Jump to content

TV Digjital Komunikimet multimediale

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë




 == TV Digjital Komunikimet multimediale == 



Televizioni digjital më në fund do të zëvendësoj sistemin analog ekzistues dhe do të sjell kualitet shumë më të mirë për zë dhe video të të gjithë shikuesve. Televizioni digjital lejon që të transmetohen më shumë informata (psh. numri i kanaleve) dhe gjithashtu përdorë një teknologji të re të transmetimit të shërbimeve në formë binare. Cdo kanal është i kompresuar dhe konvertuar në një varg të të dhënave digjitale duke shfrytëzuar Moving Pictures Experts Group (MPEG-2) si algoritëm për komprimim. MPEG transmeton vetëm pjesët e figurës që ndryshojnë prej një kornize në tjetrën, në vend që të dërgojnë një kornizë tërësisht të re, duke zëvendësuar sasinë e të dhënave që duhet të dërgohen për të rindërtuar fotografinë origjinale.

Duke pasur parasysh që nevojitet shumë më pak hapsirë për një kanal digjital se sa për një kanal analog, atëherë disa kanale digjitale mund të transmetohen në hapësiren e zënë nga një kanal analog.

Nërhyrjet atmosferike kanë shumë pak efekt ne sinjalin digjital pasi që televizioni digjital pranon sinjale me kualitet të lartë.


Televisioni digjital (DTV)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
është transimetimi i zërit dhe videos të përpunuara në mënyrë digjitale dhe në një sinjal të multipleksuar, totalisht ndryshe nga sinjalet analoge dhe kanalet e ndara që përdoren ne TV analog. Ky është një shërbim inovativ që tregon një evolucion në teknologjine televizive që nga televizoni me ngjyra ne vitet 1950-ta.

Shumë shtete janë duke zëvendësuar transmetimin e televizionit analog me televizionin digjital i cili lejon përdorimin e ndryshem te radio frekuencave te televizionit. Regjione te ndryshme në botë jane ne faza të ndryshme të adaptimit dhe implementimit të standardeve të ndryshme për transmetim.

Ekzistojnë katër standard të ndryshme për transmetim tokësor (DTTB - digital television terrestrial broadcasting standards):

1. Advanced Television System Committee (ATSC)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
i cili përdorë 8 nivele të brezit ekzistues (8 VSB) për transmetim tokësore. Ky standard është zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikes dhe në shtete tjera.

2. Digital Video Broadcasting-Terrestrial (DVB-T

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

) përdorë modulimin me multipleksim ortogonal te frekuncës ndarëse të koduar (C-OFDM) dhë përkrahë transmetim hierakik. Ky standard është përdorur në Evropë dhe Australi.

3. Terrestrial Integrated Services Digital Broadcasting (ISDB-T)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 është një sistem i dizajnuar për të ofruar pritje të mira për të rregulluar marrësit si dhe marrësit lëvizës. Ky sysetem përdorë OFDM, përkrahë transmetim hierakik deri në tri nivele dhe përdorë MPEG-2 për video dhe kodim të avancuar për zë. Ky standard është zhvilluar në Japoni dhe Amerikën Jugore.

4. Digital Terrestrial Multimedia Broadcasting (DTMB)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 përdorë teknologjionë OFDM duke shfrytëzuar një  sinjal të rremë që shërben si interval mbrojtës të OFDM. Standardi DTMB është zhivlluar në Republikën e Kines duke përfshirë edhe Hong Kong-un.

Në tabelën më poshtë është paraqitur krahasimi i parametrave në standarde të ndryshme


Për të kuptuar se si funksionon TV digjital, së pari duhet të kemi të qartë se si funskionon TV analog per ti vërejtur dallimet. Në figurën më poshtë mund të shihet dallimi në transmetimin analog dhe digjital.


Standardi per TV analog ka qenë në përdorim rreth 50 vite në Shtetet e Bashkuara. Më poshtë janë disa karakteristika bazë se si funksionon transmetimi i TV analog:

Një video kamerë merr një pamje të një skene dhe këto mostra (kornikza) i merr në interval prej 30 korniza per sekond. Kamera e konverton pamjen në rreshta të pikave individuale që quhen pixel. Cdo pixel-it i caktohet ngjyra dhe intensiteti. Reshtat me pixela janë të kombinuar me sinjale të sinkronizuar, të cilat quhen sync horizontal dhe sync vertical, dhe në këtë mënyrë paisjet elektronike brenda televizionit dijnë si t`i paraqesin rreshtat e pixelave.

Sinjali final përmban ngjyrën dhe intensitetin e cdo pixeli në një grup të rreshtave nëpërmjet të horizontal dhe vertical sync, i cili quhet video sinjal i perbërë apo komponuar. Ndërsa zëri është totalisht i ndarë.



Si mundësohet që disa kanale televizive të transmetohen në të njejtën kohë? Transmetimi i disa kanaleve televizive në të njejtën kohë bëhet duke përdorur multipleksimin me ndarje frekuencore, ku kanalet e ndryshme televizive okupojnë breze të ndryshme frekuencore si në figurën më poshtë.

Si mund te zhvendoset frekuenca themelore e një sinjali? Zhvendosja e frekuences themelore të një sinjali bëhet duke e shumëzuar atë me një sinjal sinusoidë, dhe kjo zhvendsosje njihet si modulim amplitudor.


Ndërsa më poshte është treguar se si zhvendoset sinjali i moduluar në gjendjen fillestare ne pranim. Kjo zhvendosje arrihet duke e shumëzuar sinjalin me të njejtën sinusoidë dhe pastaj sinjalin e fituar duhet vendosur në një filtër të frekuencave të ulëta të paraqitur si neë figurë.

Video sinjali e ka brezin e kufizuar në 4.2 MHz ndërsa audio sinjali ne 100 KHz. Audio dhe video sinjalet mund te multipleksohen në një sinjal të vetëm duke e modeluar audio sinjalin në 4.5 MHz me anë të modulimit frekuencor dhe sinjali i kombinuar e ka brezin frekuencor 4.6 MHz, ku per 200 KHz nuk ka përputhje ne mes te sinjalit audio dhe video për shkak të interferencës.



Kanalet dhe grupet === Kanalet televizive tokësore transmetohen nga frkuencat UHF (ultra high frequency) ndërmjet brezit 470MHz dhe 854MHz. Këto frekuenca janë të ndara në gjerësi prej 8MHz (kapacitet i kërkuar për të transmetuar një kanal për TV analog) dhe janë të numëruar nga 21 deri në 68. Për të parandaluar interferencat e kanaleve ndërmjet njëri tjetrit, transmetuesit që janë afër i transmetojnë kanalet në numra të ndryshem. Kjo është e mundur duke i grupuar kanalet në mënyrë që një transmetues përdor një grup të kanaleve ndërsa tjeteri afër përdorë një grup tjeter. Gjenden 6 grupe të kanaleve: 5 prej tyre mbulojnë vargje të ndryshme të kanaleve, ndërsa një i mbulon të gjitha kanalet (grupi W). Antenat standarde te TV janë të dizajnuara që të pranojnë një grup të vetëm të kanaleve. Këto antena zakonisht janë të koduara me kode. Kodet me grupe, kanale dhe ngjyrat përkatëse janë paraqitur ne tabelën më poshte.

Transmetimi dhe pranimi i sinjalit te TV analog: Së pari pas marrjes së mostrave në menyren e cekur më lartë, sinjali kalon në modelin për ngjyra ku modeli themelor dhe më i njohuri është modeli RGB. Ky model bart ngjashmerinë me menyrën se si ne e përceptojmë ngjyrën dhe normal korrespondon me parimet e shtuarjes (additive) RGB (Red, Green, Blue) Kuqe, jeshile, dhe blu janë stimujt primarë për përceptimin njerëzor dhe ngjyrat tjera janë ngjyrat primare shtese.Marrëdhënia në mes të ngjyrave mund të shihet në këtë ilustrim:

Ngjyrat e mesme RGB, blu e lehtë, rozë dhe e verdhë janë të formuar nga përzierja e dy prej ngjyrave paraprake dhe përjashtimin e të tretës. Ngjyra e kuqe dhe e gjelbër kombinohen për të bërë të verdhën, e gjelbër dhe blu bëjnë blu te lehte, blu dhe e kuqe formojnë mgjyrën rozë. Kombinimi i të kuqës, jeshile, dhe blu në intensitet të plotë e bëjnë të bardhën. Drita e bardhë është krijuar kur të gjitha ngjyrat e spektrit EM konvergojnë në intensitet të plotë. Rëndësia e modelit RGB është se mënyra e paraqitjes së ngjyrës lidhet ngushtë me mënyrën se si ne i përceptojmë ngjyrat RGB dhe receptorët në retinën tonë. RGB është modeli bazë dhe ngjyra e përdorur në televizion apo ndonjë medium tjetër bazohet në këtë model. RGB është modeli bazë për ngjyra edhe në kompjuter dhe është përdorur për grafikë Web, por ajo nuk mund të përdoret për prodhimin e shtypura.



Deri më tani kemi dëgjuar shumë për “sistmet digjitale satelitore” dhe “sistemet digjitale kabllore”, po këto nuk janë në të vërtetë DTV. Marrësi (receiver) në “Set-top box” ka pranuar një sinjal digjiital nga sateliti apo kabllo, por pasi që e ka pranuar sinjali është konvertuar në një sinjal analog dhe është dërguar në TV analog në kanalin 3 ose 4. Kjo nuk mund të thuhet se është Televizion digjital, por është një sinjal video i kompozuar për televizionin analog i cili është konvertuar në format digjital për transmetimin dhe pastaj kthehet përsëri për të analog për shfaqje. Në anën tjetër televizioni i vërtetë digjital (TVD) iështë tërësisht digjiital dhe përfshinë:

Kamerë digjitale që punon në një rezolucion shumë më të lartë se kamera analoge

Transmetim digjital Ekran digjital me një rezolucion shumë më të lartë

Platforma digjitale -MULTIMEDIA HOME PLATFORM (MHP)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

MHP është standard i cili definon një seri të tërë të teknologjive për të implementuar shërbimet dijgitale interactive në shtëpi. MHP përfshin ndërtimin e teminalit ne shtëpi (p.sh. set-top box, TV ose kompjuter PC), paisjeve tjera periferike dhe mbulon tri fusha të aplikimit: -transmetimin interactive -transmetimin e zgjeruar dhe -casjen ne intenert

Qëllimi kryesor I MHP është zhvillimi i tregut për TV digjital dhe shërbime tjera multimediale ku ekziston konkurencë e hapur ndërmjet ofruesve. Arkitektura e MHP është e përcaktuar me anë të tri niveleve: -burimet (resurset) -sistemi për softver dhe

	-aplikacionet.


Burimet tipike të MHP janë: procesori MPEG, paisjet hyrëse-dalëse (Input/Output), procesorit CPU, memories dhe grafikes së sistemit.


Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
* -http://www.radioeng.cz/fulltexts/2009/09_02_155_167.pdf 
* - https://web.archive.org/web/20100215232241/http://srinivasarao.webs.com/digital-tv.pdf  
* - http://www.poynton.com/PDFs/TIDV/Basic_principles.pdf
*  -http://lib.tkk.fi/Diss/2002/isbn9512261723/isbn9512261723.pdf 
* - https://web.archive.org/web/20090422090745/http://www.bbc.co.uk/reception/info/pdf/factsheet_tvaerials.pdf 
* - http://www.cinemasource.com/articles/Intro_digital_tv.pdf 
 

FHalilaj (diskutimet) 9 qershor 2014 19:15 (CEST)