Jump to content

Taekwondo-Arti Marcial

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

ҪKA ËSHTË TAEKWONDO?

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Taekwondo (rrjedh nga koreanishtja që d.m.th Tae – Këmbë, Kwon – Luftë, Do – Diciplinë ose rrugë) është një art marcial Korean 

Kombinon dhe ndërthurë teknikat e vetëmbrojtjes me sport dhe gjimnastikë. Taekwondo u referohet arteve marciale dhe së pari I zhvillua në Korenë Jugore gjatë viteve 1950 dhe 1960. U zbatua në ushtrinë koreane, poashtu dhe organizata civile, shkolla dhe universitete. Është një prej arteve më sistematik dhe shkencor I traditave koreane që trajnon trupin dhe mendjen. U bë event olimpik që nga viti 2000 dhe është një nga sportet olimpike me më së paku lëndime. Natyrisht, ngjan me disa arte tjera marciale që u zhvilluan në vendet e lindjes si Japonia dhe Kina , dhe gjatë zhvillimit të tij si sport dhe art ka integruar në vete dhe teknika të arteve tjera që tashmë ekzistonin. Por, përsëri Taekwondo-ja është diçka shumë më ndryshe, është harmoni mes trupit, shpirtit dhe mendjes dhe kjo është ajo çka e karakterizon më së shumti. Sikur artet tjera marciale, edhe në taekwondo ekziston koncepti I brezave që tregon shkallën e arritjes. Arritje deri tek brezi më I lartë nuk bëhet vetëm se studenti ka kaluar kohë të mjaftueshme në brezin përkatës, në fakt ai duhet t’u nënshtrohet provimeve të ndryshme ku mjeshtri tek I cili I nënshtrohet provimit e vlerëson nëse ky student meriton të kalojë në një shkallë më të lartë. Në provim përfshihen pompset (luftë e imagjinuar), si dhe teknikat dhe demonstrimet e nevojshme varësisht se per cilin brez I nënshtrohet nxënësi provimit. Brezat kryesor në Takwondo ndahen kështu:

  • Brezi I bardhë; çka tregon se nxënësi nuk ka njohuri për taekwondo, pra është fillestar.
  • Brezi I verdhë ; nxënësi fillon të marrë bazën e taekwondo-së.
  • Brezi I gjelbërt; teknikat e mësuara fillojnë të marrin një kuptim dhe të bëhet një lidhje në praktikim mes tyre.
  • Brezi I kaltërt; këtu fillon përgatitja për të qenë një mjeshtër. Gjeërat bëhen më të vështira, mirëpo edhe përgatitja mendore dhe fizike është në nivel më të lartë.
  • Brezi I kuq; tani përgatitja fizike, mendore dhe aftësitë janë shumë më të zhvilluara mirëpo përsëri mungon kontrolli.
  • Brezi I zi; Tani nxënësi kalon në një mjeshtër. Gjitha njohuritë mbi taekwondo-në tani janë arritur dhe të ndara secila nga brezi në brez tashmë janë bërë një.

Origjina e Taekwondo-së ishte e paqartë për disa shekuj në historinë Koreane. Stërvitjet e para të Taekwondo-së mendohet se janë zhivlluar rreth shekullit I në gadishullin Korean, diku para 2000 viteve ne kohën e sundimit të tri mbretërive Koguryo, Paekche dhe Silla dhe vlerësohet se në kohë të lashta është praktikuar në mënyrë primitive. Mendohet se Taekwondo-ja praktikohej si mbrojtje nga sulmet e shtazëve të egra. Në Kore, dëshmia e parë mbi formimin e Taekwondo-së daton që nga periudha e tri mbretërive të përmendura më lartë të cilat sundonin ndaras gadishullin Korean. Ndërsa zhvillimi I Taekwondo-së së re apo modern fillon me largimin e forcave japoneze nga Korea, gjegjësisht pas luftës së dytë botërore. Më 1961 u formua asociacioni I Taekwondo-së Koreane ku në Seol të Koresë në vitin 1972 u formua qendra e trajnimit e quajtur KUKKIWON dhe një vit me pas u bë qendra kryesore e Federatës Botërore të Taekwondo-së e njohur si World Taekwondo Federation – WTF.

Referimet: http://www.wtf.org/wtf_eng/site/about_taekwondo/taekwondo.html Arkivuar 3 shkurt 2015 tek Wayback Machine, https://web.archive.org/web/20140702152403/http://ataonline.com/taekwondo/belts/index.asp, http://www.worldtaekwondofederation.net/taekwondo-history.html[lidhje e vdekur] Nuhi Gashi (mjeshtër 5 dan) - Taekwondo