Taq Dafa
Taq Dafa (1913 – 1991) Polisportist, notar dhe atlet i shquar shqiptar, pjesemarrës, fitues dhe vendosës i rekordeve kombëtare në not. Mbajtës i ketyrë rekordeve deri në vitin 1955. Aktivist dhe pjesëmarrës i shquar në Kampionatet Kombëtarë të Atletikës, në garat e hedhjes se diskut, cekicit dhe kërcimit me shkop. Pjesëmarrës në disa etapa të rrethit ciklistik të Shqiperisë të vitit 1937.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Taq Dafa, emri në dokumentat e gjendjes civile të të cilit është Aristidh Dafa , lindi në Shijak, nga një familje me origjinë arumune nga babai, në datën 27 Gusht 1913. ( nga zona Rreth-Pjeshkëz, - sipas studimeve të Antonio Baldacci të vitit 1905 ) Duke qenë se në moshën gjashtë vjecare i vdes i ati, ai së bashku më nënën e tij shpërngulet për në qytetin e Durrësit. I rritur pa baba dhe djalë i vetëm, detyrohet të punojë në moshë të vogël dhe në të njëjtën kohë të ushtrohet me sportin e bukur të notit. Që në moshe të re, rreth vitit 1929, aktivizohet në garat e notit të organizuara në portin e Durrësit ndermjet punëtoreve të ngarkim shkarkimit dhe më pas bëhet njëri nga organizatoret e kampionatit të pare kombëtar të notit në Shqipëri, atij të vitit 1931.
Pas këtij viti ai bëhet njëri nga notaret shqiptar që do të merrte pjesë në të gjitha kampionatet e organizuara para clirimit deri në vitin 1938, dhe pas clirimit deri në vitin 1955. Gjatë kesaj periudhe mbi 20 vjecare ai mundi të vendoste dhe të thyente disa herë rekordet kombëtare të garave të notit në stilin e lirë.
Në të njëjtën kohë pas clirimit deri në vitin 1955, ai u aktivizua edhe në sportet e atletikës, se hedhjes së cekicit, gjyles, diskut, si dhe të kërcimit me shkop.
Gjatë periudhës së diktaturës, organet e qeverisjes vendore apo qëndrore si dhe Fedarata e Notit, nuk ja njohën Taq Dafes meritat e tija sportive, pasi në 24 Dhjetor 1947, per arsye politike, ai bie në burg deri në vitin 1949.( Lirohet me armisti ) Pas daljes nga Burgu, ai përsëri merret me not dhe atletikë deri në vitin 1954-1955.
Në vitin 1950, Taq Dafa martohet me Amalia Dafen ( Papa), me të cilën lindën dhe mirë edukuan katër fëmijë. Ndjenjën e dashurinë për sportin ai ua kultivoi edhe djemve të tij, Telemakut, i cili për disa vite u aktivizuar në not me ekipin e Lokomotivës së Durrësit dhe të Partizanit, si dhe Nikollës, i cili u aktivizua në sportin e atletikës në garën e vrapimit 100 metra me ekipet e Lokomotivës së Durrësit dhe të Studentit.
Lëvizjet studentore në Tirane, në vitin 1991, dhe pasojat e tyre në mbarë vendin, themelimi i Partisë Demokratike, dhe ndryshimet e tjera të mëdha që priteshin të ndodhnin në Shqipëri, nuk lanë pa prekur emocionalisht Taq Dafen. Ishin pikërisht këto emocione që do ti shkaktonin edhe vdekjen, pasi në stadiumin e qytetit, pikërisht ne mitingun që organizoi Partia Demokratike, më datë 03 Janar 1991, ai pësoj goditje në zemër, gjë e cila do ti merrte jetën në 4 Janar 1991.
Taq Dafa iku pa shijuar ditët e demokracisë, ditët e lirisë, duke lënë të pikëlluar familjen dhe dashamirësit e tij. Ishin pikërisht këta dashamirës, të organizuar në Shoqatën “Durrësi” ku, përvec personaliteteve të tjëra të qytetit, të nxirrnin në pah edhe vlerat dhe meritat e Taq Dafës në fushën e sportit dhe, në vecanti, të notit.
Pak Histori
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Noti, si një sport i hershëm i përdorur nga njerëzit, u shfaq për herë të parë si sport garues në Anglinë e fillimit të viteve 1800. Rreth viteve 1837, u krijua Shoqata Kombëtare Angleze e notit, e cila organizonte gara në pishina artificiale, të ndërtuara në rrethinat e Londrës. Më pas, rreth viteve 1880, krijohet Shoqata e Amatorëve të notit, e cila numeronte rreth 300 klube rajonale në të gjithë Anglinë.
Garat e para të notit u organizuan në Lojrat e Para Olimpike të vitit 1896 në Athine dhe, më pas, të dytat në vitin 1900, në Paris. Në këto gara u konkurua në garat 100m, 200m, 400m, 1000m, 4000m etj. Fitues të parë të këtyre garave ishin notarë anglez që mundën me lehtesi notarët belg, frances apo gjerman.
Në vitet në vijim, sporti i notit merr zhvillim edhe në vende të tjera të cilat bëhen pjesëmarrëse në Olimpiadën Verore të notit në vitin 1904 në ST. Louis të Shteteve të Bashkuara, në të cilën u garua në stil të lirë dhe bretkocke, por edhe në stafetë 4x50m stil i lirë.
Në vitin 1908 ishin vendosur rekordet e para botërore kur themelohet Shoqata Botërore e Notit. - Fédération Internationale de Natation Amateur (FINA). Pjesmarrja e femrave në garat e notit u bë në Lojrat Olimpike Verore të Stokholmit në vitin 1912, në të cilën u garua vetëm në stil të lirë.
Thuajse e njejta histori përseritet edhe në Itali , ku menjëherë dy vite pas Lojrave të Para Olimpike të Athinës, në vitin 1896, pikërisht në 14/08/1898, në Liqenin e Angnillara Sabazia, organizohet Kampionati i Parë Kombetar i Italisë. Menjëherë pas realizimit të këtij kampionati më 1899, themelohet Federata Italiane e Notit ( FIN).
Në kushtet e Shqipërisë së atyre viteve, edhe pas shpalljes së pavarsisë, në vitin 1912, nuk diskutohej fare realizimi i ndonjë kampionati noti. Nuk ekzistonte infrastruktura e nevojshme, nuk kishte mjete të informimit viziv ku të ilustrohej mënyra e notimit etj, nuk kishte traniera, apo mësues të edukimit fizik që të promuovonin notin apo të organizonin gara mes notareve amator. Shenjat e para që noti po futej si sport konkurues në Shqiperi ishin veprimtarite lokale në Shkoder, nga viti 1920, dhe në 1928 në Durrës e Vlore. Stili i vetëm i notit i atyre viteve i cili u përdor edhe në garat e Kampionatit të Pare Kombëtar të vitit 1931, ishte stili " pash ", pasi stili " krol " në ato vite nuk njihej fare dhe nuk notohej. Ai lloj notimi demostrohej, në një farë menyre, nga notarët e fllotës angleze në garat amatore të organizuara në Durrës, por ishte e pamundur të notohej nga notarët amator shqiptar. Rezultatet e arritura në garat e Kampionatit Kombëtar të vitit 1931, ndonëse rekorde kombëtare, ishin të ulta. Distanca 100 m u realizua nga Taq Dafa me kohën 1.36.2/5, një rezultat i dobët i krahasuar me notarët botëror, por vlerësohet si rezultati i parë i realizuar nga një notar shqiptar, duke konsideruar kushtet e Shqipërisë e asaj kohe, me gara të organizuara në det të hapur. Me garën 100 m e kampionatit të vitit 1931, lind dhe merr jetë edhe historia e notit shqiptar, e cila do të pasurohej me ngjarjet dhe rezultatet e viteve në vijim.
Shfaqja, në kinemanë e qytetit të Durrësit, e filmit " Tarzan the Ape Man ", në vitin 1932, ku roli kryesor luhet nga aktori, notari, dhe kampioni i Lojrave Olimpike të vitit 1924 i garës 100 m stil i lirë, Johnny Weissmuller, u prit me shumë interes nga Taq Dafa. Fakti që në një fragment të atij filmi, aktori shfaqet duke notuar stilin e tij krol, bëri që Taqi, ta shikonte atë film dhjetra here, vetëm për të parë dhe mësuar tekniken e notimit të "krolit me gjoks nën ujë". Aktori dhe notari botëror, Johnny Weissmuller, u bë illulli i tij, prandaj Taqi filloi stërvitjet së bashku me dajën e tij Nikolla Jukano, notar i ekipit Teuta, dhe kampion në garat 200 dhe 1000 metra, për aplikimin e këtij notimi në garat kombëtare, ku gradualisht të kalohej nga notimi në stilin "pash" në atë "krol". Ai u bë notari i parë shqiptar që notoi stilin krol, dhe imitoi Johnny Weissmuller, prandaj dhe nga sportdashësit durrsak Taqi filloi të thirrej " Tarzani i Detit"
Kalimi nga stili " pash " në atë " krol " dha rezultatet e veta edhe në përmirësimin e rekordeve kombëtare. Rekordi i Kampionatit të Parë të vitit 1931 i garës 100m prej 1.36.2/5 u përmirësua, në vitin 1936, në 1.15.00 dhe më vonë, në vitin 1938, në 1.09.4/10.
Gjatë këtyre viteve, numri i sport dashasve të tij u rrit ndjeshem, si brenda dhe jashte vendit. Në kujtimet e Taq Dafës mbetet i paharruar rasti kur Kristaq Spiru, një student shqiptar që studjonte jasht Shqipërisë, i dërgonte një kartolinë në të cilën shkruhej një vjershe që i dedikohej atij.
Djale durrsak me trup atlet,
Mban medalje te cdo moti,
T'fituara n'gara n'det.
S'ka durrsak qe mos ta njofi,
Taqin e Nices kete notar,
Dhe gjithkush don ta shofi,
Sepse eshte Kampion Kombetar.
Disa nga rezultatet e arritura në sporte të ndryshme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në garat e realizuara nga Taq Dafa në sportet e notit, atletikës, dhe ciklizmit disponohen diploma të kohës, mbi baze të të cilave saktësohen rezultatet e arritura që pasqyrohen në tabelen më poshtë:
Disa rezultate te arritura ne gara te ndryshme | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|
Nr | Ne sportin e Notit | Gara | Renditja | Stili | Rezultati | Diplloma |
1 | Kampionati Kombetar i Notit, 23/08/1931 | 100 m | I pari | I lire | 1'36''2/5 | |
2 | Kampionati Kombetar i Notit, 28/08/1932 | 1000 m | I pari | I lire | ||
3 | Kampionati Kombetar i Notit, 28/08/1932 | 200m | I pari | I lire | 3'19'' | |
4 | Kampionati Kombetar i Notit, 27/08/1933 | 100 m | I dyti | I lire | 1'25''2/5 | |
5 | Kampionati Kombetar i Notit, 27/08/1933 | 1000 m | I pari | I lire | 19'42''4/5 | |
6 | Kampionati Kombetar i Notit, 26/08/1934 | 100 m | I pari | I lire | 1'26'' | |
7 | Kampionati Kombetar i Notit, 23/08/1936 | 100 m | I pari | I lire | 1'15'' | |
8 | Kampionati Kombetar i Notit, 23/08/1937 | 1000 m | I pari | I lire | 17'56''6/10 | |
9 | Kampionati Kombetar i Notit, 23/08/1937 | 100 m | I pari | I lire | 1'14''2/10 | |
10 | Kampionati Kombetar i Notit, 31/08/1938 | 100 m | I pari | I lire | 1'9''4/10 | |
11 | Kampionati Kombetar i Notit, 19/08/1945 | 200 m | I pari | I lire | 2'55''2/5 | |
12 | Kampionati Kombetar i Notit, 09/08/1951 | 50 m | I pari | Not ushtarak | 1'07'' | |
13 | Kampionati Kombetar i Notit, 14/08/1952 | 50 m | I pari | Not ushtarak | 1'04''7 | |
14 | Kampionati Kombetar i Notit, 14/08/1953 | 50 m | I pari | Not ushtarak | 1'06'' | |
Nr | Ne sporte te tjera | Sporti | Renditja | disiplina | Rezultati | Diplloma |
1 | Kampionati Kombetar i Ciklizmit, Tirane 20/11/1937 | ciklizem | Ne grup | Shkoder-Tirane 120 km 520 m | 6 h 21’’ | |
2 | Kampionati Kombetar i Ciklizmit, Tirane 21/11/1937 | ciklizem | Ne grup | Tirane-Kavaje 54 km 418 m | 2 h 37’20’’ | |
3 | Kampionati Kombetar i Notit, Durres 31/08/1938 | Trampolin | I pari | Kercim nga trampolina 8 m | ||
4 | Kampionati Kombetar i Atletikes, Tirane 21-23/09/1945 | Atletike | I pari | Hedhje disku | 29.62 m | |
5 | Kampionati Kombetar i Atletikes, Tirane 25-28/06/1953 | Atletike | I pari | Hedhje cekici | 27.11 m |
Krahasimi i rezultateve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për të analizuar rezultatet shqiptare të gares 100 metra stil i lire, të viteve 1931-1938 në raport me ato boterore apo italiane, mund të shohim pasqyrën me poshtë:
Krahasimi i Rekordit Shqipetar te gares 100 m stil I lire me Rekordet Boterore dhe Italiane | |||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
viti | Rekordi boteror | Rekordi italian | Rekordi shqipetar | ||||||
rezultati | notari | kombesia | rezultati | notari | kombesia | rezultati | notari | kombesia | |
1905 | 1.05.8 | Zoltan Halmay | Kampionati Kombetar i pare Italian i Notit,
|
Kampionati Kombetar i pare Shqipetar i Notit,
| |||||
1924 | 0.57.4 | Johnny Weissmuller | |||||||
1926 | 0.57.4 | Johnny Weissmuller | 1.05.6 | Emilio Poli | |||||
1928 | 0.57.4 | Johnny Weissmuller | 1.03.4 | Emilio Poli | |||||
1931 | 0.57.4 | Johnny Weissmuller | 1.03.00 | Siro Bachelli | 1.36.2/5 | Taq Dafa | |||
1934 | 0.56.8 | Peter Fick | 1.03.00 | Siro Bachelli | 1.26.00 | Taq Dafa | |||
1936 | 0.56.4 | Peter Fick | 1.03.00 | Siro Bachelli | 1.15.00 | Taq Dafa | |||
1937 | 0.56.4 | Peter Fick | 1.03.00 | Siro Bachelli | 1.14.2 | Taq Dafa | |||
1938 | 0.56.4 | Peter Fick | 1.03.00 | Siro Bachelli | 1.09.7 | Taq Dafa | |||
1944 | 0.55.9 | Alan Ford | 1.03.00 | Siro Bachelli | 1.09.7 | Taq Dafa | |||
1947 | 0.55.8 | Alex Jany | 1.03.00 | Siro Bachelli | 1.09.7 | Taq Dafa | |||
1948 | 0.55.4 | Alan Ford | 1.00.00 | Siro Bachelli | 1.09.7 | Taq Dafa | |||
1950 | 0.55.5 | Alan Ford | 0.59.5 | Carlo Pedersoli | 1.09.7 | Taq Dafa | |||
1954 | 0.54.8 | Dick Cleveland | 0.59.6 | Carlo Pedersoli | 1.09.7 | Taq Dafa | |||
1955 | 0.54.9 | Dick Cleveland | 0.59.7 | Carlo Pedersoli | 1.06.4 | Pertit Caslli |
Shtypi lidhur me aktivitetin sportiv të Taq Dafës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shumë artikuj në gazeta sportive apo libra të historikut të notit në Shqipëri kanë shkruajtur lidhur me aktivitetin sportiv të notarit dhe rekordmenit Taq Dafa.
Në materialet referuese të paraqitura më poshtë Gazetari Profesionist Sportiv Besnik Dizdari shkruan:
Noti shqiptar ka një histori zyrtare 82-vjeçare, qysh kur u zhvilluar Kampionati i Parë në vitin 1931, por gjurmët e tij datojnë më herët, të paktën veprimtaritë lokale në Shkodër janë zhvilluar nga viti 1920. Veprimtaritë lokale të notit ishin zhvilluar qysh në vitin 1920 në Shkodër, ndërsa në vitin 1928 në Vlorë, por Kampionati i Parë shqiptar i Notit është organizuar më 23 gusht të vitit 1931, pra kur Shqipëria ishte Mbretëri nën mbretin Ahmet Zog. Pikërisht, në atë kampionat të zhvilluar në det të hapur, në molin e Durrësit, nisin edhe rrënjët e sportit modest shqiptar, edhe pse në atë kohë nuk kishte asnjë pishinë. Një kampionat i zhvilluar brenda një dite dhe në vetëm katër gara, por vetëm në një stil: ai i lirë, i fituar nga Sportklub Teuta, që i fitoi edhe gjashtë kampionatet pasardhëse: 1931-1938 (nuk u zhvillua në 1935). Kampionët e parë: Taq Dafa i Teutës fiton në 100 metra stil i lirë; Nikollaq Jukano (Teuta) në 200 metra stil i lirë; në 400 metra stil i lirë fitoi Todi Dhami i Dragoit të Pogradecit, ndërsa në 1000 metra është Spiro Goga i Teutës.
Ne artikullin "Kur Mbretëria Shqiptare themelonte Kampionatin Kombëtar të Notit " … te Gazetarit sportiv Besnik Dizdari vec te tjerave shruhet:
Në atë 23 gusht 1931 nis sundimi i gjatë durrsak në sportin e notit. Dhe vetëm në këto vite ’30, kur Mbretëria do të zhvillojë jo pak, por plot 7 Kampionate Kombëtare të Notit, ato kanë vetëm një fitues: Sportklub Teutën e Durrësit.
Kemi mundur të zbulojmë kampionët e parë të Shqipërisë në këtë sport, tre nga katër prej të cilëve janë të Teutës së Durrësit:
Në 100 metra stil i lirë fiton Taq Dafa i Teutës, një figurë e hershme karizmatike e sportit shqiptar, fitoret e të cilit nuk do të ndalnin. Dafa fiton në një duel me bashkëqytetarin e tij Spiro Goga dhe vendi i tretë bëhet pronë e Sulejman Toptanit të Sportklub Tiranës.
E diela e 26 gushtit 1934 është një ditë vërtet e rrallë. Në “Molon e Re” të Durrësit, siç njoftohet, janë të pranishëm “Princeshat Myzejen e Adile, princat, suita, anëtarë të kabinetit, trupi diplomatik”. Ekipet parakalojnë para tribunës së improvizuar ku ndodhet patronesha e sporteve, princesha Myzejen. Ekzekutohet Himni Kombëtar. Dhe mandej garat, që doemos janë gjithnjë nën sundimin e Teutës së Durrësit, ndonëse më në fund ka mbërritur dhe Shkodra. Por që nuk ia arrin të bëjë thuajse asgjë përballë forcës durrsake.
Kështu, Taq Dafa nuk ka rival në 100 e 1000 metrat. Po ta linin, do t’i kishte fituar të gjitha garat, por rregullorja e rreptë e pedagogëve të mësipërm tashmâ lejonte pjesëmarrje vetëm në dy gara për çdo notar, jo më tepër.
Në 100 metra, Dafa lë në vend të dytë e të tretë bashkëqytetarin e tij Tom Gjiri dhe Marjan Skanjetin e Shkodrës. Për autorin e këtyre radhëve, dhe besoj se jo vetëm për të, befasia përmblidhet në garën e 100 metrave. Këtu Taq Dafa i famshëm triumfon ndaj Nënkampionit të ri Lin Shestani të Shkodrës, duke lënë në vendin e tretë një djalë 18-vjeçar nga Berati me emrin e panjohur Jusuf Vrioni!
Per garat e Kampionatit 1938
Dhe si gjithnjë Durrësi sundues. Taq Dafa është përsëri protagonist. 1.12.4 sekonda në 100 metrat stil i lirë dhe rekord befasues për kohën, në një garë të rreptë të tij me Shaqir Kafexhiun po të Teutës së tij. Arrijnë të dy në një kohë, por vendi i parë i kampionit është falë mbërritjes “dinake” të Dafës! Mund të duket diçka arkaike episodi i 74 vjetëve më parë, që elektrizon spektatorët, sepse në jetën e tyre ata nuk kishin parë skena të tilla që i interpreton Taq Dafa, i cili nuk kënaqet me kaq. Një ditë më vonë ai kërkon t’u dhurojë sportdashësve të pamatë spektaklin e radhës. Ai kërkon ta thyejë përsëri rekordin kombëtar. Kështu bëhet dhe ky sportist i rrallë i periudhës së Paraluftës, hyn si i pari në historinë e sportit kombëtar që themelon “skemën” e garave që zhvillohen vetëm për thyerje rekordi, çka do të vazhdonte me vrull në Shqipërinë sportive të Mbasluftës.
Shtypi njofton se: “Më 1 shtator, ditën e tretë të garave Taq Dafa hudhet në ujë për rekord të njiqind metrave, dhe me të vërtetë, me kapacitetin e tij që nderon mbarë Sportin Shqiptar, muejti të shënojë kohën mâ të vogël 1.9.4 tue u deklarue kështu rekordmen i Shqipnis…”.
Është një kampionat i rekordeve të cilësisë së lartë për kohën dhe gjithçka vendoset në këtë 30 gusht-1 shtator 1938. Ashtu si dhe për atletikën e lehtë do të fiksohen ata që Mbasluftës Partia do t’i quante “rekordet e Paraçlirimi të Atheut”. Në të vërtetë nuk do të thyheshin me aq lehtësi. Rezultatet pionieristike të Taq Dafës me shokë do të kishin guximin të rezistonin jo pak. Protagonisti legjendar për ne, Taq Dafa, është kampion kombëtar i Shqipërisë në 100 metra stil i lirë (me 1.09.9) edhe më 1945 e 1946, ndonëse pa e mbërritur rekordin historik të tij të vitit 1938! Në gara të ndryshme, ai është Kampion i Shqipërisë deri përtej vitit 1950! Mbi 20 vjet mbas titullit të tij të parë, atij të vitit 1931! Rast i vetëm në historinë e sportit shqiptar! Meriton një monument të vogël në qarqet sportive të Durrësit. Mjafton të kujtojmë se më 1955, rekordmeni i 100 metrave stil i lirë, i përkujtueshmi i madh Petrit Caslli, me shifrat 1.06.4 që i përkisnin fitimit të titullit të Mjeshtrit, nuk do të ishte fort larg rekordit të Paraluftës të Taq Dafës.
Ne nje shkrim te tij, Bujar Qesja per 11 notaret me te shquar ne Durres, shkruan artikullin me titull:
"Kolosët e notit të Durrësit"
-Janë 11- të nga më të mirët -Të lajmë borxhin që i kemi traditës -Noti krenaria e sporteve të Durrësit -Kurora e kësaj krenaria Taq Dafa
Nga BUJAR QESJA Mjeshtër i Madh
Më vjen mirë, që më në fund përqëndroj veten në një foto shumë të rrallë. Është historia më e shkëlqyer e notit të Durrrësit, të atij qyteti që u krijua Shoqata Kombëtare e Notit dhe që në vitin 1931, organizohet kampionati i parë Kombëtar i Notit. E kam vendosur foton në ekranin e kompjuterit dhe në heshtje të plotë, fillova ta kqyr me shumë vëmëndje dhe mandej fillova të flasë me të 11-tët, që janë çfaqur në të.
I kam njohur një për një. Portrete tërheqëse dhe me ndihmesë të ndjeshme në zhvillimin e notit. Dhe në se Durrësi, është komandant i ushtrisë së notit shqiptar, merita i takon këtyre të 11-tëve. Sigurisht fati i kësaj fotoje, që më ngjason me një buqetë luleje dhe ku janë vendosur trëndafilat më të bukur, që kundërmojnë një aromë të magjishme, ka qenë jo i mbarë vetëm për njërin: Shaqir Kapexhiun dhe sovjetiken e tij të paharruar Sashën. Pasi edhe merita i këtij çifti, është i një formati të fiksuar në kornizën e artë të notit të Durrësit. Nuk i shikoj aty. Por vlerat janë të fiksuara.
Veç kësaj, të tjerat janë merita e pamohueshme, e vertetësisë së pashembull të arritjeve të një tradite të patronditur edhe sot e kësaj dite, të notit të pakonkuruar të atij qyteti që historikisht është lagur nga kaltërsia e ujrave të Adriatikut. Në krye të kësaj fotoje shkruhej me gërma të mëdha:
11-TË MË TË MIRËT E NOTIT.
E sfumova teknikisht, për të ruajtur cilësinë e pamjes. Po vërtet janë kopertina e notit durrsak. Dhe kur pohon notin durrsak, të duket së njëkohësisht e kë thënë edhe atë tjetrën, të notit shqiptar.
Nuk është thjesht raporti im me Durrësin, me qytetin tim të lindjes, për të evidentuar vlerat e notit jo vetëm të këtyre 11 “heronjve” historikë, por edhe më gjërë, që më bën t’i ngrejë piedestalin e asaj madhështie që quhet noti i Durrësit, i kësaj kryembleme përfaqësuese, që na bën të ndihemi krenarë çdo durrsak. E ndër to, më krymadhështori mbetet ai, historiku dhe heroiku TAQ DAFA.
Pak është shkruajtur për këtë hero të notit shqiptar. Mbase vitet e më pasme, pasi u çfaq hapur ky tarzan i ujit, kanë tentuar t’ia zbehin lavdinë e viteve më të ndritura. Mbase punë sistemesh. Por ne tash na takon ta ringrejmë, aty ku i takon dhe jam shumë i ngazëlluar, që kjo i takon më në fund një bashkëqytetari të tij, që bashkë me lapsin rrëmon në thesarin e fshehur dhe ashtu sikundër gjëndet floriri, thërret me të madhe: E gjeta! Dhe ky flori dhe ky thesar i çmuar, është i bukuri i notit të Durrësit, me emrin legjendë TAQ DAFA.
Sigurisht ka edhe tjerë, por jo si ky Taq, që kur hapte krahët, të dukej si një shqiponjë gjigande deti, që kishte eklipsuar gjithçka. Dhe ky “Skëndërbe” i ujit që vulosi dhe firmosi i vetëm, cilësinë e notit të 7 kampionateve kombëtare të kohës së Zogut, kishte fuqinë e emrit dhe të forcës, të kryekomandantit të këtij sporti aq masiv dhe popullor në Durrës, deri në mesin e viteve 1955.
TAQ DAFA –Thesari i notit
Erdhi koha, e solli momenti të merrem me këtë kryekolos, me këtë kryegjigand, me këtë kryeikonë të notit, që sado ti japë superlativa, kam sigurinë e pakundërshtueshme, që nuk ka burrë nëne të ma kundërshtojë. I sfumuar nga sistemi, por jo nga historia është kupola e arritjeve.
Kujtoj një takim të kahershëm me mikun tim të mirë Tasim Velja, i cili më ofroi një shërbim që nuk mund të çmohet. Një i “çmëndur” pas notit, këtu e vite të shkuara më vjen e më thotë:
-Bujar unë e di, që s’ke për të patur kohë, që të shkosh në bibliotekën kombëtare, e të ulesh për ditë e ditë të tëra, të çfletosh historinë e notit. Kam dalë në pension dhe pozicioni lokalist i durrsakët, më bën që të propozoj vullnetarisht shërbimin tim. Ti s’ke për të paguar asgjë. Puna e juaj, na vlen të gjithëve. Vetëm shkruaji.
Dhe Taq Dafa më bën të kujtoj edhe Tasim Veljan, i larguar prej vitesh nga jeta, por jo nga arkiva ime. Durrësi është themeluesi i notit shqiptar. Dhe kampionati i parë kombëtar zhvillohet diku në ujrat e tij me 23 gusht 1931. Katër gara brenda një segmenti kohor. Fillon historia. Nis era e re e notit durrsak, i përfaqësuar nga Taq Dafa. 100 m stil i lirë (krol). I pari Dafa dhe pas tij Sulejman Goga. Në 200 m stil i lirë Nikolla Jukano i Durrësit, një emër i ri safi që e kap lapsi im. Në 1000 metra Spiro Goga i SK Teuta.
I zakonshmi Taq Dafa, dikton forcën e talentit edhe në 1934, ku pas tij në 100 metra del për herë të parë në skenë një emër i njohur, por në futboll dhe jo këtu Tom Gjiri. Gjiri i famshëm, ka mbaruar studimet e larta universitare në Itali dhe për këtë polisportist dhe trajner futbolli i katanaçios së njohur italiane, shtypi mbetet borxhli inekstremis. Dhe në 400 metra m stil i lirë, shënon për herë të parë emrin në listën e kampionëve për dinastinë Rexha, Osmani, babai i notarit të mëvonshëm të “Lokomotivës” Luan Rexha.
Me 31 gusht 1938, e gjithë vëmëndja tek njeriu i lindur për të notuar Taq Dafa. Një trup, si aktorët e filmave historikë të Hollivudit. Një burrë, i varur plotësisht mbi forcën e muskujve të tij dhe mbi teknikën e artë të notimit. Nën thirrjet e qindra amatorëve të notit durrsakë Taqi!Taqi!, uji shkumbëzohet sikur të kalonte mbi të një anije dhe krahët e Taqit ngjasonin me një elike të fuqishme, për të prekur i pari vendarritjen. Dhe disa gishta larg tij, çfaqet faqja e parë e historisë së një tjetri kryemjeshtri të notit të Durrësit Shaqir Kapexhiu, i cili së bashku me dy vëllezërit Sabriun dhe Syrjain, do të përfaqësonin dinastinë e njohur të Kapexhive, me banim në lagjen e njohur sportive të Sefer Efeniut. Në stafetën 4x100 metra, Taqi ynë do të kishte aleancë me tre bashkëqytetarët e tij Ilia Beligradi, Shaqir Kapexhiu dhe Xhavit Hyseni.
Rekordi i 1 shtatorit të vitit 1938, i arritur në kampionatin e 7-të kombëtar nga Taq Dafa 1’09”.9, do të përmirësohej vetëm në vitin 1955, ku Shqipëria do të futej në 11 vjetorin e çlirimit. Madje Taqi ynë, do të kujtohet edhe si fitues i hedhjes nga trampolina në lartësinë prej 8 metrash, kur në notin e sotëm shqiptar mungon kjo disiplinë.
Qarkullon si një humor në Durrës, nga dëshmitarët e kohës, që Taqi ishte një notar i tillë, që po të notonte në të gjitha garat, do të ishte fitues i vetëm. Por të mos ndodhur kjo, organizatorët nuk i lejonin notarët të startonin më shumë se dy gara.
Taq Dafa lindi me 27 gusht 1913 në Shijak, në fshatin Rreth dhe u nda nga jeta me 4 janar 1991. Garat e para i bëri me punëtorët e ngarkim shkarkimit në portin e Durrësit. Mbajtës i rekordeve në 100, 200 dhe 1000 m stil i lirë. Për herë të parë aplikoi stilin krol në Shqipëri. Duke parë filmin “Tarzani”, disa herë të luajtur nga notari i njohur amerikan Johnny Weissmuller, kampion i lojrave olimpike të vitit 1924 dhe rekordmen në garat 100 dhe 400 metra stil krol, vërjeti me mjaft kujdes mënyrën e notimit. Ai notonte në film në atë stil dhe Taqi pa trajner dhe asnjë asistencë teknike, punoi krejt i vetëm. Taq Dafa ushtroi notin, hedhjen nga trampoline, kanotazhin, atletikën, hedhjen e çekiçit dhe diskut, kërcimin me shkop, çiklizmin në rrethin çiklistik të vitit 1937. Në të gjitha rastet, ai nuk e njihte vëndin e dytë.
Taqi tentoi ta përcillte brenda familjes këtë përvojë të shkëlqer në sportet. Dhe për fat të mirë, ai të dy djemtë i bëri të dëgjuar. Telemak Dafa u dallua në not, ndërsa Nikolla mbeti nga atletët e spikatur në vrapimet e shkurtëra.
Por pas viteve 90-të, të përsekutuarit politik të viteve 1947-1949, monumentit të florinjtë të notit Taq Dafa, iu ofruan me shpejtësi vlerësimet e munguara të sistemit të lënë pas. Pishina e vetme e Durrësit, quhet “Taq Dafa”. Iu dha titulli “Mjeshtër Sporti”, “Nderi i Notit Shqiptar”, “Nderi i Qytetit të Durrësit”.
22 vjet mbretëroi Taq Dafa në sportin e ujit shqiptar (1931-1953), duke ia mbajtur gjithnjë të ngritur kryet notit të qytetit të tij, notit të Durrësit. Dhe nëse mbreti i notit në Shqipëri është Durrësi, duke nisur nga tradita e hershme, atëherë na takon që krymbreti i tij të quhet Taq Dafa.
Ai nuk kërkoi të mburrej me atë që bëri. Me atë nder dhe nam të jashtëzakonshëm që i dha Durrësit. Por ajo që vlen është, se ne kemi nevojë të mburremi me atë që na la. Historinë me të çmuar të notit të Durrësit.
Durrës: 26 mars 2020
Tituj mirënjohje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë gjithë periudhës që Taq Dafa u aktivizua ne aktivitetet e ndryshme sportive, ai mori një numër të konsiderueshëm medaljesh dhe diplomash, disa prej të cilave janë pasqyruar në këtë material. Gjithashtu, pas vdekjes, organet e qeverisjes vendore në qytetin e Durrësit, Bashkia Durrës, Federata Shqiptare e Notit, e si dhe Shoqata Durrësi, duke vlerësuar kontributet e tij në fushën e sportit kanë dhënë tituj të ndryshëm sportv dhe tituj nderi si më poshtë:
Gjate gjithe periudhes qe Taq Dafa u aktivizua ne aktivitetet e ndryshme sportive, ai mori nje numer te konsiderueshem medaljesh dhe diplomash, disa prej te cilave jane pasqyruar ne kete material. Gjithashtu, pas vdekjes, organet e qeverisjes vendore ne qytetin e Durresit, Bashkia Durres, Federata Shqipetare e Notit e si dhe Shoqata Durresi, duke vleresuar kontributet e tij ne fushen e sportit kane dhene tituj te ndryshem sportv dhe tituj nderi si me poshte:
- " Mjeshtër Sporti "
- Me vendim të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Durrës, vendoset emri i pishinës së qytetit të Durrësit " Pishina e qytetit Taq Dafa "
- Me vendim të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Durrës, i vendoset emri i një rruge në qytetin e Durrësit " Rruga Taq Dafa "
- Me vendim të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Durrës, në datën 08/06/2011 i jepet Titullit " Qytetar Nderi " me motivacionin " Për kontributin e shquar që ka dhënë në sportin e notit duke qenë simbol i qytetit të Durrësit dhe të mbarë vendit "
- Dhënia nga Federata Shqiptare e Notit, në datë 25/11/2002, e Dipllomës " Nderi i Notit Shqiptar " me motivacionin " Për një kontribut të shquar në zhvillimin e sportit të bukur të notit".
- " Mjeshter Sporti "
- Me vendim te Keshillit Bashkiak te Bashkise Durres, t'i vendosej e emrit te pishines se qytetit te Durresit " Pishina e qytetit Taq Dafa "
- Me vendim te Keshillit Bashkiak te Bashkise Durres,t'i vendosej emri i nje rruge ne qytetin e Durresit " Rruga Taq Dafa "
- https://www.google.com/maps/place/Rruga+Taq+Dafa,+Durr%C3%ABs/@41.3204985,19.4423151,18z/data=!4m5!3m4!1s0x134fda441577be67:0xfede97585f93461a!8m2!3d41.3204861!4d19.442295
Foto nga aktivitetet sportive
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
|
Materiale Referuese
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- http://news/9863/besnik-dizdari-nje-kerkim-historik-i-kultures-se-notit-modern-ne-shqiperi.html[lidhje e vdekur]
- http://telegraf.al/kulture/historia-82-vjecare-e-notit-shqiptar/
- http://www.panorama.com.al/sport/nje-histori-kritike-ne-70-vjetorin-e-partizanit-3/
- https://fshn.org.al/club-history/
- http://www.panorama.com.al/sport/themelimet-e-medha-te-sportit-shqiptar-ne-100-vjet/
- https://www.faktor.al/2019/07/23/histori-kur-mbreteria-shqiptare-themelonte-kampionatin-kombetar-te-notit/ Arkivuar 12 nëntor 2019 tek Wayback Machine
- https://telegraf.al/sport/noti/intervista-agim-ciraku-kupa-e-teutes-2018-nje-event-qe-e-larteson-notin-shqiptar-dhe-qytetin-e-durresit/
- https://en.kujto.al/personat/aristidh-taq-dafa/[lidhje e vdekur]
- Libri " Mozaik Noti në Sarande " me autor Xhorxhi Vasili