Jump to content

Taip Kadiu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Z.Taip Kadiu lindi me 11 gusht te 1928, ne qytetin e Kavajes. Babai i tij,z. Besim Kadiu duke pare deshiren e te birit per muziken dhe ne vecanti per fizarmoniken,shpejt i bleu nje te tille.I ndihmuar nga nje italian ,mik i familjes,z Taip shpejt filloi ti binte mire fizarmonikes.Do te ishte fizarmonika ajo qe do e shoqeronte gjate gjithe jetes. Nje takim i rastesishem me te madhin Gaqo Avrazi,beri qe gjate periudhes se sherbimit ushtarak z Taip Kadiu te kalonte ne Ansamblin e Ushtrise. Me date 8.1.1948 u vendos qe do te merrte pjese ne korin e Ansamblit te Ushtrise si bariton.Aty u njoh me njerez te shquar si kompozitori Cesk Zadeja dhe Llazi Mareka,Luk Kaçaj e me vone me Kostandin Trako ,Abdulla Grimsi,Mustafa Krantja e shume te tjere.I ndihmuar nga Z.Gaqo Avrazi,Z.Taip Kadiu thelloi me teper anen teorike te muzikes.Kjo periudhe qe nje shkolle per te dhe shume te tjere, sepse aty ishin te gjithe ata qe do shkruanin historine e muzikes shqiptare ne vazhdim. Gjate kesaj periudhe mori pjese ne turneun qe zhvilloi ky ansambel ne Moske,Kiev,Kharkov,Rumani,Bullgari...shfaqje qe u priten shume mire nga publiku. Ne vitin 1951 z Taip Kadiu u kthye ne Durres ku ishte vendosur familja e tij.Me pas fillon pune ne kooperativen e konsumit ne administrate.Jasht orarit te punes i bie pianos ne lokalin "Moska",se bashku me Z.Petrit Myshketa,Z.Xhek Kozmaci dhe z. Bujar Vuciterni. Ne kete kohe fillon te merret dhe me rregullimin e fizarmonikave dhe jo vetem. Ne kooperativen e konsumit pregatit nje grup te vogel koral burrash,po keshtu krijon nje grup ne ndermarrjen e Grumbullimit dhe nje kor per spitalin se bashku me te madhin Ramazan Njala.Drejton grupin e shkolles Naim Frasheri per shume vjet i ndihmuar nga mesuesja e rusishtes(kengetare lirike soprano) zj Frederika Ljarja. Vitet kalonin dhe ne 1957 e therrasin ne kantjerin detar ku gjen nje grup te mire sidomos ne sektorin e basit si Napoleon Llalla,N Llaze,O Nushi e te tjere.Me kete grup formoi nje grup me 4 zera,tenor i pare,tenor i dyte ,bariton e bas.Ky grup pati shume sukses dhe ky sukses rriti prestigjin e drejtuesit te tij z Taip Kadiu. Gjate kesaj kohe i kerkohet te punoje ne Pallatin e Kultures per te pregatitur dhe vene ne skene dramen ruse "Urdheroni ne Zvonkova" ,qe u dha ne disa qytete te Shqiperise per 5 muaj. Ne vitin 1963 e therrasin ne Komitetin e Partise,ku gjen pothuaj te gjithe muzikantet e Durresit dhe gjeneral Abaz Fejzon qe ishte ne ate kohe sekretari i trete per kulturen.Aty i komunikohet qe eshte caktuar nga pallati i kultures qe do te drejtonte korin e ansamblit te korpusi te ushtrise per qytetin e Durresit qe do te konkuronte ne shkalle rrethi me ansamblet e ndermarrjeve dhe ne shkalle republike ne vazhdim. Kjo shfaqje duhej te pregatitej ne nje kohe te shkurter dhe mungonte si muzika ashtu dhe teksti,per kete ishin caktuar kompozitori z Pjeter Dungu dhe tekstin Z Matish Gjeluci.Grupi i valleve do te drejtohej nga koreografi z Fehmi Shaqiri.Me kete ansamble fillon te percaktohet me mire profesioni i tij si drejtues koral.Mbas 5 ditesh profesor Dungu kishte gati pjesen e pare korale qe quhej "Iku mbreti".Me ore te zgjatura pune e kaloi me sukses dhe kete prove,puna u vleresua nga komisioni qe vinte nga tirana dhe drejtohej nga profesor Abdulla Grimsi. Me vone ne 1961 e therrasin ne shtepine e pionierit ne durres per te dhene mesim ne kursin e fizarmonikes,ky kurs do te vazhdonte deri ne vitin 1993,gjithmone jashte orarit te punes. Nga viti 1959 deri me 1965 punon ne NTLAP ne fillim si magazinier e me pas si pergjegjes i dyqaneve ushqimore.Nderkohe jashte orarit vazhdonte me grupit e tij muzikore. Ne prill te 1965 i komunikohet detyra e re si pergjegjes per muziken i Klubit te Portit detar te qytetit te Durresit,detyre qe e priti me kenaqesi.Klubi i portit kishte nje godine me vete jasht portit ku zhvilloheshin provat.Ky grup do te behej shume i suksesshem dhe do te perfaqsonte qytetin e Durresit ne shume evenimente te rendesishme te asaj kohe.Ky grup ishte gjithmone i gatshem per cdo eveniment te mundshem.Ishte ky grup qe perfaqesonte Durresin me ardhjen e delegacioneve te huaj,me rastin e kongreseve ,ne konkurime ne rang vendi e te tjere.Ky grup perbehej nga amatore qe kishin nje ze te shkelqyer dhe pasion te madh per muziken si zoti Eqrem Shaqja,Latif Dauti,Ali Cakri e te tjere.Me kete grup kane vene ne skene dhe operen Skenderbeu,qe pati vertet sukses te madh. Mderkohe kompozonte pjese te vogla per koncertet e tij,kenge per femije qe shpesh kane marre pjese dhe kane fituar cmime ne festivalet e femijve te qyteteve te ndryshme si ne Durres, Pogradecit,Shkodres,etj Ka dhene mesim per fizarmonike ne shtepine e pionierit per shume vjet dhe ne bashkimet profesionale (ne plazh) se bashku me profesor Hajdar HaxhiHyseni, Gjithashtu ka qene dhe riparues veglash muzikore ne vecanti fizarmonika, per te cilen ne shtepine e tij vinin dhe kerkonin ndihmen e tij nga gjithe Shqiperia .Faqja eshte ne perpunim e siper.