
---|---|
Industria | Prodhim Automobilësh |
Themeluar në | 7 korrik 1953 vetura e parë Subaru prezantohet në 1954 |
Themeluesi | Kenji Kita Chikuhei Nakajima (paraardhës) |
Zyrat qendrore | Tokio, Japoni |
Njerëzit kyç | Yasuyuki Yoshinaga, (President dhe Drejtor ekzekutiv i Fuji Heavy Industries) Takeshi Tachimori (Kryetar i bordit, President dhe Drejtor ekzekutiv, Subaru of America) |
Prodhimi | Automobilë Subaru, Automobilë Toyota të montuar me kontratë |
Numri i punëtorëve | 16.961 (2022) |
Prindi | Fuji Heavy Industries |
Divisions | Subaru Tecnica International |
Faqja e internetit | Subaru Global |
Subaru (スバル) është dega prodhuese e automobilëve të konglomeratit japonez të transportit Fuji Heavy Industries (FHI), prodhuesi i 22-të në botë për nga numri i automobilëve në vitin 2012.[1]
Subaru njihet për përdorimin e motorëve me cilindra në pozicion horizontal në makinat që prodhon mbi 1500 cc po ashtu edhe përdorimin e sistemit të transmetimit simetrik me katër rrotat aktive që prej vitit 1972. Motori i sheshtë dhe të katër rrotat aktive u bënë pajisje standarte për makinat e mesme dhe të vogla në shumicën e tregjeve ndërkombëtare nga 1996. E vetmja që bën përjashtim është BRZ, e prezantuar në 2012, e cila përdor motorin horizontal por përdor vetëm rrotat e mbrapme aktive. Subaru gjithashtu përdor versione të pajisura me turbinë për veturat e saj, siç është Impreza WRX dhe Legacy 2.5GT. Modeli 2.5XT është modifikim i Outback dhe Forester po ashtu përfshijnë një motor të pajisur me turbinë.
Fuji Heavy Industries, kompania mëmë e Subaru, është për momentin në një partneritet të pjesshëm me Toyota Motor Corporation, e cila zotëron 16.5% të FHI.[2]
Subaru është emri japonez i yjësisë Pleiades M45, ose "Shtatë motrat" (sipas traditës njëra prej tyre është e padukshme ndaj edhe logoja e Subaru ka vetëm gjashtë yje).[3]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fuji Heavy Industries e filloi punën si The Aircraft Research Laboratory (Laboratori i Kërkimeve të Avionëve) në vitin 1915, e drejtuar nga Chikuhei Nakajima. Në vitin 1932, kompania u riorganizua si Nakajima Aircraft Company, Ltd dhe shpejt u bë prodhues i madh i avionëve për Japoninë gjatë Luftës së Dytë botërore. Në fund të luftës Nakajima Aircraft u riorganizua sërish, kësaj here si Fuji Sangyo Co, Ltd. Në vitin 1946, kompania krijoi motoçikletën skuter Fuji Rabbit me pjesë këmbimi avionësh të mbetur nga lufta.[4] Në vitin 1950, Fuji Sangyo u nda në 12 kompani të vogla pas një ligji të riorganizimit të kompanive në pronësi të qeverisë. Ndërmjet viteve 1953 dhe 1955, katër nga këto korporata dhe një e re e sapoformuar Fuji Kogyo, prodhues skuterash; prodhuesit e autobuzëve Fuji Jidosha; prodhuesit e motorëve Omiya Fuji Kogyo; ndërtuesit e shasive Utsunomiya Sharyo dhe Tokyo Fuji Dangyo kompani tregëtare u shkrinë dhe formuan Fuji Heavy Industries.
Kenji Kita, drejtori ekzekutiv i Fuji Heavy Industries asokohe, donte që kompania e sapo formuar të përfshihej në prodhimin e automobilëve dhe shumë shpejt filluan planet për zhvillimin e një makine të koduar si P-1. Z. Kita i kërkoi kompanisë që të diskutohej emërtimin e P1, por asnjë nga propozimet nuk ishte tërheqës. Në fund ai i dha makinës një emër japonez që i "ishte rritur në zemër": Subaru, i cili është emri japonez i yjësisë Pleiadë. Makina e parë Subaru ishte Subaru 1500.[5] Vetëm njëzet P1 u prodhuan pasi kishte shumë probleme në furnizim. Nga viti 1954 deri në 2008 kompania projektoi dhe prodhoi dhjetëra makina duke përfshirë modelet 1500 (1954), e vogla 360 (1958), Sambar (1961), 1000, R-2 (1969), Rex dhe Leone (1971), BRAT (1978), Alcyone (1985), Legacy (1989), Impreza (1993), Forester (1997), Tribeca (2005), Exiga (2008) dhe BRZ (2012).
Aksionerët kryesorë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nissan bleu 20.4% të aksioneve në vitin 1968. Nissan do ta përdorte FHI më shumë për kapacitetet e saj në prodhimin e autobuzëve të cilin e shfrytëzoi për linjën Nissan Diesel. Në këmbim shumë makina Subaru vehicles, edhe sot, përdorin pjesë Nissan. Trasmisioni automatik i Subaru, i njohur si 4EAT, përdorej edhe për brezin e parë të Nissan Pathfinder.
Pas blerjes së Nissan nga Renault, 20% të aksioneve të saj iu shitën General Motors në vitin 1999. Gjatë kësaj kohe, Subaru Forester shitej me emrin Chevrolet Forester në Indi në këmbim të Opel Zafiras e cila shitej si Subaru Traviq në Japoni.
Në 5 tetor 2005 Toyota Motor Corporation bleu 8.7% të aksioneve të FHI nga General Motors, e cila zotëronte 20.1% që prej 1999.[6] GM më vonë i shiti 11.4% të aksioneve të mbetura në tregun e hapur duke shkëputur kështu çdo lidhje me FHI.
Motorsport
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Subaru Rally Team Japan e drejtuar nga Noriyuki Koseki (themelues i Subaru Tecnica International, STI) pilotonte Subaru Leone, sedan DL, RX (SRX) dhe RX Turbo në Kampionatin Botëror të Rally ndërmjet viteve 1980 dhe 1989. Në 1989 Subaru ishte njëri nga prodhuesit e pakët që kombinonte 4WD dhe turbo.
Versione të modifikuara të Impreza WRX dhe WRX STi kanë konkuruar suksesshëm në garat rrally. Pilotët Colin McRae (1995), Richard Burns (2001) dhe Petter Solberg (2003) janë kampionë botërorë të Rally bashkë me skuadrën Subaru World Rally Team. Makinat Rally WRC të Subaru pregatiten dhe mirëmbahen nga Prodrive, skuadra e sukseshme Britanike e motorsportit.
Subaru u përfshi për pak kohë në Formula 1 kur bleu aksionet kontrolluese tek skuadra e vogël italiane Coloni në sezonin e vitit 1990. Motori me 12 cilindra Coloni 3B u etiketua si Subaru, makinat ishin mbipeshë dhe me pak fuqi dhe partneriteti u mbyll para se të mbaronte sezoni.[7]
Në 16 dhjetor 2008, u njoftua se Subaru nuk do të merrte pjesë në World Rally Championships.[8] Vendimi u mor nga kompania mëmë e Subaru, Fuji Heavy Industries (FHI), pjesërisht si rezultat i rënies ekonomike dhe pse u mendua se Subaru e kishte arritur objektivat sportivë dhe të marketingut. Gjithësesi është lënë hapësirë për pjesëmarrje në të ardhmen.[9]
Veturat historike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 360
- 1500
- 1000
- R-2 (1969–1972)
- Alcyone XT
- Alcyone SVX
- Baja
- BRAT
- FF-1 G
- FF-1 Star
- Justy / Tutto
- Leone
- Sumo
- Rex
- Traviq
- Vivio
- Libero
Modelet e sotshme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- BRZ
- Levorg
- Exiga
- Forester
- Impreza
- Impreza WRX dhe Impreza WRX STI
- Outback Sport / Gravel Express / RV
- Subaru Tribeca SUV
- Subaru Crosstrek XV/Impreza XV[10]
- Legacy / Liberty
- Subaru WRX STI[11]
- Dex
- Trezia
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "World Motor Vehicle Production, Year 2012" (PDF). OICA. Marrë më 2 nëntor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Nishitani, Yumiko (2008-04-11). "Japan's Fuji Heavy shares rally on expanded alliance with Toyota group". Thomson Financial News. Arkivuar nga origjinali më 16 dhjetor 2008. Marrë më 2008-04-12.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Origins of Subaru name". Subaru-global.com. Arkivuar nga origjinali më 11 prill 2010. Marrë më 2010-10-05.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Fuji Rabbit.com". Fuji Rabbit.com. Arkivuar nga origjinali më 11 dhjetor 2008. Marrë më 2010-10-05.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Inspiration of naming first Subaru vehicle". Subaru-global.com. Arkivuar nga origjinali më 11 prill 2010. Marrë më 2010-10-05.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Shimizu, Kaho (2005-10-06). "Toyota to buy Fuji shares in GM selloff". The Japan Times.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Subaru Performance magazine version 4.3
- ^ "Subaru pull out of World Rallying". BBC News. 2008-12-16.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Subaru doesn't rule out WRC return". WRC. 2008-12-16. Arkivuar nga origjinali më 30 shtator 2013. Marrë më 2013-10-06.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Colwell, K.C. "2013 Subaru XV Crosstrek". Car and Driver. Marrë më 2013-08-12.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Goodwin, Antuan (2014-02-18). "2015 Subaru WRX STI Preview". CNET. Marrë më 2014-05-23.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons has media related to Subaru vehicles. |
- Fuji Heavy Industries Arkivuar 24 shtator 2015 tek Wayback Machine
- Subaru Tecnica International
- Subaru Asia
- Subaru Philippines nën Motor Image Pilipinas
- Subaru në Open Directory Project