Taktika dhe planifikimi
Hyrje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Parandalimi dhe luftimi i kriminalitetit, së këndejmi ruajtja e rendit dhe qetësisë publike si objektiva në fushën e sigurisë janë synim primar i çdo policie bashkëkohore në shtetet demokratike. Gjatë veprimeve të veta konform ligjit dhe kushtetutës policia ndërmerr masa dhe veprime të caktuara konform situatës konkrete për të realizuar objektivat e veta të përcaktuara me plane strategjike gjithnjë konform mandatit të vet formal. Siç u cek më lart të përcaktuara me ligj dhe kushtetutë. Ndër ato veprime të shpeshta të operacioneve policore të karakterit kriminalistiko-procedural penal është edhe bastisja, veprim policor i përcaktuar me dispozitë konkrete ligjore. Edhe dispozitat e kodit tonë penal dhe atij procedural e rregullojnë decidivisht çështjen e bastisjes. Motivimi dhe orientimi im për temën bazohet në rëndësinë e bastisjes si veprim kompleks dhe i shumëllojshëm penalo-procesor dhe kriminalistik, i cili ndërmerret me qëllim te gjetjes së personit dhe arrestimit të tij. Me qëllim të gjetjes së mjeteve të rëndësishme për nevoja të procedurës penale të cilat do të shikohen, do t`i nënshtrohen ekspertizës ose do te ekspozohen për tu njohur. Siç tregon vet titulli i punimit të diplomës përmbajtja dhe analiza e tij është e kushtëzuar dhe e bazuar në diç që ka rëndësi jashtëzakonisht të madhe për një bastisje të suksesshme. Në këtë kontekst theksin gjatë punimit do ta vejmë në planifikimin dhe taktikën e bastisjes posaçërisht në rregullat të cilat janë te precizuara në “Kodin e Procedurës Penale të Kosovës”. Do të bazohemi ne literaturën nga lëndët universitare të mbajtura gjatë studimeve siç janë ”Hyrje në Kriminalistikë”, “Taktika Kriminalistike”, “E Drejta e Procedurës Penale” të ligjëruara nga profesorët me eminent të këtyre fushave , siç janë : Doc. dr. Borislav Petrović, Doc. dr. Nedžad Korajlić, Prof. dr. Hajrija Sijerćić-Ćolić, Mr. sc. Haris Halilović, ligjërues të lëndëve të lartcekura. Bastisja si një ndër temat më të përfolura në publik dhe media, e cila përfolje pasqyron një rivalitet në mes të organizatave për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut në njërën anë dhe organeve hetimore në anën tjetër. Këtu bien ndesh pra efikasiteti me liritë dhe të drejtat e njeriut, të cilat vëhen në peshoje. Gjithmonë organet hetimore akuzohen për mosrespektim të “Kodit te Procedurës Penale” në ndjekjen e procedurës gjatë kryerjes së bastisjes.
Pra bastisja e pa bazuar prek të drejtat e shtetasve të garantuara me kushtetutë, siç janë paprekshmëria e banesës, fshehtësia e korrespodencës. Prandaj bastisja zhvillohet vetëm atëherë kur ekziston dyshimi i bazuar se personi fsheh prova materiale ose sende ne trupin e tij, në vende ose banesa dhe vetëm me miratimin e gjykatës. Gjykata vepron vetë ose urdhëron që veprimi të kryhet nga zyrtaret e policisë të caktuar me vendim.
Normalisht për keqpërdorime të mundshme të organeve policore gjatë bastisjes nuk kemi të dhëna zyrtare apo ndonjë raport te ndonjë organizate joqeveritare, mirëpo është një qëndrim i përgjithshëm publik se shumë pak respektohet procedura e rregulltë ligjore për bastisje. Duke u nisur nga këto që u tha dua të rikujtoj rëndësinë e bastisjes si masë operative, hetimore, kriminalistike e cila në mbrendsinë e vet është një aktivitet shumë kompleks dhe shumë i rëndësishëm me të cilin arrihet deri tek provat dhe indicet materiale gjegjësisht deri tek objektet dhe gjurmët e veprës penale si dhe zbulimi dhe arrestimi i kryesit të veprës apo personave të cilët kërkohen.
Në kuadër të veprimeve hetimore “Kodi i Procedurës Penale të Kosovës” njeh këto veprime :
- 1. Marrja në pyetje e të pandehurit ;
- 2. Marrja ne pyetje e dëshmitarit ;
- 3. Ekspertiza ;
- 4. Kontrolli dhe konfiskimi i përkohshëm ;
- 5. Inspektimi i vendit të ngjarjes dhe rikonstruktimi dhe
- 6. Identifikimi i personave dhe sendeve.
Në shumë shtete këto veprime me të drejtë quhen veprime argumentuese.
Qëllimi – Qëllimi i këtij punimi të diplomës është shqyrtimi dhe elaborimi sa më i mirë dhe më profesional në mënyrë që rezultatet e arritura t’u shërbejnë të gjithë atyre që kanë interesime teorike nga kjo fushë si dhe t’u shërbejë edhe të gjithë atyre të cilët praktikisht ndeshen me këtë problematikë në punën e tyre të përditshme.
Metodologjia e punimit të diplomës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në shtjellimin e kësaj teme jam shërbyer me metodat e përgjithshme relevante metodologjike siç janë :
- Analiza
- Sinteza
- Deskripsioni
- Krahasimi
- Statistika.
Analiza - Metodë studimi me të cilën e tëra zbërthehet në pjesët e veta përbërëse, me qëllim që të zbulohet ndërtimi i së tërës dhe lidhjet ndërmjet pjesëve. Në procesin e njohurisë shkencore alanila është e para dhe më themelorja. Sinteza - është metoda më tipike e të ashtuquajturave metoda sintetike e cila drejtpërsëdrejti mbështetet në procedurën e bashkimit-ngjitjes së elementeve të një tersie. Pra ketë metodë e kemi përdorur duke analizuar e hulumtuar të gjitha tekstet universitare dhe të gjitha dispozitat ligjore te cilat përcaktojnë dhe definojnë bastisjen si veprim kriminalistik. Me metodën e sintezës kemi bashkuar qe gjitha ato te dhëna të duhura që një bastisje të jetë efikase.
Deskripsioni - Me këtë metodë jam shërbyer për të përshkruar të gjitha masat dhe veprimet të cilat merren gjatë bastisjes duke shfrytëzuar të gjitha njohuritë e mia të fituara gjatë studimeve, tekstet universitare, dhe “Kodin e Procedurës Penale të Kosovës”. Krahasimi - Meqenëse bastisja është aktivitet operativ procedural-kriminalistik shumë delikat kam bërë një krahasim në mes të sistemit monist ku bastisja është bërë në mënyrë shumë të vrazhdë dhe të drejtat e njeriut po thuaj se nuk janë respektuar fare dhe nuk është marrë leje nga gjykata dhe sistemet demokratike ku bastisja zhvillohet në bazë të situatës të krijuar por gjithmonë konform ligjit të procedurës penale dhe me lejen e gjykatës. Statistika – Po thuaj gjatë gjithë punimit të diplomës më ka shërbyer kjo metodë duke u bazuar në disa statistika por jo zyrtare, kam vlerësuar të gjitha lëshimet dhe shkeljet që bëhen gjatë bastisjes.
Përkufizimi konceptual i bastisjes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bastisja apo (kontrolli) siç e ka emërtuar ligjvënësi është veprim penalo-procesor dhe kriminalistik, i cili njëkohësisht merret me qëllim të gjetjes së personit të dyshuar dhe arrestimit të tij ose me qëllim të gjetjes së mjeteve të rëndësishme për nevoja të procedurës penale.
Bastisja ndahet në :
- a) Bastisje si veprim hetimor
- b) Bastisja provizore për çështje sigurie
Bastisja për çështje sigurie është e rregulluar me nenin 204 të “KPPK (Kodi i Procedurës Penale të Kosovës)” dhe përfshin kontrollin apo bastisjen personale (kontrollin e personave) dhe është kontroll të cilin mund ta bëjë policia kur ekziston rrezik që personi të ketë armë ose mjete tjera të rrezikshme që mund të përdoren për sulm apo për vetëplagosje. Bastisja provizore për çështje sigurie nuk përfshin bastisjen e personave në kuptimin e veprimit hetimor, por është e kufizuar në kontroll për armë në rrobat e jashtme të personave e sidomos në verifikimin provizor te valixheve ose automjeteve te cilat janë nën kontrollin direkt te personit të tillë (Neni 204 paragrafi.2 KPPK)
“Bastisja si veprim penalo-procesor gjithmonë ka karakter represiv, nëpërmjet të cilit gjurmohet me ndihmën e shqisave si dhe të pajisjeve teknike. Për këtë arsye, dyshimi për ekzistimin e veprës penale konkrete duhet të jetë në nivel të dyshimit të bazuar (Neni 240, paragrafi 1, KPP). Dallimi tjetër midis bastisjes si veprim hetimor dhe bastisjes provizore për çështje sigurie qëndron edhe nga pikëpamja e bazës ligjore. Kështu, bastisja provizore për çështje sigurie e personave zbatohet në mënyrë direkte, në bazë të normës ligjore (Neni 204, KPPK), kurse bastisja si veprim hetimor bëhet në bazë të mandatit të gjykatësit, por në raste të jashtëzakonshme (Neni 245, paragrafi 1 KPP) edhe pa mandat të gjykatësit”. Në nenin 240 paragrafi 1 të “KPPK (Kodi Procedurës Penale të Kosovës)” si objekt i bastisjes paraqitet shtëpia, lokalet tjera dhe të pronës. Me nocion “lokalet tjera” nënkuptohen edhe mjetet e transportit (automobil, autobus, aeroplani, anija, barkat), objektet publike (restorante, diskoteka, kafeteria, stacioni i autobusëve dhe i trenit, limani dhe aeroporti). Gjithashtu mendojmë se kjo përfshin edhe hapësirat e hapura si parkun, pyllin sheshin, shëtitoren etj. Pra bastisja mund të jetë :
- Bastisje e shtëpisë dhe lokaleve tjera ;
- Bastisje e hapësirës së hapur ;
- Bastisje e pasurisë dhe
- Bastisje e personave.
Për ndryshim nga “KPPK” ka raste në shtete tjera që “KPP” parasheh edhe bastisjen e zyrave te avokatit sipas procedurës të përcaktuar me parë.
Bastisja mund të bëhet në bazë të mandatit për bastisje të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake (nenet 240-244 KPPK) dhe pa mandat (neni 245 KPPK).
Korniza juridike për bastisje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Duke u nisur nga ajo se bastisja është veprim hetimor proceduralo-kriminalistik do te ndaliemi tek procedurat dhe kushtet juridike të cilat ekzistojnë dhe duhet të ndërmerren gjatë kryerjes së bastisjes. “Kushtet për kontroll apo bastisje janë rregulluar me Nenin 240 të Ligjit, sipas të cilit gjyqtari i procedurës paraprake mund ta urdhëroj bastisjen e shtëpisë, lokaleve tjera dhe pasurisë së personave të caktuar nëse ekziston dyshimi i bazuar se ai person ka kryer vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare dhe nëse ekziston mundësia reale që rezultati i bastisjes te jetë arrestimi i atij personi apo zbulimi dhe konfiskimi i provave të rëndësishme për procedurën penale”. Pra krahas dyshimit të bazuarb kërkohet edhe ekzistimi i të ashtuquajturës “mundësi reale” që rezultati i bastisjes të jetë arrestimi i personit të dyshuar apo zbulimi dhe konfiskimi i provave të rëndësishme për procedurën penale. Edhe në rastet kur personi nuk është i dyshuar se ka kryer vepër penale bastisja mundë të urdhërohet vetëm nga gjyqtari i procedurës paraprake në dy raste :
- Kur realisht besohet se rezultat i bastisjes do të jetë arrestimi i të pandehurit ose :
- Kur është e domosdoshme të ruhet prova e vepës penale ose të konfiskohen objektet e caktuara të cilat nuk mund të ruhen apo të merren pa bastisje dhe kur ekziston mundësia reale që provat apo objektet e tilla të gjenden në lokalet apo pronën e cila duhet të kontrollohet. ”Autorizimin për dhënien e urdhrit për bastisje e ka ekskluzivisht gjyqtari i procedurës paraprake”. Urdhri për bastisje jepet me aktvendim të formës së shkruar në bazë të kërkesës me shkrim të prokurorit publik ose në rastet orgjente me kërkese policisë gjyqësore, ky urdhër përmban :
- Identifikimin e personit kundër të cilit lëshohet urdhëresa ;
- Emërtimin e veprës penale lidhur me të cilin lëshohet urdhri ;
- Arsyetimin e bazës për dyshim dhe mundësi reale, ne pajtim me nenin e 240 të “KPPK” (Kodi i Procedurës Penale të Kosovës) ;
- Përshkrimin e objektit i cili kërkohet me bastisje ;
- Përshkrimin e posaçëm të personit, lokaleve dhe pronës të cilat do të bastisen dhe informatat tjera të rëndësishme për bastisje.
“Urdhërkontrollin e ekzekuton policia gjyqësore me ndihmën e nevojshmetë zyrtarëve të tjerë te policisë brenda dyzet e tetë oreve nga lëshimi i urdhrit”.
Për bastisje është i rëndësishëm edhe intervali kohor kur kryhet bastisja i cili është nga ora 06:00 deri në ore 22:00 bastisja jashtë këtij intervali kohor ndodh në raste kur bastisja është filluar gjatë këtij intervali kohor por nuk ka arrit të përfundohet dhe në raste kur ka arsyje se vonesa mund të rezultoi me atë se personi ne kërkim mund të arratiset, gjurmët ose provat mund të asgjësohen, kjo lejon gjyqtarin e procedurës paraprake të lejon fillimin e bastisjes edhe jashtë këtij intervali kohor. Para fillimit të bastisjes policia gjyqësore duhet ti prezantoj personit të cilit i drejtohet urdhri dhe e njofton se ka të drejt të kontaktoj me avokatin e tij i cili ka te drejt të jetë i pranishëm gjatë kryerjes së bastisjes. Në raste kur personi kërkon që avokati i tij te jetë prezent gjatë bastisjes policja gjyqësore shtyn kontrollin për bastisjen por jo me shumë se 2 orë nga njoftimi i avokatit për bastisje. Por policja gjyqësore ndërmerr masa për kufizimin e lëvizjes së personit ose personave që gjenden në lokalet ku do te bëhet bastisja. Në raste të ngutshme mund te fillohet bastisja edhe pa përfundimin e kohës së ardhjes së avokatit. Para se të filloj bastisja policia gjyqësore i kërkon personit të dorëzoj personin ose mjetet e kërkuara.
Mos informimi i personit për bastisje ndodh atëherë kur pritet rezistencë e armatosur nga personi ose kur ka dyshim se efekti i bastisjes mund te humbet po që se nuk fillohet pa paralajmërim e sidomos kurë bastisja bëhet në lokale publike. Gjatë bastisjes së shtëpisë apo lokaleve tjera pronari ka të drejt të jetë prezent gjatë bastisjes. “Gjatë bastisjes së personave, shtëpisë apo lokaleve tjera duhet të jenë të pranishëm dy persona të rritur si dëshmitar”.
Duhet paralajmruar dëshmitarët para fillimit të bastisjes që të përcjellin me vëmendje se si po kryhet bastisja dhe njoftohen se kanë të drejtë te bëjnë vërejtje nëse ato do ti hasin në procesverbalin të cilin do ta nënshkruajnë. Pra për çdo bastisje të shtëpisë, lokaleve tjera duhet të përpilohet procesverbali i cili duhet të nënshkruhet nga personi të cilit i bastiset shtëpija apo lokali. Ky procesverbal mund të nënshkruhet edhe nga avokati mbrojtës i personit të cilit i bastiset shtëpija apo lokali në qoftë se është i pranishëm, dhe nga personat pranija e te cilëve është e obliguar. Në qoftë se gjatë bastisjes është hasur në mjete apo prova të veprës penale për të cilën është zbatuar bastisja por që tregojnë një vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare duhet të konfiskohen dhe të shënohen në procesverbal dhe lëshohet një vërtetim për gjerat e konfiskuara. Menjëherë pas këtij veprimi njoftohet prokurori publikë për fillimin e procedurës së re. Gjerat e konfiskuara kthehen menjëherë pasi qe prokurori publik zbulon se nuk ka bazë për ndjekje penale e as ndonjë bazë tjetër për konfiskimin e mjeteve të cilat janë konfiskuar gjatë bastisjes.
- Bastisja me urdhëresë të gjykatës - Duke u nisur nga nga ajo që e drejta për privatësi, gjegjësisht respektimi i jetës familjare dhe shtëpisë është njëra ndër të drejtat themelore të njeriut, është e logjikshme se vetëm gjatësi mund të urdhëroj bastisjen, pra as një organ tjetër shtetëror, përveç gjykatës nuk mund te urdhëroj bastisjen as edhe prokurori, i cili udhëheq procesin hetimor.
- Bastisja pa urdhëresë të gjykatës – “Në raste të përcaktuara qartë, policia mund të hyjë në shtëpi apo në hapësira të tjera dhe të bëjë bastisje pamandat, kur de fakto bëhet fjale për mandat gojor, i cili jepet në vendin e ngjarjes”.
Sipas nenit 245 të “KPPK” policia mundë të hyje në shtëpinë, lokalin e personit pa mandat në rastet kur : personi të cilit i bastiset shtëpija apo lokali pajtohet me dije apo vullnet që bastisja te bëhet ; kur ndonjë person kërkon ndihmë ; kur kryesi i kapur gjatë kreyerjes së veprës duhet të arrestohet pas ndjekjes; kur e kërkojnë këtë si gurija e njerëzve dhe pasurisë ; dhe kur personi ndaj te cilit gjykata ka lëshuar fletarrest gjendet në shtëpi apo në lokale tjera.
Taktika Kriminalistike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kuptimi i Taktikës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]“Shprehja “taktikë” vjen nga fjala greke “taktikë – techne” që do të thotë shkathtësi veprimi”. Taktika kriminalistike është sistem metodash shkencore, të cilat zbatohen në procesin e përgatitjes dhe të zhvillimit të veprimeve hetimore e gjyqësore me qëllim që veprat penale të zbulohen shpejt, të hetohen në mënyrë të plotë e të gjithanshme dhe të parandalohen. Me zbatimin e tyre organi i procedurës orientohet më shpejtë dhe më lehtë në gjendjen e ngatërruar që është krijuar nga kryerja e veprës penale, në kuadër të kësaj mund të përmendimin metodot siç janë : Mbledh provat në mënyrë operative, njeh mënyrat, veprimet dhe qëndrimet e fajtorit, zbulon shkaqet dhe motivet e vërteta të veprës penale, krijon kushte për të dhënë një vendim të drejtë e të mbështetur në ligj, merr masa për parandalimin e veprave penale.
Taktika kriminalistike studion si veprimtarinë e atyre personave që kanë kryer veprën penale, ashtu edhe veprimtarinë e subjekteve që janë ngarkuar me ligj për zbulimin e mekanizmit të ngjarjes. Pra në bazë të kësaj që u cek mund të themi se taktika kriminalistike është mjet i kriminalistëve për kundërvëniet ndaj taktikës së kriminelëve apo delikuenteve, të ashtuquajturës taktikë e kriminelëve.
“Taktika kriminalistike i ofron modelet më optimale të veprimit kriminalistik të karakterit të përgjithshëm, pra ato që vazhdojnë për të gjitha veprat penale. Ajo e bën lidhjen organike të mënyrës taktike dhe teknike të punës siç është e popullarizuar të thuhet, taktika ia jep shpirtin teknikës. Në suaza të shkencës së kriminalistikës nuk mund të ndërmerret çfarëdo mase apo veprimi taktik, teknik apo metodik pa zbatimin e rregullave dhe parimeve të taktikës kriminalistike”.
Taktika e Bastisjes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Duke u nisur nga fjala taktikë që do të thotë shkathtësi veprimi, do të fokusohemi në ato veprime të cilat do të mirren ose parashihen se do të mirren gjatë bastisjes. Pra në kuadrin e taktikës së bastisjes është përpunuar aspekti kriminalistik i bastisjes së të gjitha objekteve. Taktika kriminalistike i përket strategjisë kriminalistike si tërësi gjatë kryerjes së këtij veprimi hetimor. Në të gjitha tekstet e kriminalistikës një rëndësi të veçant ka përgatitja për bastisje. Pra me këtë nënkuptojmë se kemi të bëjmë me një segment të rëndësishëm gjatë kryerjes së bastisjes. Shumë autor tregojnë elementet e përgatitjes për bastisje. Sipas tyre për kompletimin e një bastisje që ajo të ketë rezultate të kënaqshme ata parashohin të nevojshme të përcaktohet : Vendi ku do të kryhet bastisja, koha kur do të fillojë bastisja , tiparet e personave që do të bastisen, zgjedhja e drejt dhe numri i mjaftueshëm i policëve që do te marrin pjesë në bastisje. Një rëndësi tjetër është përcaktimi i mjeteve apo paisjeve të nevojshme për bastisje. Si vazhdimësi e përgatitjeve duhet të përcaktohet edhe mjeti i cili kërkohet për arsye se midis policëve apo personave të autorizuar për bastisje mund të ketë të tillë që nuk janë ekspert të asaj fushe të cilës i përket mjeti i cili kërkohet,prandaj është e udhës që ata të njoftohen me specifikat e mjetit që kërkohet. Në raste kur kemi bastisje urgjente të cilat bëhen praktikisht edhe pa përgatitje nga aspekti kriminalistik dallojmë: Bastisjet me përgatitje dhe bastijse pa përgatitje.
Sipas mendimit të disa autorëve faza e përgatitjeve është një prej momenteve vendimtare për suksesin e bastisjes, prandaj duhet që në të ardhmen bastisjet pa kurrfarë përgatitje te jenë shumë të pakta ose të mos ndodhin fare. Pra edhe në rastet më urgjente duhet të kemi disa përgatitje të improvizuara minimale pa të cilat po thuaj është e pamundur të bëhet bastisja.
Planifikimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Planifikimi është funksioni kyq në secilin nivel të menaxhimit. Në nivelin e vijës së parë kjo është njëra prej shkathtësive kryesore teknike e cila kërkohet. Secili aktivitet kriminalistik, ashtu edhe planifikimi i bastisjes e cili bëhet për arsye të kapjes së personit të dyshuar se ka kryer vepër penale apo për qellim të konfiskimit të objekteve që i takojnë veprës penale nënkupton shpenzimin sa me pak të kohës, fuqisë dhe mjeteve. “Përmbushja e këtij imperativi bazohet në kryerjen paraprake të një vargu të aktiviteteve të lidhura mirë të karakterit ideor-krijues, kështu që procesi krijues i cili i paraprinë realizimit të aktiviteteve të synuara quhet planifikim ndërsa produkti i tij final plan”.
“Në përgjithësi, planifikimi është një proces i vazhdueshëm i përgatitjeve për aktivitetet në disa prej pikave në të ardhmen, pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për gjysëm orën e ardhshme apo disa vitet e ardhshme. Pavarësisht nga zona apo njësia përbrenda organizatës, për të cilat menaxheri apo mbikëqyrësi është përgjegjës. Të gjitha detyrat që duhet të kryhen duhet t’i kenë konsideratat e thella. Kjo përfshinë ekzaminimet detale dhe sistemetike të të gjitha aspekteve nga e cila faktikisht varet suksesi i ekipit si dhe i organizatës”. Në praktikë, planifikimi nënkupton se mbikëqyrësi, së bashku me punëtorët e tij apo saj, përcakton detyrat dhe mënyrën se si duhet arritur ato. Megjithatë, planifikimi përfshin çështjet si në vijim :
- Burimet materiale,
- Mirëmbajtja adekuate për punë,
- Hapësirë adekuate për punë,
- Arritja me kohë e detyrave dhe objektivave,
- Informimi me kohë i ekipeve tjera dhe nga ekipet tjera,
- Marrja me çështjet e personelit,
- Benificionet, shërbimet,
- Kushtet e sigurisë etj.
Kur mbikqyrësit kanë aftësi të krijojnë një hapësirë të mirë pune, punëtorët mund të jenë më efektiv.
Përgatitja e planit për bastisje
Për bastisje të shtëpisë apo lokaleve tjera është pothuaj e domosdoshme të hartohet plani përveç në raste urgjente ku vonesa në kohë do të rezultojë me mos kapjen e kryesit të veprës apo me mos gjetjen e mjetit i cili kërkohet. Por edhe në raste urgjente nuk përjashtohet mundësia të bëjmë përgatitje të improvizuara dhe plani i shpejtë me qëllim të përshtatjes urgjente situatës së krijuar taktike.
“Në kuadër të përgatitjeve dhe planeve të bastisjes ndër të tjera duhet të ndërmerret :
- Mbledhja e sa më shumë të dhënave për objektin e bastisjes (numri, kati, sistemi i dhomave, lokalet ndihmëse, bodrumi, tavani ndërtesat bujqësore, etj),
- Sipas mundësisë sigurimi i planit të ndërtesës (shtëpisë), ose të bëhet skica e truallit të lokaleve ku kryhet bastisja;
- Mbledhja e informatave për atë se kush krejt dhe në çfarë kohe gjendet në banesë apo në objektin tjetër ku duhet të behet bastisja;
- Të mblidhen dhe të analizohen informatat dhe shënimet për vetitë e personit te i cili duhet të bëhet bastisja e banesës, ose lokaleve tjera dhe për sjelljen e mundshme të atij personi (rezistenca eventuale, fizike, trikat e ndryshëm të mundshëm) me qëllim të zbatimit të masave adekuate të kujdesit të shtuar ;
- Të definohet kë duhet kërkuar (kryesi apo grupi i fshehur, pjesëmarrësit, etj), gjegjësisht të bëhet lista ose plani operativ çka duhet kërkuar krejt (armë, eksploziv, të holla të vjedhura, monedha të falsifikuara, pajisje për falsifikim, valuta të huaja, monedha të arit, narkotikë, thika e përgjakur, veglat për thyerje, materiali i shtypur armiqësor), kurse paraprakisht të parashihet dhe definohet qka duhet kërkuar dhe cilat objekte mund të paraqiten përveç atyre që kërkohen ;
- Të definohet ku duhet kërkuar të gjitha (mundësia e fshehjes) dhe sa duhet shkuar larg në çmontimin e mobileve, mihje, etj ;
- Të vlerësohet dhe të definohet se tek kush duhet të behet ende bastisje e banesës dhe lokaleve tjera (sinkronizimi i shumë bastisjeve);
- Të caktohet koha më e volitshme e bastisjes (dita, ora, minutat), të sigurohet pajisja e nevojshme për kryerjen e suksesshme të bastisjes (pajisja për blombim, dritat, qeset, mbështjellësit dhe pajisja tjetër për paketimin e gjurmëve dhe objekteve tjera, shufrat e metalta, çekani, darët, çelësat e ndryshëm dhe pajisje tjetër për hapje, shtypje, shpime, etj, detektor për metale, pajisje për shkrim, fotoaparati, etj) ;
- Të caktohen numri dhe struktura e e ekipit operativ që do ta kryejë bastisjen, përcaktohet udhëheqësi i ekipit, të bëhet ndarja e detyrave të punës mes tyre (bllokada e jashtme dhe e brendshme, vrojtimi i anëtarëve, të shtëpisë, kontrolli i menjëhershëm)”.
Në fund duhet paralajmëruar se të gjitha masat dhe aktivitetet të cilat duhet të ndërmerren në kuadër të planifikimit dhe përgatitjeve për bastisje duhet të mbetën fshehtësi. Në qoftë se vërejmë se nuk është ruajtur fshehtësija atëherë objekti i bastisjes mund të përjashtohet.
“Në praktikë, shpesh lind nevoja për të bërë kontrollime në grup kur ka të dhëna se sendet ose dokumentet e kërkuara ndodhen te persona, që janë gjini, të afërt, kur në një çështje penale ka disa bashkëpunëtorë. Zakonisht, ky lloj kontrollimi kryhet kur ka vjedhje të pasurisë.
Rruga më e përshtatshme në këto raste është zhvillimi i kontrollimive në të njëjtën kohë. Për këtë qëllim përpilohet një plan operativ. Ky plan realizohet nga disa pjesëtarë të organit të procedues në bashkëpunim me organet e brendshme”.
Taktika dhe planifikimi i bastisjes së shtëpisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Taktika e bastisjes së shtëpive
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bastisja e shtëpisë ose banesës bën pjesë në mesin e aktiviteteve më të rëndësishme hetimore për shkak se kalohet në privatësinë e individit dhe duke pasur parasyshë laramanin e vendeve ku mundë të fshihen gjërat apo personi, mvarsisht nga qëllimi i bastisjes. “Mendojmë se shtëpija, sipas dispozitave të “KPP”, nënkupton hapësirën e përgjithshme që një person e ka zgjedhur si vend të banimit të tij. Në këtë hapësirë është i mbrojtur intimiteti (privatësia) dhe janë të lejuara sjelljet që do të ishin të pa pranueshme për publikun. Kualiteti i hapësirës që konsiderohet shtëpi ka rol të parëndësishëm. Për këtë arsye, është e nevojshme marrëdhënia psikike dhe fizike e banorit ndaj hapësirës në të cilën banon, por nuk kërkon kualitet ndërtimor të hapësirës. Në këtë kuptim në kushtet e përmendura, personi mund të jetojë edhe në hapësira të tjera që i takojnë atij, çfarë mund të jenë podrumi, çarraniku, qilari”. Tek bastisjet e shtëpive krminalistët zbatojnë një rregull taktik : ta vësh veten ne pozitën e personit shtëpija e të cilit bastiset të njohësh psikologjinë e tij shprehitë e tij dhe t’i përgjigjesh pyetjes se ku mund ta ketë fshehur mjetin apo provat që janë qëllim i bastisjes. Duke u nisur nga parimi se të fshehësh është më lehtë se sa të kërkosh, mund të themi se personi i cili po bastiset gjendet në një situatë ku ka vetëm një të panjohur se si do të zhvillohet bastisja, ndërsa policia gjyqësore e cila e bën bastisjen ndodhet para shumë të panjohurash e versioneve, të cilat duhet të zgjidhen mbrenda një kohe shumë të shkurtër. “Ligji Penal nuk saktëson masat që duhet aplikuar, as nuk precizon mënyrat se si duhet mbledhur informatat. Këto masa dhe veprime kanë karakter operativ e jo procesual dhe ato sipas natyrës së vet janë në përputhje të plotë me detyrën e të vrejturit, kuptimit dhe zbulimit të fakteve të cilat arsyetojnë dyshimin e bazuar se është kryer vepër penal edhe se ndonjë person është kryes i veprës penale”. Pra organi i procedurës vë në dispozicion të gjitha forcat e tij mendore e morale ngre versione të ndryshme të ndryshme hetimore për të ardh më lehtë te zbulimi i shnjave që fajtori ka lënë gjatë fshehjes së mjeteve që është kryer vepra penale ose mjetet që janë të ndaluara për mbajtje apo të personit-personave që kërkohen. Fajtori për fshehjen e mjeteve përdor vendet të cilat sipas mendimit të tij nuk bijën në sy. Ka raste kur ato vende ato vende vërtet janë të fshehura por kjo nuk bën të dekoncentroj policinë e cila e kryen bastisjen, nuk ka vend që nuk mund te zbulohet i rëndësishëm është kocentrimi që do të ken policia. Ka raste kur objektivi gjindet edhe në vende shumë të dukshme p.sh. mbi tavolinë të kuzhinës ndër gazetën ditore dihet nga psikologjia gjërat më të dukshme nga një herë nuk vërehen. Pra një rol shumë të rëndësishëm me rastin e bastisjes ka personi i autorizuar zyrtarë i cili e vëzhgon të dyshuarin gjatë bastisjes. “Vëzhguesi duhet të bisedoj me personin tek i cili bëhet bastisja sepse frika, shqetësimi, relaksimi apo droja mund të përcillen edhe me ngjyrën e zërit, belbëzimi, ngatërrimi i fjalëve (zbehja, djersitja, dridhja). Vëzhguesi i kujdesshëm do t’i vërej reagimet e personave të tillë të pandërgjegjshëm gjatë çdo mundësie të gjetjes së objektit të kërkuar. Pa marr parasysh që personat e tillë përpiqen ta aktrojnë gjakftohtësinë ata nuk mund ta fshehin shqetsimin kur vendi “i nxehtë” është në pikën kritike, pra ku janë sendet e fshehura, por gjithashtu nuk mund ta fshehin edhe lehtësimin e tyre kur kontrolluesi i largohet vendit të tillë gjë që të gjithë operativistëve me provojë do të mund t’u lehtësohej gjetja e objekteve të kërkuara”. Pra bastisja e shtëpisë gjithmonë bëhet sistematikisht sipas një rendi të caktuar, konform me planin e përpunuar paraprakisht me ndajre tëqartë të roleve të anëtareve të ekipit operativ i cili e bën bastisjen, nuk duhet te merren parasyshë të gjitha hollsit e planit sepse duhet vepruar konform situatës, pra nuk duhet që të gjitha rregullat e caktuara me plan të mirren si shabllon por sipas nevojës ato duhet përmirësuara dhe duhet kërkuar mënyrat me oportune të veprimit konkret. Pra në kuptimin e njejt duhet kuptuar edhe ato rregulla taktike që rekomandohen me rastin e bastisjes. Duke u nisur nga parimi i cekur taktik të befasisë duhet pa u vërejtur t’i afrohemi shtëpisë e cila është ne shënjestër të bastisjes. Kontrolli paraprak duhet t’i paraprij bllokada e menjëhershme dhe shumë e shpejtë me të cilë sigurohet vëzhgimi dhe kontrolli i lëvizjeve në daljet ndihmëse, dritareve, tavaneve, daljeve të pasme, bodrumeve etj. Nuk guxojmë asesi që ne të hyjmë nja njëra der dhe nga dera tjetër të arratiset personi që kërkohet apo të hedh për dritare objektin që kërkohet. Varshmërisht nga shkalla potenciale e rrezukut nga rezistenca , sulmi, arratia, fshehja ose hedhja e sendeve ose edhe nga vet kompleksiteti dhe pesha e veprës penale bëhet edhe bllokada me qëllim të sigurimit të bastisjes së suksesshme. Duhet cekur se në qoftë se kemi dy dëshmitar të moshës madhore të pranishëm, nuk duhet të lejojmë qe atyre tu kanoset rreziku i ndonjë rezistence të armatosur te mundshme. Nëse paraqitet rezistenc e armatosur apo sulm dëshmitarët sillen vetëm pas kryerjes së rezistencës. Kur kemi të bëjmë me bastisjen e shtëpive apo banesave të kriminalëve të rrezikshëm dh e supozohet se do të kemi rezistencë hyhet me kujdes të veçant, dhe bllokada e shtëpisë apo ndërtesës behet me plan të veçant. Pasi që të hyjmë në shtëpi ose banës së pari duhet të bëhet kontrolli i personave të dyshimtë me qëllim të konfiskimit të armëve a mjeteve që janë të përshtatshme për sulm, si dhe me qëllim të konfiskimit të mjetit që kërkohet. Gjatë bastisjes duhet pasur kujdes qe dyer dhe dritares e shtëpies duhet mbyllur kështu që ju në një far mase ju pamundësohet hedha e sendeve. Një rregull tjetër është që askush të mos lejohet të dal nga banesa, ndërsa hyrja nga jashtë nuk ndalohet por personat qe hyn nga jashtë duhet te legjitimohen dhe të jenë nën kontroll. Në qoftë se dikush nga anëtaret e familjes duhet të dal p.sh. (fëmija ne shkollë ambulancë, etj) duhet që ata të kontrollohen dhe njëkohësisht tu sigurohet përcjellja. Kjo ndodh për arsye se personi që del nga shtëpija mund të lajmëroi personat e tjet qe janë te bashkëpjesëmarrës, që të largohen nga vendi apo të fashhin provat të cilat janë të fshegura jashtë shtëpisë. Pjesët e shtëpisë kontrollohen me radhë një nga një duke u nisur nga e majta në të djatht ose e kundërta prej së larti poshtë, duhet pasur kujdes që bastisja te jetë shumë konstruktive dhe radhitja e si të kontrollohet nuk ka shumë rëndësi, rëndësi ka që të mos harrohet asgjë pa u kontrolluar. Në rastet e bastisjes kur e dijm se çka po kërkojmë, duhet pasur kujdes edhe në obekte të tjera që tregojnë për ekzistimin e ndonjë vepre penale si dhe objektet që sipas ligjit duhet konfiskuar. Gjatë bastisjes duhet me kontrolluar gjithandej pa harruar asgjë por një ndihmës të madhe na jep edhe zanati i personit shtëpija e të cilit bastiset p.sh. muratori mundet qe objektin ta fsheh ne mur, zdrukthëtari ne mobile e kështu me radhë. Me gjithë atë bastisjen nuk duhet bazuar vetëm në atë të zanatit të personit por duhet me kujdes te kontrollohet e gjithë hapësira e shtëpisë. Në bastisjet ku kemi informator dhe përmes informatorit e kuptojmë se ku gjinden objektet e fshehura, për shkaqe teknike nuk shkohet drejt nga vedi se ku ndodhen por bastisja fillon si zakonisht sipas planit te përgatitur në mënyrë qe të mos zbulohet informatori. Bastisjen duhet zgjeruar në rastet kur ka dyshim të bazuar dhe se objektet e veprës penale janë strehuar tek të afërmit (miku, shoku, ortaku, etj).
“Me rastin e bastisjes duhet paur kujdes për mundësinë e fshehjes së objekteve në strehimet ekzistuese potenciale, zbrastësirat, etj, si dhe në vendet e fshehta, speciale të përshtatura”. Mundësija e fshehjes në shtëpi apo banës është e madhe duke u nisur edhe nga madhsija e objetiktit sepse dihet se sa me i vogël te jetë objekti mundësit për fshehje janë me të mëdha kështu që so ta cekim se në çfarë duhet pasur kujdes gjatë bastisjes. “Objektet e ndryshme (varësisht prej veçorive, madhësisë dhe strukturës) mund të fshihen prandaj duhet të kërkohen me kujdes të posaçëm.
- Në mure dhe mbi mure (pas pasqyrës, pas pikturës, pas kalendarit ; etj)
- Në kornizat e fotografive dhe pikturave, pas pasqyrave, diplomave, pikturave të shenjtëve, etj ;
- Në mobile dhe në orendi (në ormanë, vitrina nate, shtretër, komode, rregall, rafte, tavolina, karriga, fotele, etj) ;
- Në pjesën e poshtme të karriges, tavolinës, etj, me ngjitje (me ngjitvs, kit, trakë ngjistës, etj) ;
- Në zbrastësirat e mobileve të punuara me gypa, zbrastësirat të këmbëve të karrigeve, tavolinave, etj.
- Në pjesët e varsëve, në paradhomë ose orman, ne zbrastësirat e varseve , ombrella, etj ;
- Në rrobat e hekurosura, të papastëra (në kofinin e rrobave ose në lavatriçe), në jastëk, jogi, jorgan, dhe shtroja të tjera, etj ;
- Në legen të WC-së, në gypat e ngrohjes qendrore, të plinit , luster dhe të qirinjëve, etj ;
- Në bombola dhe në enë të kuzhinës (tasat, tenxheret, bombolat e kompotit, në kripë, sheqer, etj) ;
- Në instrumentet muzikore (piano, kuti violine, kitarë, harmonikë, etj) ;
- Në vendet dhe zbrastësirat e TV, radioaparatit, magnetofonit, transistorit, frigoriferit, etj ;
- Në lodrat e fëmijëve ;
- Në libra ;
- Në vazo, tasa dhe sanduk lulesh ;
- Në trofe dhe rekuizita sportive ;
- Në vende shumë te dukshme, p.sh. mbi tavolinë të kuzhinës, nën gazetën ditore (dihet nga psikologjia se gjerat më të dukshme shpesh nuk vërehen) ;
- Në shporet, kaminë, tymtar, hedhurina, hi, nën dru, në gurë, në miell, pas tranit, etj ;
- Në bodrum, shupë, pleme, etj”.
Planifikimi i bastisjes së shtëpive
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për çdo bastisje të shtëpive duhet të bëhet një përgaditje e kujdesshme për masat taktike më të rëndësishme të cilat do të ndërmerren gjatë bastisjes siç janë caktimi i objekteve që kërkohen, studimi i personalitetit të personit i cili do të bastiset, njohja sa më shumë topografike e shtëpisë dhe mjediseve ku duhet bastisur në qoftë se kemi të bëjme me bastisje të zgjeruara, paisjet të cilat janë të nevojshme gjatë bastisjes, koha kur duhet filluar bastisja dhe caktimi i policve të cilët do të marrin pjesë në bastisje. “Kontrollime “në tym”, “çfarë të dalë”, sipas parimi se “në vend do të sqarohet gjithçka”, konsiderohen nga praktika hetimore botërore si të dëmshme dhe si shkelje të rënda të ligjit. Prandaj në çdo kontrollim caktohen sendet që përbejnë objektin e kontrollimit”. Pra kërkimi i këtyre apo atyre objekteve varet edhe nga lloji apo natyra e veprës penale dhe nga rrethanat konkrete të çështjes. Kështu p.sh. tek vrasjet kërkohet arma e zjarrit, municionet, teshat me njolla gjaku etj, tek vjedhjet kërkohen gjërat e vjedhura, vlerat materiale monetare, dokumentet e llogaris etj. Tek bastisjet organi i procedurës duhet të ketë parasysh se duhet të marr gjërat të cilat e shfajësojnë personin e dyshuar se ka kryer vepër penale, por nuk duhet lënë anash as objektet e tjera te dyshimta të cilat mund të tregojnë për kryerjen e ndonjë vepre tjetër e cila ndiqet zyrtarisht nga organi i procedurës penale. Gjatë kërkimit të objekteve duhet pasur parasysh se fajtori mund të ja ndryshon dukjen e jashtme objekteve të cilat kërkohen. “Kur është fjala për zbulimin e sendeve individualisht të përcaktuara, për shembull, teshat e viktimës së vjedhur me dhunë, thirren në kontrollim personat e afërt që i njohin këto sende”. Kur jemi te planifikimi i bastisjeve duhet pasur shumë kujdes vendi ku ndodh bastisja, koha kur duhet fillohet, tiparet e personave që bastisen, zgjedhja e drejtë dhe numri i mjaftueshëm i policëve dhe i paisjeve të nevojshme për bastisje. Policët që do të marrin pjesë në bastisje duhet njoftuar me specifikat e mjetit që kërkohet sepse mudet që nga ata polic te mos jen ekspert te asaj fushe përkatëse të cilës i takon mjeti. Edhe atëhet kur kemi nguti dhe se vonesa është e dëmshme duhet bërë ca perënditje minimale të improvizuara dhe të hartohet plani ideor, me qëllim të përshtatjes urgjente të taktikës me situatën e krijuar. “Prej përgatitjeve varet edhe planifikimi i punës, sepse puna e paplanifikuar kriminalistike mundë të ketë për pasojë humbjen e kohës për veprimet e nevojshme hetimore ose kriminalistike retroaktive, nëpërmjet të cilave do të duhej të korrigjoheshin lëshimet paraprake të shkaktuara nga mungesa e përgatitjeve. Për këtë arsye, konsiderojmë se përgatitjet janë absolutisht pjesë përbërëse të bastisjes”. Për përgatitjen e planit për bastisje duhet ndërmerren edhe: mbledhja e sa me shumë të dhënave për objektin e bastisjes p.sh. numri, kati sistemi i dhomave, bodrumi, tavani,mundësisht edhe informatat për objektet tjera që e rrethojnë shtëpinë, etj, sipas mundësisë dhe sigurimi i planit të shtëpisë, mbledhja e informatave se kush ndodhet në shtëpi dhe në çfarë kohe, të mirren dhe të analizohen informatat ose vetit e personit i cili bastiset a mundë të jetë rezistent, të definohet se çfarë kërkohet, armë, eksploziv, të holla të vjedhura, narkotikë, pajisje për falsifikim, thika e përgjakur, veglat për thyerje, gjatë bastisjes duhet pasur kujdes edhe te gjerat e tjera përveç atyre se kërkohen të cilat mund te tregojnë për ndonjë vepër tjetër penale të pa zbuluar apo edhe të pa lajmëruar fare, të definhet vendi ku duhet kërkuar, duhet parashikuar edhe ku duhet bëhet bastisja pra sinkronizimi i shumë bastisjeve, të caktohet koha më e përshtatshme kur duhet të fillon bastisja (dita, ora, minuta), të sigurohen paisjet për kryerjen e suksesshme të bastisjes (paisja pvr blombim, dritat, qeset, mbështjellësit dhe pajisja tjetër për paketimin e gjurmëve të tjera, të caktohet numri dhe struktura e ekipit operativ që do të kryej bastisjen, të caktohet udhëheqësi i ekipit, të bëhet ndarja e detyrave mes ekipit operativ, (bllokada e jashtme dhe e brendshme, vrojtimi i anëtareve, të shtëpisë dhe kontrollimi i menjëhershëm etj.
Taktika dhe planifikimi i bastisjeve së lokaleve afariste
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Taktika e bastisjeve së lokaleve afariste
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bastisja e lokaleve afariste bën pjesë në mesin e aktiviteteve më të rëndësishme hetimore me të cilën arrihet deri tek provat dhe indicet materiale (objektet dhe gjurmët e veprës penale) ose zbulohen dhe kapen kryesit e veprës penale apo persona të tjer që kërkohen. Por nuk behet fjalë vetëm për provat dhe indicet e deliktit tashmë të kryer gjatë bastisjes mund të zbulohet gjurmë dhe fakte për ndonjë vepër që është duke ndodhur apo do të ndodh si dhe mund të zbulohen mjete të cilat duhet të konfiskohen sipas dispozitave ligjore. Pasi që dihet se lokalet afariste janë publike ato mud të shërbejnë edhe si vende ku bëhet tregtia ilegale me narkotik, fshehja dhe konsumimi i tyre, por edhe grumbullimi i kriminelëve me qëllim këmbimin e informacioneve të karakterit kriminal. “Përvojat e praktikës sonë kriminalistike tregojnë se shitja e drogës me pakicë shpesh bëhet në lokale hoteliere dhe diskoteka ose në afërsi të tyre. Në kryerjen e kësaj vepre penale marrin pjesë se paku tre kriminelë. Njëri prej tyre që qëndron brenda e ka drogën me veti ose diku brenda në objekt, i dyti vendos kontakte me blerësit, merret vesh për kushtet e shit-blerjes e pastaj shkon te persoi që e ka drogën që ia shet blerësit.
Gjatë kësaj kohe, së paku një kriminel e bën sigurimin e transaksionit, për shkak të ardhjes eventuale të policisë ose grupeve kriminale rivale.
Karakteristikë e veçantë për këtë situatë është se blerësi nuk ka fare kontakt me kriminelin që e mban drogën. Kjo masë e vigjilencës ndërmerret me qëllim që, në rast të aksionit rutinë eventual të policisë në objektin publik, ai që e mban drogën të mos zbulohet apo, në rastin më të keq, ta fshehë, ta hedhë ose ta asgjësojë. Sidoqoftë, kur merret vendimi pvr bastisjen e objektit të caktuar publik, gjatë planifikimit të metodës së veprimit kriminalistik duhet të merren parasysh variante të ndryshme të taktikës dhe strategjisë kriminale. Vetëm në këtë mënyrë vshtë e mundur të arrihen rezultatet e caktuara, pra të gjendet droga dhe dilerët”. Tek lokalet afariste vëmendje e veçantë i kushtohet taktikës dhe sistematikiës së bastisjes, për shkak te hapësirës së madhe që mund te ketë lokali, dhe është shumë me rëndësi që bastisja të jetë e detajuar. Pra bastisja bëhet sipas një rendi të caktuar në pajtim me planin e përpunuar me ndarje të çart të roleve të anëtarëve të ekipit operativ i cili e bën bastisjen mirëpo gjithmonë duke ju përshtatur situatës së krijuar konkrete çka do të thotë se plani i bastisjes, rregullat e caktuara në plan nuk duhet marrur si shabllon por gjithmonë duhet vepruar si e kërkon situata e krijuar taktike. Për gjdo bastisje duhet të ekzistoj dyshimi i bazuar për ndryshe prekën të drejtat e njeriut të garantuara me kushtetut sidomos kur kemi të bëjmë me bastisjen e lokalëve afariste ku mundë të ketë edhe qytetarë të ndershëm të cilët ndodhen në lokalin afarist i cili është cak i bastisjes. Para fillimit të bastisjes së lokaleve afariste ekziston mundësija që policia të pengohet në qasjet ndaj lokalit mirëpo në ato raste policia është e autorizuar të përdor dhunën mirëpo paraprakisht variante të tjera të mundshme.
Planifikimi i bastisjes së lokaleve afariste
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Edhe tek bastisja e lokaleve afariste planifikimi është prmiar. Planifikimi i bastisjes së lokaleve afarist është i ngjashëm me planifikimen e bastisjes se shtëpive siç e kam përshkruar me lartë. Bastisja duhet të filloj me një formë të observimit special, vëzhgimi i fsheht ilokalit afarist me qëllim që të vërehen dukuritë ose ngjarjet e pazakonta e të papritura të cilat po që se nuk vërehen me kohë mundë të ndikojnë dukshëm në efikasitetin e bastisjes. Specifikë e përgatitjeve të planit për bastisjen e lokaleve afariste është se duhet mbledhur informata shtes siç janë ndonjë ekskursion i pa planifikuar, ndonjë bllokim eventual i komunikacionit, vizitë e ndonjë delegacioni të caktuar, të gjitha këto mund të ndikojnë në fillimin e bastisjes pra mund te na ndryshojnë kohen e fillimit te bastisjes. Pra të gjitha këto mund të ndikojnë se udhëheqësi i bastisjes te merr vendim për shtyrjen e bastisjes për një kohë të caktuar. “Në qoftë se gjatë vëzhgimit të fshhtë nuk është vëne re asgjë që, eventualisht, do të ndikonte në bastisjen e planifikuar atëherë, mu në kohën e caktuar, ekipi niset nga stacioni në drejtim të objektit që do të bastiset. Me këtë rast, duhet të respektohet drejtimi i caktuar i lëvizjes deri te objekti, duke zbatuar parimin e konspiracionit. Gjithsesi, konspiracioni është një prej premisave kryesore për bastisjen që do të bëhet”. Duke pasur parasysh destinimin e lokaleve afariste duhet kihet parasysh se në momentin e bastisjes mbrenda lokalit ku do të bëhet bastisja mund të ketë edhe shumë qytetarë mbrenda lokalit të cilët janë të ndershëm pra për këtë arsye është shumë i rëndësishëm zbatimi i parimit të ligjshmërisë, që ne asnjë mënyrë të mos shkilen të drejtat themelore të njeriut. Duke u nisur nga madhsija e objektit caktohet edhe ajo se në sa grupe duhet bërë bastisja. Në raste të tilla ku bastisja bëhet në dy apo me shumë grupe duhet kujdesur të sigurohen një numër më i madh i dëshmitarëve (për secilin ekip nga dy) në mënyrë që bastisja të zhvillohet sipas normave ligjore.
Përfundim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si përfundim mund të themi se bastisja është një veprim hetimor e gjyqësor, i cili ka për qëllim të zbuloj në një vend, shtëpi, lokal afaristë apo edhe me ndonjë hapësirë tjetër, prova materiale, sendet ose dokumentet që janë me rëndësi për çështjen, ose edhe arrestimin e personit të dyshuar apo ndonjë personi tjetër i cili veç është në kërkim ose është në listën e kriminelëve. Të gjitha veprimet të cilat duhet të ndërmirren gjatë bastisjes duhet tu përmbahen dispozitave ligjore të cilat e precizojnë atë. Për arsyshmërin e bastisjes apo me mirë të them për legjitimitetin e plot të bastisjes është e domosdoshme të ekzistoj dyshimi i bazuar sepse për ndryshe bastisja pa dyshim të bazuar prek të drejtat e shtetasve të garantuara me kushtetut siç janë paprekshmërija e shtëpisë apo banesës, fshehtësija e korrespodencës, etj. Urdhri për bastisje i takon ekskluzivisht gjyqtarit të procedurës paraprake, por ka raste kur ajo mund të bëhet edhe pa urdhër të gjykatës në rastet kur personi është kapur në kryerjen e sipër të veprës penale kur ndonjë person kërkon ndihmë apo edhe në raste kur vonesa për të marr urdhrin mud të rezultojë me fshehjen e gjurmëve, asgjësimin e tyre apo edhe me ikjen apo fshehjen e personit të dyshuar. Gjatë punimit të temës jam munduar të bëj një elaborim të veçant të gjitha masave që duhet të ndërmirren gjatë bastisjes posaçërisht TAKTIKËS dhe PLANIFIKIMIT të bastisjes.
Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1) Petroviq BORISLAV “Hyrje në Kriminalistikë Prishtinë” FSK/S-06/06
- 2) Sijerćić-Ćolić HAJRIJA , Halilović HARIS “E Drejta e Procedurës Penale”, Me Vështrim Të Posaçëm Në Procedurën Penale Të Kosovës Prishtinë 2007
- 3) Korajlić NEDŽAD “Taktika Kriminalistike” Sarajevë/Prishtinë 2007
- 4) Korajlić NEDŽAD “Kriminalistika Situacionale” Prishtinë 2008
- 5) Hanel BARBARA “Planifikimi” QKSEZH janar 2004
- 6) Begeja SKËNDER “Kriminalistika“ ribotim ISBN 99927-0-308-3
- 7) Kodi I Procedurës Penale të Kosovës “KPPK”