TV Festa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

TV FESTA – Dritare për të gjithë

Në 21 Mars të vitit 1996, shoqërisë mediatike në Maqedoni iu bashkangjit edhe TV FESTA nga Kumanova. Sot prej gati 17 vjetësh, Televizioni Festa , luan një rol të rëndësishëm në informimin me kohë , të saktë dhe duke respektuar rregullat dhe standardet botërore të gazetarisë. Gjatë kësaj kohe Televizioni Festa ka luajtur një rol të rëndësishëm në informimin e popullatës gjatë periudhave të ndryshme të këtij historiku. Sidomos informimi me kohë gjatë Luftës në Kosovë, Luftës në Maqedoni , në Luginën e Preshevës etj, duke dhënë një provim të rëndësishëm në të gjitha proçeset në vend dhe në rajon.

TV FESTA , gjatë kësaj periudhe 17 vjeçare, ka realizuar qindra emisione dokumentare, por edhe emisione informative-politike, ekonomike, kulturore , muzikore edukativo arsimore, fetare e sportive.

Njëkohësisht krahas aktiviteteve të përditshme gazetareske, vlen të theksohet se TV FESTA ka shërbyer edhe si fidanishte e gazetarëve të rinjë, të cilët krahas kohës së kaluar, shumica prej tyre sot punojnë në media të rëndësishme në vend dhe jashtë vendit.

TV FESTA tani gjendet në një fazë mjaft të rëndësishme të avancimit, pasiqë nga qershori i vitit 2013 të gjitha qendrat televizive në Maqedoni duhet të kalojnë në televizione digjitale. Shi për këtë arsye edhe TV FESTA është duke u përgatitur maksimalisht që ti përmbush të gjitha obligimet dhe kriteret në procesin e digjitalizimit, me çka do të mundësohet sinjal digjital për çdo shtëpi , nënkuptohet shikueshmëri dukshëm më cilësore.

Me rastin e hapjes edhe të ueb faqes zyrtare të TV Festa www.tvfesta.net , pikërisht në 100 e vjetorit të Pavarsisë së Shtetit Shqiptar, shpresojmë që të jemi shumë më afër shikuesve tanë të çmuar.