Jump to content

TAKIJA MYZEQARE

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë



kësulja tipike në krahinën e Myzeqesë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

jemi duke folur për takijen,

kësulën e myzeqarëve. Takia është një lloj kësule me majë të ngushtë, prej pëlhure të bardhë dyfishe të rrahur me tegel që mbahej nga fshatarët e Myzeqesë. Me formën e saj konike dhe e zbukuruar me ‘’damarë’’ ajo ka qenë tipike për këtë krahinë dhe shërbente si mbulesë koke. Deri tani,

dokumenti më i vjetër që përmend Takijen si mbulese koke për burra i përket vitit1716

. Njihen tri lloj takije takija myzeqare në formë konike e zbukuruar me “damarë” (ka 10-15 damarë). Më e mira është me 15-damarë dhe përdoret vetëm në fushë.


'''takija toske, e cila është njëlloj si ajo takija myzeqare, por e zbukuruar me qëndisma. Kjo përdorej si nëMyzeqe (kur djali martohej ose në festa fetare apo laike), ashtu dhe në Berat.


3 takija e Sulovës ose takija shyte me majë në formë koni të prerë, e cila përdoret në Sulovë dhe fshatratkodrinore të Myzeqesë.Shumëkush mendon se takija është vetëm e Myzeqesë. Por jo, takija ka qenë veshje e gjithë Toskërisë, qënë antikitet e deri në mesjetë. Këtë e vërtetojnë gjetjet arkeologjike që përmendëm më lart.Takija është veshja tipike e kokës për myzeqarët. Myzeqari e mbante atë si në punë, në gëzim dhe nëhidhërim. Ai kurrë nuk e hiqte atë nga koka. Tre janë momentet, kur myzeqari e “hiqte” takijen:

Kur vallëzonte dhe veçanërisht kur vallja ndizej flak, ai si kryevallëtar e merr në dorë takijen, e tund dhee rrotullon sikur të ketë një shami dore e bardhë, duke i dhënë valles një element dinamik dhe mjaft piktoresk.

Momenti i dytë i “heqjes” së takijes është kur nderon një mik, kur mban një minutë heshtje në nderim tënjë të vdekuri të zakonshëm apo të rëni për liri.

Momenti i tretë, kur ekzekutohet Himni kombëtar, si dhe kur ngrihet Flamuri Shqiptar. Në këto raste, myzeqari e “heq” takijen, e merr me dorën e djathtë dhe se bashku me dorën e vendos nëzemër, duke krijuar një kompozim

:

dorë – takije – zemër, që do të thotë nderim – paqe – dashuri. Takija për myzeqarin është nder, krenari e qëndresë. Kur dikush e ndërronte takijen, ai nuk e miratonte këtë veprim, por si komunitet e kundërshtonte jo me dhunë, por me forcën e këngës:

“….Kur më ke takijen, ç’e do festen…”/O djali lalës, djali i Myzeqesë/Ajo është ilirie, e ka fal perëndia/Odjali lalës, djali i Myzeqesë/E huaj festeja, vjen erë Turqie/O djali lalës, djali i Myzeqesë.

Marinëz –Sheqisht, Ose kënga tjetër: O seç m u hodhe moj pertej lumito/Thelle kishte gjer ne gjunjeto/Jarina nina,o te keqen no/Kur me ke takijen, ç ma do festen no Seman – Libofshë