Jump to content

Tarraca e Ndëranit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Tarraca e Ndëranit ndodhet në krahun e majtë të lumit të Zagories, në afërsi të fshatit Ndëran. Përfaqëson një fragment tarrace lumoro-deluviale, të formuar nga lumi i Zagories në formën e një tarrace të nivelit të tretë, në shpinën e së cilës janë depozituar: deluvione dhe koluvione të ardhura nga shpati lindor i malit të Lunxhërisc icilin ndërtohet nga gëlqerorë e si pasojë veprimi i karstit është mjaft prezente si pasojë mali është i thatë e i zhveshur..., si dhe materiale fluvioglaciale nga cirqet e lartësive të këtij mali. Ajo është e gjatë rreth 1000 m dhe e gjerë rreth 200 m. Ka shpinë me pjerrësi mbi 20-25% dhe front të thepisur, 20 m të lartë. Mbi këtë tarracë është zhvilluar një ekosistem i veçantë dhe interesant, që përfaqësohet nga një pyll i përbërë nga lajthitë e famshme të Zagories. Për mënyrën e krijimit dhe të modelimit të vazhdueshëm, si dëshmi e proceseve natyrore të periudhës së kuaternarit, ky monument merr vlera të veçanta shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike), por edhe didaktike, ekologjike dhe turistike. Për të vizituar këtë monument, duhet të merret rruga automobilistike Gjirokastër-Nivan-Ndëran.