Tavë me presh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Tavë me presh është ushqim i përgatitur nga mishi, preshët dhe përbërësit tjerë shtesë.

Përbërja[redakto | redakto tekstin burimor]

Për të përgatitur tavën me presh nevojiten:

  • 0.5 kg mishë i bluar
  • 2.5 kg presh
  • 1 filxhan oriz
  • 1 karotë
  • 1 qepë
  • Sipas dëshirës i shtohet 1 domate ,1 spec dhe majdanoz, hudhër e njomë ose e thatë.
Duhen edhe 
  • Kripë, piper i zi ,piper i kuq, vegetë, gjalpë 50 gr. ose vaj ulliri

Përgatitja[redakto | redakto tekstin burimor]

Në një enë hidhet gjalpi ose vaji dhe qepa e grirë sipas dëshirës, pas pak hidhet mishi dhe erëzat dhe përbërësit e tjerë pastaj i shtohet karota dhe fërgohet 15 minuta. Preshi i coptuar në formë rethi me trashësi afërsisht 1 cm hidhet mbi mishin e fërguar dhe fërgoht edhe 10 minuta. Pastaj i shtohet orizi dhe 2 filxhanë ujë. I tërë materiali i përgatitur hidhet në tavë dhe futet në furrë të ngrohtë duke e lënë të qëndrojë edhe 30 minuta.