Te dhena per Arsimin - Bajram Curri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shkollat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qyteti i Bajram Currit ka dy shkolla 9-vjeçare, shkollën “Besëlidhja e Malësisë” dhe shkollën “Konferenca e Bujanit, ka edhe një shkolle te mesme, shkollën “Asim Vokshi”.

Shkolla “Besëlidhja e Malësisë” ka gjithsej një numër prej 903 nxënësish, dhe një staf prej 52 mësuesish.

Shkolla “Konferenca e Bujanit” ka gjithsej një numër prej 457 nxënësish dhe një staf prej 31 mësuesish. Përveç mësimit paradite, ne këto shkolla disa klase vazhdojnë mësimin pasdite.

Shkolla e mesme “Asim Vokshi” ka 920 nxënës qe vazhdojnë mësimin ditën, mbi 800 nxënës vazhdojnë mësimet me sistem part-time, dhe këtë vit është hapur një klase e re e përbëre nga 40 nxënës qe quhet klase nate. Ka një staf te përbëre nga 42 mësuesish.