Tame Impala

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tame Impala
Tame Impala at Flow Festival Helsinki Aug 10 2019 -24.jpg
Të dhëna
PrejardhjaPerth, Australi
ZhanretPsychedelic pop, psychedelic rock, neo-psychedelia
Vitet aktive2007 - prezentë
Shtëpitë diskografikeModular, Interscope, Fiction
BashkëpunimetPond, Gum, The Growl, Mink, Mussel Creek, The Dee Dee Dums, Space Lime Peacock, Allbrook/Avery, Relation Longue, Distance, Felicity Groom, Barbagallo, MGMT
Faqja zyrtarewww.official.tameimpala.com
AnëtarëtKevin Parker

Tame Impala është projekti i muzikës psikodelike të multi-instrumentalistit australian Kevin Parker. Në studio, Parker shkruan, inçizon, performon, dhe prodhon të gjithë muzikën e projektit. Si akt live, Tame Impala përbëhet nga Parker (kitarë, vokal), Dominic Simper (kitarë, sintisajzer), Jay Watson (sintisajzer, vokal, kitarë), Cam Avery (bas kitarë, vokal), dhe Julien Barbagallo (bateri, vokal). Grupi ka një lidhje të ngushtë me grupin tjetër australian Pond, me të cilët ndanë anëtarët dhe bashkëpunëtorët, duke përfshirë Nick Allbrook, më herët anëtar live i Tame Impala. Fillimisht të firmosur me kompaninë distributive Modular Recordings, Tame Impala kanë tani kontratë me Interscope Records në Shtetet e Bashkuara, dhe Fiction Records në Britaninë e Madhe.

Parker fillimisht e krijoi projektin në Perth në vitin 2007. Pas një serie të këngëve dhe EP-ve, albumi i parë, Innerspeaker, u lansua në vitin 2010; ai u çertifikua gold në Australi dhe u pranua mirë nga kritikët. Albumi i dytë, Lonerism, u vlerësua gjithashtu mirë, duke arritur statusin platinum në Australi dhe duke u nominuar për çmimin Grammy për kategorinë e Albumit më të Mirë Muzikor Alternativ (Best Alternative Music Album). Albumi i tretë i Tame Impala, Currents, u lansua në korrik të vitit 2015, dhe sikurse paraardhësi i tij, fitoi çmimin ARIA për kategoritë Best Rock Album dhe Album of the Year. Parker fitoi APRA Award për kategorinë Song of the Year 2016 për këngën e parë të albumit Currents, "Let It Happen". Albumi i katërt dhe më i fundit, The Slow Rush, u lansua më 14 shkurt 2010.

Anëtarët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Studio[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Kevin Parker – vokal dhe të gjitha instrumentet, produksion (2007–prezent)

Live[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Kevin Parker – vokal, kitarë (2007–prezent)
  • Jay Watson – bateri (2007–2012); sintisajzer, kitarë, vokal mbështetës (2012–prezent)
  • Dominic Simper – bas kitarë (2007–2013); kitarë, sintisajzer, tastierë (2009–prezent)
  • Julien Barbagallo – bateri, vokal mbështetës (2012–prezent)
  • Cam Avery – bas kitarë, vokal mbështetës (2013–prezent), sintisajzer (2019–prezent)

Anëtarët e mëparshëm live[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Nick Allbrook – kitarë, sintisajzer, bas kitarë (2010–2013)
  • Loren Humphrey – bateri (2019)

Diskografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]