Jump to content

Surrealizmi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Surrealizëm)
Foto të muzeumi Dalí në Figueras

Surrealizmi (fr. Surréalisme) ka qenë lëvizje letrare, kulturore dhe artistike, që është paraqitur në Francë pas Luftës së Parë Botërore. Surrealizmi ka qenë vazhdimësi e rrymës artistike, të njohur si dadaizmi dhe e frymës e tij rrebeluese, kryengritje kundër traditës dhe shprehive e zakoneve konvencionale, si dhe urrejtje ndaj normave shoqërore. Mirëpo, për dallim nga fryma refuzuese e dadaizmit, surrealizimi ka theksuar edhe anën e vet pozitive dhe konstruktive.

Bazën e vet filozofike surrealizmi në fillim e ka kërkuar dhe e ka gjetur te frojdizmi, e më vonë edhe te marksizmi.

Si fillim i surrealizmit merret viti 1924, kur Andre Bretoni ka publikuar programin e tij Manifesti i surrealizmit. Rreth Bretonit janë tubuar edhe shkrimtarë të tjerë, si Lui Aragoni, Pol Elyari etj., por edhe artistë të tjerë, si piktori Salvador Dali.

Organe të surrealizmit kanë qenë revista Litérature (Letërsia), e themeluar më 1919 nga Bretoni, Aragoni dhe Supo, si dhe revista Révolution surréaliste (Revolucioni surrealist), që e nxirrte Bretoni gjatë periudhës 1924-1929.

Nga fundi i vitit 1925 ka filluar një etapë e re e zhvillimit, kur si pasojë e transformimeve shoqërore, surrealizmi iu ka afruar marksizmit, kurse disa përfaqësues të tij, si Aragoni, Elyari, Bretoni etj. janë bërë anëtarë të partistë komuniste dhe kanë kërkuar që letërsia të angazhohet në ngjarjet shoqërore dhe politike. Mirëpo, në vitin 1933, pas përjashtimit të Andre Bretonit nga partia komuniste, ai ka hequr dorë nga pozicionet dhe pikëpamjet komuniste dhe nga kërkesat për angazhimin e artit (letërsisë) në luftën politike.

Surrealizmi edhe pse ka lindur në Francë, nuk është zhvilluar vetëm brenda kufijve të Francës, por është përhapur edhe në vende të tjera.

Lëvizja artistike surrealiste ka filluar të shuhet nga fundi i viteve ’30 të shek. XX, ndërsa ka pushuar së egzistuari në prag të Luftës së Dytë Botërore.

Themelimi i levizjes

Fjala surrealizëm u shpik nga Guillaume Apollinaire, u shfaq për herë të parë në paraqitjen e veprës së tij “Les mamelles de Tiresias”, performuar ne 1917.

Lufta e pare botërore beri qe artistet, baza e te cileve kishte qene Parisi, te shperndaheshin, dhe nderkohe një pjese e mire e tyre u bene pjese e Dadaizmit, me idene se racionaliteti i tepruar dhe vlerat borgjeze kishin sjelle konfliktin dhe luften ne bote. Dadaistet protestonin me ane te manifestimeve te anti-artit, performances, shkrimeve dhe punimeve aristike. Pas luftes ata u rikthyen ne Paris, dhe aktiviteti dadaist vazhdoi.

Gjate luftes, Andre Breton, i cili kishte studiuar për mjekesi dhe psikiatri, sherbeu ne një spital neurologjik ne te cilin perdori metodat psikanalitike te Zigmund Frojdit, për kurimin e ushtareve qe vuanin pasojat e luftes. Gjate takimit me shkrimtarin e ri Jacques Vache, Breton ndjeu se Vache ishte djali shpirteror i shkrimtarit Alfred Jerry. Ai filloi te admironte sjelljen anti-sociale te shkrimtarit dhe perbuzjen e tij ndaj tradites artistike. Me vone Breton shkroi, »Ne letersi, une jam marre me Rimbaud, me Jerryn, me Apollinaire, me Nouveau, me Lautermont, per eshte Jacques Vaches te cilit i detyrohem me shume.

Me kthimin ne Paris, Breton u bashkua me aktivitetin Dadaist dhe krijoi gazeten letrate Littérature se bashku me Louis Aragon dhe Philippe Soupault. Ata filluan te eksperimentonin me « shkrimin automatik », te shkruarit ne menyre spontane pa censuruar mendimet e tyre-dhe i publikuan shkrimet e tyre ne kete revista. Breton dhe Soupault u thelluan dhe me tej ne automatizem dhe shkruan « Fushat Magnetike », me 1920.

Duke vazhduar te shkruanin, ata terhoqen dhe me shume artiste dhe shkrimtare, dhe filluan te besonin se automatizmi ishte nje taktike me e mire per te sjelle ndryshime sociale se vlerat mbizoteruese te Dadaizmit. Grupi u zgjerua dhe perfshinte Paul Éluard, Benjamin Péret, René Crevel, Robert Desnos, Jacques Baron, Max Morise,[2] Pierre Naville, Roger Vitrac, Gala Éluard, Max Ernst, Salvador Dalí, Man Ray, Hans Arp, Georges Malkine, Michel Leiris, Georges Limbour, Antonin Artaud, Raymond Queneau, André Masson, Joan Miró, Marcel Duchamp, Jacques Prévert, dhe Yve Tanguy.[3]

Me zhvillimin e filozofise se tyre, ata filluan te besonin se Surrealizmi mbeshteste idete e tyre se e zakonshmja dhe shprehjet pershkruese te saj jane jetike dhe te rendesishme, por gjithashtu ekzistenca e tyre duhet ti lere rruge te hapur imagjinates ne perputhje me dialektiken Hegeliane. Gjithashtu ata vleresonin dhe dialektiken Marksiste dhe disa teori te tjera te Walter Banjamin dhe Herbert Marcuse.

Punimet e Frojdit mbi analizen e endrrave, dhe pavetedijes paten nje rendesi te madhe per Surrealizmit dhe aplikimin e praktikave te clirimit ne imagjinate. Ata perqafuan Idiosinkracine duke mos pranuar nje idene e nje idiotsie themelore. Me vone Salvador Dali e shpjegoi ne kete forme: “Ka vetem nje ndryshim ndermjet meje dhe nje te cmenduri, une nuk jam i cmendur”

Përveç analizes se endrrave, ata theksuan se “dikush mund te kombinoje brenda te njejtit kuader, elemente te cilat nese vendosen prane mund te provokojne efekte te palogjikshme dhe befasuese. Breton perfshiu idene e kesaj pranevenieje befasuese ne manifestin e surrealizmit ne 1924, duke e marre ate nga nje ese e poetit Pierre Reverdy, i cili thonte: “…një pranevenie e dy apo me shume realiteteve. Sa me distante dhe e vertete te jete lidhja ndërmjet realiteteve te pranevena, aq me i forte do te jete imazhi- aq me e madhe do te jete fuqia emocionale dhe realiteti poetik”.

Grupi synonte te revolucionarizonte eksperiencen njerëzore, ne planin personal, kultural, social, dhe ne aspektin politik. Ata donin te clironin njerzit nga racionaliteti i genjeshteres, tradites dhe strukturat kufizuese. Breton deklaroi se qellimi i vertete i surrealizmit ishte “Jete te gjate revolucionit shoqeror, dhe vetem atij!”. Me këtë qellim ne kohe te ndryshme Surrealizmi ka ecur ne një linje me komunizmin dhe anarkine.

Ne 1924 ata deklaruan filozofine e tyre ne “Manifestin e Surrealizmit” Ne po te njejtin vit krijuan Bordin e Kerkimeve Surrealiste, dhe filluan publikimin e gazetes “Revolucioni Surrealist”.

Zgjerimi

Levizja e mesit te viteve 1920 ishte e karakterizuar nga takimet ne kafene, ku Surrealistet zhvillonin lojta artistike, diskutonin mbi teorite Surrealiste, dhe zhvillonin teknika te ndryshme te piktures automatike. Bretoni fillimisht dyshoi nëse artet figurative do ti sherbenin Surrealizmit, sa kohe qe ato dukeshin te ishin pak te lakueshme dhe fleksibel ndaj ndryshimeve dhe automatizmit. Ky dyshim u kapercye me zbulimin e teknikave te reja ne artet figurative.

Shume shpejt artistet visual u pershine ne levizje, permendim Giorgio de Chirio, Max Ernst, Joan Miro, Francis Picabia, Yves Tanguy, Salvador Dali, Luis Bunuel, Alberto Giacometti, Valentine Hugo, Meret Oppenheim, Toyen, dhe pas luftes se dyte botërore: Enrico Donati. Meqenese. Breton admironte Pablo Picasson dhe Marcel Duchampin dhe i ftoi ata te merrnin pjese ne levizje, por aktiviteti i tyre mbeti vetem periferik. Shume shkrimtare te tjere u perfshine ne levizje Dadaisti Tristan Tzara, René Char, and Georges Sadoul.

Ne 1925 ne Bruksel u formua një grup autonom surrealistesh. Grupi perfshinte muzikante, poet artistin E.L.T Mesens, piktorin dhe shkrimtarin Rene Magritte, Paul Nouge, Marcel Lacomte, dhe Andre Souris. Ne 1927 ata pershine ne grup dhe Louis Scutainare. Ata mbanin lidhje korrespondence me grupin e Parisit, dhe ne 1927 Gemans dhe Magritte u zhvendosen ne Paris për tu bere pjese e rrethit te Bretonit. Artistet, kishin rrenjet e tyre ne Dadaizem dhe Kubizem, ne Abstraksionizmin e Kandinskyt, Ekspresionizem dhe Post-Impresionizem, ne te ashtequajturat arte primitive dhe naive.

Pikturat automatike te Andre Massonit ne 1923, shpesh janë pranuar si pika e shkeputjes se arteve figurative nga Dadaizmi, sepse fillojnë te reflektojne ndikime te ideve te pandergjegjshme. Një tjetër shembull është Torso i Giacomettit ne 1925, i cili e vulosi artin e periudhes me thjeshtesine e formave dhe me frymezimin nga skulptura paraklasike.

Gjithesesi, një shembull i shkelqyer për te ndare linjen Surrealiste nga Dadaizmi perdorur shpesh nga ekspertet është dhe “Makina e Vogel” e ndërtuar ne 1925 nga Minimaks Dadamaks, apo “The Kiss” nga Max Ernst . E para pergjithesisht ka një nentekst erotik, ndërsa e dyta aktin erotik e shfaq hapur dhe ne menyre te drejteperdrejte. Ne te dyten duket qarte ndikimi i Miros dhe stili i Picassos ne linjat fluide dhe mbivendosja e ngjyrave, nderkohe qe e para do te konsiderohet me vone si ndikimi rrymes Pop Art.

Giorgio de Chirico, me artin i tij metafizik, ishte një nder figurat me te rëndësishme ndërmjet filozofise dhe aspekteve te vacanta te surrealizmit. Ndërmjet 1911 dhe 1917, ai adaptoi një stil ornamental te pikturuari, i cili do te perdorej dhe nga pasardhesit e tij. Kulla e kuqe e 1913 shfaq një kontrast te zymte ngjyrash dhe një stil ilustrues i perdorur dhe nga shume piktore te tjere. “Nostalgjia e Poetit” paraqet një figure te larguar nga vezhguesi, dhe jep ballafaqimin e bustit te një njeriu me syze dhe një peshku .

Ai gjithashtu ishte një shkrimtar romani Hebdomeros it e cilit prezanton, një seri te arratisjes ne ëndrra me një perdorim te pazakonte te piksimit, sintakses, dhe gramatikes dizenjuar për te krijuar atmosfere dhe një kornize për imazhin e paraqitur. Imazh i cili do te krijonte një forme dekorative për surrealizmin, dhe qe do te influenconte dy artistet qe do te ishin lidhur me ngushte me Surrealizmin ne syte e opinionit publik: Dali dhe Magritte. Gjithesesi ai e la grupin Surrealist ne 1928.

Ne 1924 Miro dhe Masson aplikuan surrealizmin ne pikture, duke e paraqitur ate ne ekspoziten La Peinture Surrealiste ne 1925, ne Galerine Pierre ne Paris, dhe duke paraqitur piktura te Masson, Man Ray, Paul Klee, Miro, dhe te tjere. Shfaqja konfirmoi se Surrealizmi mund te ishte pjese dhe e arteve figurative (megjithese fillimisht ishte debatuar ne mund te ishte apo jo), dhe teknikat nga Dadaizmi, sic ishte fotomontazhi, filluan te përdoren. Ne vitin pasardhes, ne 26 Mars te 1926 Galeria Surrealiste u hap me një ekspozite nga Man Ray. Breton publikoi “Surrealizmi dhe Piktura” ne 1928 e cila permblodhi gjithë levizjen e deri asokohe, megjithese ai vazhdoi ta perditesoje punën e tij deri ne vitin 1960.