Tafil Njazi Agai

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Tafil Njazi Agai Ka lindur më 10 janar të vitit 1950 në Gjuzë të Tepelenës. Ka mbaruar Akademinë e Forcave Ajrore për pilot dhe ka kryer detyra të ndryshme deri komisar skuadrilje. Ra në krye të detyrës me 22.11.1989, së bashku me pilotët dhe teknikët e tjerë që shkuan në ndihmë të studentëve e pedagogëve të Institutit të Lartë Bujqësor. Me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 228, datë 22.04.1996 është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë.