Të mirat

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Llojet e të mirave[redakto | redakto tekstin burimor]

Të mirat normale janë ato të mira në të cilat kërkesa ndryshon në të njejtin drejtim me ndryshimin e të ardhurave.

Të mirat inferiore janë ato të mira për të cilat kërkesa ndryshon në drejtim të kundërt me ndryshimin e të ardhurave.

Të mirat plotësuese janë ato të mira që përdoren së bashku dhe plotësojnë njëra tjetrën gjatë konsumimit ose përdorimit. P.sh. automjeti dhe karburanti.

Të mirat zëvendësuese janë ato të mira që përdoren në vend të njëra tjetrës për të plotësuar një nevojë të caktuar të konsumatorit.