Syfyri
Syfyri (arabisht: سحور, romanizuar: suḥūr, fjalë për fjalë. 'i agimit', 'vakti para agimit'), është vakti i konsumuar herët në mëngjes nga myslimanët para agjërimit, para agimit gjatë ose jashtë muaji islam të Ramazanit. Vakti hahet para namazit të sabahut.[1] Syfyri korrespondon me iftarin - vaktin e mbrëmjes gjatë Ramazanit, duke zëvendësuar tre vaktet tradicionale në ditë (mëngjesi, dreka dhe darka), edhe pse në disa vende darka konsumohet edhe pas iftarit më vonë gjatë natës.
Duke qenë vakti i fundit i ngrënë nga myslimanët para agjërimit nga agimi deri në perëndim të diellit gjatë muajit të Ramazanit, syfyri konsiderohet nga traditat islame si një përfitim i bereqetit në atë që i lejon agjëruesit të shmangë ngërçin ose dobësinë e shkaktuar nga agjërimi. Sipas një hadithi në Sahih el-Buhari, Enes ibn Malik ka transmetuar: "Profeti tha: "Hani syfyri se në të ka bereqet".[2]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ What is Ramadan? (në anglisht), marrë më 8 prill 2022
- ^ Sahih al-Bukhari 1923