Suzana Zisi
Suzana Zisi,u lind në Vlorë në vitin 1967, është shkrimtare shqiptare.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Suzana Zisi, u lind në Vlorë në vitin 1967. U diplomua për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Elbasanit në vitin 1990. Qysh atëherë e deri në vitin 2000, ka botuar krijimet e veta poetike në faqet e gazetave letrare të kohës.
Në vitin 2004 botoi vëllimin e parë poetik “E bardha ështe pak”. Libri u prit mirë nga kritika dhe lexuesit. Ai u përzgjodh ndër 5 vëllimet poetike më të mira, nga Juria e Konkursit Kombëtar “Penda e artë” në vitin 2005.
Në vitin 2006, botoi vëllimin e dytë poetik “ Imazhet kanë ftohtë”, me parathënie të studiuesit dhe poetit të mirënjohur, Agim Vinca. Në librin e saj të dytë, Suzana, prezanton një botë të veçantë poetike, nëpërmjet një ndjeshmërie filozofike dhe universale moderniste, e cila e shpalos trajtën e saj, përmes metaforave dhe simboleve individuale. Metaforën dhe simbolikën e vet autoriale, poetja i ngre në një shkallë më të lartë në frymëzimin dhe ligjërimin poetik të librit të dytë, ç’ka ka sjellë jo vetëm farkëtimin e një imazhi poetik specifik, por edhe një pjekuri më të madhe në vleresimin e ideve dhe dukurive të botës reale e emocionale.
Në 2009, shtëpia botuese "ODYSSEAS" në Athinë (Greqi), boton në gjuhën greke, vëllimin poetik “ΣΤΙΣ ΕΡΗΜΟΥΣ ΤΗΣ ΣΙΩΠΗΣ .”,(Në shkretëtirat e heshtjes), përkthyer në greqisht nga poeti dhe perkthyesi i mirenjohur Niko Kacalidha.
Ne maj 2011, botoi vellimin e katert poetik “TË JESH... FJALË” - Shtepia Botuese “OMBRA GVG”, Ne kete liber, poetja rikonfirmon edhe nje here qe nuk eshte rastesisht ne udhen e poezise por, rrugeton me dinjitet dhe profesionalizem ne udhen e veshtire te artit poetik.
Shumë nga krijimet poetike të Suzanë Zisit, janë prezantuar jo vetëm në revista e gazeta letrare shqiptare por edhe në prestigjioze të huaja. Disa poezi të saj, në vitin 2008, janë botuar në revistën letrare franceze “Le capital des mots”. Së fundmi ajo është prezente edhe në revista letrare sllovene dhe kroate. Në poezinë shqipe pas viteve 90, Suzana Zisi ka spikatur gjithmonë e më shumë si një zë i vecantë poetik, modern dhe elegant.
Veprat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- E BARDHA ËSHTË PAK,ShB "Albatros", Tirane, 2004
- IMAZHET KANË FTOHTË, ShB "Toena",Tirane, 2006
- ΣΤΙΣ ΕΡΗΜΟΥΣ ΤΗΣ ΣΙΩΠΗΣ, ShB "Odisseas",Athine, 2009
- TË JESH... FJALË - ShB “OMBRA GVG”, Tirane, 2011