Jump to content

Tavë kosi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Tavë Kosi)
Tavë kosi

Tavë kosi është përgatitje ushqimore e përbërë kryesisht nga kosi, mishi dhe përbërësit tjerë.

Për përgatitjen e tavës për 4 persona nevojiten :

  • mish qingji ose keci : 500 g
  • kos : 1 l
  • oriz : 1/2 filxhan kafeje
  • vezë : 3 kokrra
  • gjalpë : 100 g
  • miell : 2 lugë gjelle
  • kripë : sipas shijes
  • piper : sipas shijes

Mishi pasi lahet, fshihet, pritet në racione vihet në një tavë dhe i hidhet vaj dhe kripa. Piqet në furrë me temperature 180 °C duke i spërkatur pjesët e mishit me lëngun e tij. (më parë mishi të zihet për 30 min). Para se të përfundoje pjekja (15 min) hidhet mbi tavë orizi dhe pak lëng mishi 1/2 gotë uji e nxehtë. Hiqet nga furra dhe lihet që të ftohet pak. Ndërkohë në një tas porcelani hidhet kosi dhe kripa, punohen mirë shtohen vezët një nga një dhe mielli pa e ndaluar përzierjen. Në fund i hidhet pjesa e mbetur e gjalpit. Kjo masë vihet në tavë, përzihet mirë që të trazohet me copat e mishit dhe orizin dhe futet sërish në furrë për rreth 15 minuta.