Të jetosh kohën
Të jetosh kohën Biografi dhe kujtime me Autore Rexhina Nano. Shtëpia botuese Dudaj, 2008.
"Të jetosh kohën", libri autobiografik i Rexhina Nanos, është rrëfim për jetën e saj përthyer në historinë e çdonjërit prej nesh. Ky libër është mbështetur në shënime të mbajtura ndër vite, letra origjinale, kujtime dhe vrojtime të hollësishme të një gruaje që jetoi për 30 vjet në krah të Fatos Nanos, jo vetëm si një bashkëshorte dinjitoze, po edhe një shtyllë mbështetjeje për njeriun që qeverisi Shqipërinë për shumë vite pas ndryshimeve të mëdha të viteve 90. "Të jetosh kohën" shquhet për vlera të larta narrative, njohëse dhe artistike. Çdokush mund të gjejë dhe të prekë vetveten nëpër faqet e tij, të ndihet i përfshirë brenda një copëze historie edhe për shkak se libri është shkruar ngrohtë, thjesht dhe pa stërhollime të kota.[1][2]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Të jetosh kohën - Nga rexhina Nano[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
- ^ Është shumë e vështirë e të mos thuhet e pa mundur të gjendet burimi, autori, i sakt i këtij teksti sepse mund të gjendet në shumë faqe interneti. Kjo nënkupton se ky tekst është kopjuar nga një burim dhe vendosur në hapësirat tjera. Nëse ju keni dëshmi për autorësinë atëherë sëbashku me dëshminë vendosni lidhjen e burimit të referencës së vërtetë.