Taq Dafa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Stampa:Selfref

TAQ DAFA - Nder notaret e pare shqipetar, rekordmen per mbi 20 vite,
  • Data e lindjes 27/08/1913
  • Vendi i lindjes Shijak-Durres
  • Data e vdekjes 04/01/1991
  • Shkaku i vdekjes Fibrilacion Ventrikular
  • Vendi i vdekjes Durres-Durres
  • Okupimi Sportist
  • Gruaja Amali
  • Femijet Telemak, Nikolla, Ana, Silvana
  • Prinderit Mark, Janica

  • TAQ DAFA (1913 – 1991) Polisportist, notar dhe atlet i shquar shqipetar, pjesemarres, fitues dhe vendoses i rekordeve kombetare ne not. Mbajtes i ketyre rekordeve deri ne vitin 1955. Aktivist dhe pjesemares i shquar ne Kampionatet Kombetare te Atletikes, ne garat e hedhjes se diskut, cakicit dhe kercimit me shkop. Pjesemeres ne disa etapa te rrethit ciklistik te shqiperise viti 1937.

    Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

    Taq Dafa, emri ne dokumentat e gjendjes civile te te cilit eshte Aristidh Dafa , lindi ne Shijak nga nje familje me origjine arumune, ne daten 27 Gusht 1913. ( nga zona Rreth-Pjeshkez, - Sipas studimit te Antonio Baldaccit te vitit 1905 ) Duke qene se ne moshen gjashte vjecare i vdes I ati, ai se bashku me nenen e tij shperngulet per ne qytetin e Durresit. I rritur pa baba dhe djale i vetem, detyrohet te punoje ne moshe te vogel dhe ne te njejten kohe te ushtrohet me sportin e bukur te notit. Qe ne moshe te re, rreth vitit 1929 aktivizohet ne garat e notit te organizuara ne portin e Durresit ndermjet punetoreve te ngarkim shkarkimit dhe me pas behet njeri nga organizatoret e kampionatit te pare kombetar te notit ne Shqiperi, atij te vitit 1931.

    Pas ketij viti ai behet njeri nga notaret shqipetar qe do te merrte pjese ne te gjitha kampionatet e organizuara para clirimit deri ne vitin 1938, dhe pas clirimit deri ne vitin 1955. Gjate kesaj periudhe mbi 20 vjecare ai mundi te vendoste dhe te thyente disa here rekordet kombetare te garave te notit ne stilin e lire.

    Ne te njejten kohe pas clirimit deri ne vitin 1955, ai u aktivizua edhe ne sportet e atletikes, se hedhjes se cekicit, gjyles, diskut, si dhe te kercimit me shkop.

    Gjate periudhes se diktatures, organet e qeverisjes vendore apo qendrore si dhe Fedarata e Notit, nuk ja njohen Taq Dafes meritat e tija sportive, pasi ne 24 Dhjetor 1947, per arsye politike, ai bie ne burg deri ne vitin 1949.( Lirohet me armisti ) Pas daljes nga Burgu, ai perseri merret me not dhe atletike deri ne vitin 1954-1955.

    Ne vitin 1950 Taq Dafa martohet me Amalia Dafen ( Papa) me te cilen linden dhe mire edukuan kater femije. Ndjenjen e dashurine per sportin ai ja kultivoj edhe djemve te tij, Telemakut I cili per disa vite u aktivizuar ne not me ekipin e Lokomotives se Durresit dhe te Partizanit, si te Nikolles I cili u aktivizua ne sportin e atletikes ne garen e vrapimit 100 metra me ekipet e Lokomotives se Durresit dhe te Studentit.

    Levizjet studentore ne Tirane ne vitin 1991 dhe pasimi i tyre ne mbare vendin, themelimi i Partise Demokratike dhe ndryshimet e tjera te medha qe priteshin te ndodhnin ne Shqiperi, nuk lane pa prekur emocionalisht Taq Dafen. Ishin pikerisht keto emocione qe do ti shkaktonin edhe vdekjen, pasi ne stadiumin e qytetit, pikerisht ne mitingun qe organizoj Partia Demokratike date 03 Janar 1991, ai pesoj goditje ne zemer, gje e cila do ti merrte jeten ne 4 janar 1991.

    Taq Dafa iku pa shijuar ditet e demokracise, ditet e lirise, duke lene te pikelluar familjen dhe dashamiresit e tij. Ishin pikerisht keta dashamires, te organizuar ne Shoqaten “Durresi” ku pervec personaliteteve te tjera te qytetit, te nxirrnin ne pah edhe vlerat dhe meritat e Taq Dafes ne fushen e sportit dhe ne vecanti te notit.

    Pak Histori[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

    Noti si nje sport i hereshem i perdorur nga njerezit, u cfaq per here te pare si sport garues ne Angline e fillimit te viteve 1800. Rreth viteve 1837 ishte krijuar Shoqata Kombetare Angleze e notit, e cila organizonte gara ne pishina artificiale te ndertuara ne rrethinet e Londres. Me pas rreth viteve 1880, krijohet Shoqata e Amatoreve te notit, e cila numeronte rreth 300 klube rajonale ne te gjithe Angline.

    Garat e para te notit u organizuan ne Lojtat e Para Olimpite te vitit 1896 ne Athine dhe me pas ne te Dytat ne vitin 1900 ne Paris. ne keto gara u konkurua ne garat 100m, 200m, 400m, 1000m, 4000m etj. Fitues te pare te ketyre garave ishin notare anglez qe munden le lehtesi notaret belg, frances apo gjerman.

    Ne vitet ne vijim, sporti i notit merr zhvillim edhe ne vende te tjera te cilat behen pjesemarrese ne Olimpiaden Verore te notit ne vitin 1904 ne ST. Louis te Shteteve te Bashkuara, ne te cilen u garua ne stil te lire dhe bretkocke, por edhe ne stafete 4x50m stil i lire.

    Ne vitin 1908 ishin vendosur rekordet e para boterore kur themelohet Shoqata Boterore e Notit. - Fédération Internationale de Natation Amateur (FINA). Pjesmarja e fremrave ne garat e notit u be ne Lojrat Olimpike Verore te Stokholmit ne vitin 1912, ne te cilen u garua vetem ne stil te lire.

    Thuajse e njejta histori perseritet edhe ne Itali , ku menjehere dy vite pas Lojrave te Para Olimpike te Athines ne vitin 1896, pikerisht ne 14/08/1898 ne Liqenin e Angnillara Sabazia organizohet Kampionatei i Pare Kombetar i Italise. Menjehere pas realizimit te ketij kampionati me 1899, themelohet Federata Italiane e Notit ( FIN).

    Ne kushtet e Shqiperise se atyre viteve, edhe pas shpalljes se pamvarsise ne vitin 1912, nuk diskutohej fare realizimi i ndonje kampionati noti. Nuk ekzistonte infrastruktura e nevojshme, nuk kishte mjete te informimit viziv ku te ilustrohej menyra e notimit etj, nuk kishte traniera, apo mesues te edukimit fizik qe te promovonin notin apo te organizonin gara mes notareve amator. Shenjat e para qe noti te futej si sport konkurues ne Shqiperi ishin veprimtarite lokale ne Shkoder nga viti 1920 dhe ne 1928 ne Durres e Vlore. Stili i vetem i notit te atyre viteve i cili u perdor edhe ne garat e Kampionatit te Pare Kombetar te vitit 1931, ishte stili " pash ", pasi stili " krol " ne ato vite nuk njihej fare dhe nuk notohej. Ai lloj notimi demostrohej ne nje fare menyre nga notaret e fllores angleze ne garat amatore te organizuara ne Durres, por ishte e pamundur te notohej nga notaret amator shqipetar. Rezultatet e aritura ne garat e Kampionatit Kombetar te vitit 1931, ndonese rekorde kombetare, ishin te ulta. Distanca 100 m u realizua nga Taq Dafa me kohen 1.36.2/5, nje rezultat i dobet i krahasuar me notaret boteror, por vleresohet si rezultati i pare i realizuar nga nje notar shqipetar, ne kushtet e Shqiperise ne gara te organizuara ne det te hapur. Me garen 100 m e kampionatit te vitit 1931, lind dhe merr jete edhe historia a notit shqipetar, e cila do te pasurohej me ngjarjet dhe rezultatet e viteve ne vijim.


    Johnny Weissmuller / Taq Dafa


    Luajtja ne kinemate e qytetit te Durresit e filmit " Tarzan the Ape Man " xhiruar ne vitin 1932, ku roli kryesor ne ate film luhet nga aktori, notari, the kampioni i Lojrave Olimpike te vitit 1924 i gares 100 m stil i lire, Johnny Weissmuller u prit me shume interes nga Taq Dafa. Fakti qe ne nje fragment te atij filmi, aktori shfaqet duke notuar stilin e tij krol, beri qe ai, ta shikonte ate film dhjetra here, vetem per te pare dhe mesuar tekniken e notimit te "krolit me gjoks nen uje". Aktori dhe notari boteror Johnny Weissmuller u be illulli i tij, prandaj filloj stervitjet se bashku me dajen e tij Nikolla Jukano, notar i ekipit Teuta dhe kampion ne garat 200 dhe 1000 metra, per aplikimin e ketij notimi ne garat kombetare, ku gradualisht te kalohej nga notimi ne stilin "pash" ne ate "krol". Ai u be notari e pare shqipetar qe notoj stilin krol dhe imitoj Johnyy Weissmuller, prandaj dhe nga sportdashesit durrsak filloj te thirrej " Tarzani i Detit"


    Kalimi nga stili " pash " ne ate " krol " dha rezultatet e veta edhe ne permiresimin e rekordeve kombetare. Rekordi i Kampionatit te Pare te vitit 1931 i gares 100m prej 1.36.2/5 u permiresua ne vitin 1936 ne 1.15.00 dhe me vone ne vitin 1938 ne 1.09.4/10.

    Gjate ketyre viteve, numri i sport dashesve te tij u rrit ndjeshem, si brenda dhe jasht vendit. Ne kujtimet e Taq Dafes mbetet i paharuar rasti kur Kristaq Spiru, nje student shqipetar qe studjonte jasht Shiperise, i dergonte nje kartoline ne te cilen shkruhej nje vjershe qe i dedikohej atij.


        Taq Dafa hero i notit,

        Djale durrsak me trup atlet,

        Mban medalje te cdo moti,

        T'fituara n'gara n'det.


        S'ka durrsak qe mos ta njofi,

        Taqin e Nices kete notar,

        Dhe gjithkush don ta shofi,

        Sepse eshte Kampion Kombetar.



    Disa nga rezultatet e arritura ne sporte te ndryshme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

    Ne garat e realizuara nga Taq Dafa ne sportet e notit, atletikes dhe ciklizimt disponohen diplloma te kohes, mbi baze te te cilave saktesohen rezultatet e arritura te cilat pasqyrohen ne pasqyren me poshte:


    Disa rezultate te arritura ne gara te ndryshme
    Nr Ne sportin e Notit Gara Renditja Stil Rezultati Diplloma
    1 Kampionati Kombetar i Notit, 23/08/1931 100 m I pari I lire 1'36''2/5
    100 m, viti 1931
    2 Kampionati Kombetar i Notit, 28/08/1932 1000 m I pari I lire
    1000 m, viti 1932
    3 Kampionati Kombetar i Notit, 28/08/1932 200m I pari I lire 3'19''
    200 m, viti 1932
    4 Kampionati Kombetar i Notit, 27/08/1933 100 m I dyti I lire 1'25''2/5
    100 m, viti 1933
    5 Kampionati Kombetar i Notit, 27/08/1933 1000 m I pari I lire 19'42''4/5
    1000 m, viti 1933
    6 Kampionati Kombetar i Notit, 26/08/1934 100 m I pari I lire 1'26''
    100 m, viti 1934
    7 Kampionati Kombetar i Notit, 23/08/1936 100 m I pari I lire 1'15''
    100 m, viti 1936
    8 Kampionati Kombetar i Notit, 23/08/1937 1000 m I pari I lire 17'56''6/10
    1000 m, viti 1937
    9 Kampionati Kombetar i Notit, 23/08/1937 100 m I pari I lire 1'14''2/10
    100 m, viti 1937
    10 Kampionati Kombetar i Notit, 31/08/1938 100 m I pari I lire 1'9''4/10
    100 m, viti 1938
    11 Kampionati Kombetar i Notit, 19/08/1945 200 m I pari I lire 2'55''2/5
    200 m, viti 1945
    12 Kampionati Kombetar i Notit, 09/08/1951 50 m I pari Not ushtarak 1'07''
    50 m, not ushtarak
    13 Kampionati Kombetar i Notit, 14/08/1952 50 m I pari Not ushtarak 1'04''7
    50 m, not ushtarak
    14 Kampionati Kombetar i Notit, 14/08/1953 50 m I pari Not ushtarak 1'06''
    50 m, not ushtarak
    Nr Ne sporte te tjera Sporti Renditja disiplina Rezultati Diplloma
    1 Kampionati Kombetar i Ciklizmit,  Tirane 20/11/1937 ciklizem Ne grup Shkoder-Tirane 120 km 520 m 6 h 21’’
    Shkoder-Tirane
    2 Kampionati Kombetar i Ciklizmit,  Tirane 21/11/1937 ciklizem Ne grup Tirane-Kavaje     54 km 418 m 2 h 37’20’’
    Tirane-Kavaje
    3 Kampionati Kombetar i Notit, Durres 31/08/1938 Trampolin I pari Kercim nga trampolina 8 m
    Kercim trampolini
    4 Kampionati Kombetar i Atletikes, Tirane 21-23/09/1945 Atletike I pari Hedhje disku 29.62 m
    Hedhje disku
    5 Kampionati Kombetar i Atletikes, Tirane 25-28/06/1953 Atletike I pari Hedhje cekici 27.11 m
    Hedhje cekici


    Krahasimi i rezultateve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

    Per te analizuar rezultatet shqipetare te gares 100 metra stil i lire, te viteve 1931-1938 ne raport me ato boterore, apo italiane mundet te shohim pasqyren me poshte :

    Krahasimi i Rekordit Shqipetar te gares 100 m stil I lire me Rekordet Boterore dhe Italiane
    viti Rekordi boteror Rekordi italian Rekordi shqipetar
    rezultati notari kombesia rezultati notari kombesia rezultati notari kombesia
    1905 1.05.8 Zoltan Halmay Flamur Hungarez Kampionati Kombetar i pare Italian i Notit, 
      zhvilluar ne daten 14/08/1898 ne Liqenin e Angnillara Sabazia
    Kampionati Kombetar i pare Shqipetar i Notit, 
      zhvilluar ne daten 31/08/1931 ne Durres
    1924 0.57.4 Johnny Weissmuller Flamur Amerikan
    1926 0.57.4 Johnny Weissmuller Flamur Amerikan 1.05.6 Emilio Poli Flamur Itali
    1928 0.57.4 Johnny Weissmuller Flamur Amerikan 1.03.4 Emilio Poli Flamur Itali
    1931 0.57.4 Johnny Weissmuller Flamur Amerikan 1.03.00 Siro Bachelli Flamur Itali 1.36.2/5 Taq Dafa Flamur Shqipetar
    1934 0.56.8 Peter Fick Flamur Amerikan 1.03.00 Siro Bachelli Flamur Itali 1.26.00 Taq Dafa Flamur Shqipetar
    1936 0.56.4 Peter Fick Flamur Amerikan 1.03.00 Siro Bachelli Flamur Itali 1.15.00 Taq Dafa Flamur Shqipetar
    1937 0.56.4 Peter Fick Flamur Amerikan 1.03.00 Siro Bachelli Flamur Itali 1.14.2 Taq Dafa Flamur Shqipetar
    1938 0.56.4 Peter Fick Flamur Amerikan 1.03.00 Siro Bachelli Flamur Itali 1.09.7 Taq Dafa Flamur Shqipetar
    1944 0.55.9 Alan Ford Flamur Amerikan 1.03.00 Siro Bachelli Flamur Itali 1.09.7 Taq Dafa Flamur Shqipetar
    1947 0.55.8 Alex Jany Flamur Francez 1.03.00 Siro Bachelli Flamur Itali 1.09.7 Taq Dafa Flamur Shqipetar
    1948 0.55.4 Alan Ford Flamur Amerikan 1.00.00 Siro Bachelli Flamur Itali 1.09.7 Taq Dafa Flamur Shqipetar
    1950 0.55.5 Alan Ford Flamur Amerikan 0.59.5 Carlo Pedersoli Flamur Itali 1.09.7 Taq Dafa Flamur Shqipetar
    1954 0.54.8 Dick Cleveland Flamur Amerikan 0.59.6 Carlo Pedersoli Flamur Itali 1.09.7 Taq Dafa Flamur Shqipetar
    1955 0.54.9 Dick Cleveland Flamur Amerikan 0.59.7 Carlo Pedersoli Flamur Itali 1.06.4 Pertit Caslli Flamur Shqipetar

    Shtypi lidhur me aktivitetin sportiv te Taq Dafes[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

    Shume artikuj ne gazeta sportive apo libra te historikut te notit ne Shqiperi, kane shkruajtur lidhur me aktivitetin sportiv te notarit dhe rekordmenit Taq Dafa.

    Ne materialet referuese te paraqitura me poshte Gazetari Profesionist Sportiv Besnik Dizdari shkruan:

    Noti shqiptar ka një histori zyrtare 82-vjeçare, qysh kur u zhvilluar Kampionati i Parë në vitin 1931, por gjurmët e tij datojnë më herët, të paktën veprimtaritë lokale në Shkodër janë zhvilluar nga viti 1920. Veprimtaritë lokale të notit ishin zhvilluar qysh në vitin 1920 në Shkodër, ndërsa në vitin 1928 në Vlorë, por Kampionati i Parë shqiptar i Notit është organizuar më 23 gusht të vitit 1931, pra kur Shqipëria ishte Mbretëri nën mbretin Ahmet Zog. Pikërisht, në atë kampionat të zhvilluar në det të hapur, në molin e Durrësit, nisin edhe rrënjët e sportit modest shqiptar, edhe pse në atë kohë nuk kishte asnjë pishinë. Një kampionat i zhvilluar brenda një dite dhe në vetëm katër gara, por vetëm në një stil: ai i lirë, i fituar nga Sportklub Teuta, që i fitoi edhe gjashtë kampionatet pasardhëse: 1931-1938 (nuk u zhvillua në 1935). Kampionët e parë: Taq Dafa i Teutës fiton në 100 metra stil i lirë; Nikollaq Jukano (Teuta) në 200 metra stil i lirë; në 400 metra stil i lirë fitoi Todi Dhami i Dragoit të Pogradecit, ndërsa në 1000 metra është Spiro Goga i Teutës.

    Taq Dafa

    Ne artikullin "Kur Mbretëria Shqiptare themelonte Kampionatin Kombëtar të Notit " te Gazetarit sportiv Besnik Dizdari vec te tjerave shruhet:

    Në atë 23 gusht 1931 nis sundimi i gjatë durrsak në sportin e notit. Dhe vetëm në këto vite ’30, kur Mbretëria do të zhvillojë jo pak, por plot 7 Kampionate Kombëtare të Notit, ato kanë vetëm një fitues: Sportklub Teutën e Durrësit.

    Kemi mundur të zbulojmë kampionët e parë të Shqipërisë në këtë sport, tre nga katër prej të cilëve janë të Teutës së Durrësit:

    Në 100 metra stil i lirë fiton Taq Dafa i Teutës, një figurë e hershme karizmatike e sportit shqiptar, fitoret e të cilit nuk do të ndalnin. Dafa fiton në një duel me bashkëqytetarin e tij Spiro Goga dhe vendi i tretë bëhet pronë e Sulejman Toptanit të Sportklub Tiranës.

    E diela e 26 gushtit 1934 është një ditë vërtet e rrallë. Në “Molon e Re” të Durrësit, siç njoftohet, janë të pranishëm “Princeshat Myzejen e Adile, princat, suita, anëtarë të kabinetit, trupi diplomatik”. Ekipet parakalojnë para tribunës së improvizuar ku ndodhet patronesha e sporteve, princesha Myzejen. Ekzekutohet Himni Kombëtar. Dhe mandej garat, që doemos janë gjithnjë nën sundimin e Teutës së Durrësit, ndonëse më në fund ka mbërritur dhe Shkodra. Por që nuk ia arrin të bëjë thuajse asgjë përballë forcës durrsake.

    Kështu, Taq Dafa nuk ka rival në 100 e 1000 metrat. Po ta linin, do t’i kishte fituar të gjitha garat, por rregullorja e rreptë e pedagogëve të mësipërm tashmâ lejonte pjesëmarrje vetëm në dy gara për çdo notar, jo më tepër.

    Në 100 metra, Dafa lë në vend të dytë e të tretë bashkëqytetarin e tij Tom Gjiri dhe Marjan Skanjetin e Shkodrës. Për autorin e këtyre radhëve, dhe besoj se jo vetëm për të, befasia përmblidhet në garën e 100 metrave. Këtu Taq Dafa i famshëm triumfon ndaj Nënkampionit të ri Lin Shestani të Shkodrës, duke lënë në vendin e tretë një djalë 18-vjeçar nga Berati me emrin e panjohur Jusuf Vrioni!

    Per garat e Kampionatit 1938

    Dhe si gjithnjë Durrësi sundues. Taq Dafa është përsëri protagonist. 1.12.4 sekonda në 100 metrat stil i lirë dhe rekord befasues për kohën, në një garë të rreptë të tij me Shaqir Kafexhiun po të Teutës së tij. Arrijnë të dy në një kohë, por vendi i parë i kampionit është falë mbërritjes “dinake” të Dafës! Mund të duket diçka arkaike episodi i 74 vjetëve më parë, që elektrizon spektatorët, sepse në jetën e tyre ata nuk kishin parë skena të tilla që i interpreton Taq Dafa, i cili nuk kënaqet me kaq. Një ditë më vonë ai kërkon t’u dhurojë sportdashësve të pamatë spektaklin e radhës. Ai kërkon ta thyejë përsëri rekordin kombëtar. Kështu bëhet dhe ky sportist i rrallë i periudhës së Paraluftës, hyn si i pari në historinë e sportit kombëtar që themelon “skemën” e garave që zhvillohen vetëm për thyerje rekordi, çka do të vazhdonte me vrull në Shqipërinë sportive të Mbasluftës.

    Kercim nga trampolina, Gusht 1938

    Shtypi njofton se: “Më 1 shtator, ditën e tretë të garave Taq Dafa hudhet në ujë për rekord të njiqind metrave, dhe me të vërtetë, me kapacitetin e tij që nderon mbarë Sportin Shqiptar, muejti të shënojë kohën mâ të vogël 1.9.4 tue u deklarue kështu rekordmen i Shqipnis…”.

    Është një kampionat i rekordeve të cilësisë së lartë për kohën dhe gjithçka vendoset në këtë 30 gusht-1 shtator 1938. Ashtu si dhe për atletikën e lehtë do të fiksohen ata që Mbasluftës Partia do t’i quante “rekordet e Paraçlirimi të Atheut”. Në të vërtetë nuk do të thyheshin me aq lehtësi. Rezultatet pionieristike të Taq Dafës me shokë do të kishin guximin të rezistonin jo pak. Protagonisti legjendar për ne, Taq Dafa, është kampion kombëtar i Shqipërisë në 100 metra stil i lirë (me 1.09.9) edhe më 1945 e 1946, ndonëse pa e mbërritur rekordin historik të tij të vitit 1938! Në gara të ndryshme, ai është Kampion i Shqipërisë deri përtej vitit 1950! Mbi 20 vjet mbas titullit të tij të parë, atij të vitit 1931! Rast i vetëm në historinë e sportit shqiptar! Meriton një monument të vogël në qarqet sportive të Durrësit. Mjafton të kujtojmë se më 1955, rekordmeni i 100 metrave stil i lirë, i përkujtueshmi i madh Petrit Caslli, me shifrat 1.06.4 që i përkisnin fitimit të titullit të Mjeshtrit, nuk do të ishte fort larg rekordit të Paraluftës të Taq Dafës.

    Tituj mirenjohje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

    Gjate gjithe periudhes qe Taq Dafa u aktivizua ne aktivitetet e ndryshme sportive, ai mori nje numer te konsiderueshem medaljesh dhe diplomash, disa prej te cilave jane pasqyruar ne kete material. Gjithashtu, pas vdekjes, organet e qeverisjes vendore ne qytetin e Durresit, Bashkia Durres, Federata Shqipetare e Notit e si dhe Shoqata Durresi, duke vleresuar kontributet e tij ne fushen e sportit kane dhene tituj te ndryshem sportv dhe tituj nderi si me poshte:
    Titulli Qytetar Nderi
    Medalje te dorezuara fituesve ne garat e notit ne vitet 1931-1938. Numri i medaljeve te fituara gjate gjithe karieres sportive te Taq Dafes kane qene te shumta, por me kalimin e viteve nje pjese e tyre nuk eshte ruajtur.
    Titulli "Nderi Notit Shqipetar", Akorduar nga Federata Shqipetare e Notit mbi 10 vite pas vdekjes, ne daten 25 nentor 2002
    Pamje nga garat e notit ne Pishinen "Taq Dafa". Ne respekt te aktivitetit te gjate sportiv te Taq Dafes, te kontributit te tij ne sportin e bukur te notit, ne vendosjen e rekordeve qe nga kampionati i pare, per gati 20-25 vite, Keshilli Bashkiak i Bashkise Durres, i vendos pishines emrin "Pishina Taq Dafa"
    • " Mjeshter Sporti "
    • Me vendim te Keshillit Bashkiak te Bashkise Durres, t'i vendosej e emrit te pishines se qytetit te Durresit " Pishina e qytetit Taq Dafa "
    • Me vendim te Keshillit Bashkiak te Bashkise Durres,t'i vendosej emri i nje rruge ne qytetin e Durresit " Rruga Taq Dafa "
    • Me vendim te Keshillit Bashkiak te Bashkise Durres, ne daten 08/06/2011 i jepet Titullit " Qytetar Nderi " Me motivacionin " Per kontributin e shquar qe ka dhene ne sportin e notit duke qene simbol i qytetit te Durresit dhe te mbare vendit "
    • Dhenia nga Federata Shqiperate e Notit ne date 25/11/2002 e Dipllomes " Nderi i Notit Shqipetar " me motivacionin " Per nje kontribut te shquar ne zhvillimin e sportit te bukur te notit".

    Foto nga aktivitetet sportive[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

    Gjate garave te notit
    Hedhje cekici ne tirane
    Hedhje cekici. Tirane
    Taq Dafa me futbollistet e qytetit
    Stafete
    Ekipi notit
    Ekipi atletikes lehte
    Ekipi atletikes


    Materiale Referuese[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]