Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” është krijuar në vitin 2014 dhe është pjesë e Teatrit Kombëtar. Teatri Eksperimental është zëvendësimi i Teatrit të Komedisë dhe ndodhet në të njëtën ndërtesë. Drejtor i teatrit është Kiço Londo. Teatri ka marrë emrin e Artistit të Popullit “Kujtim Spahivogli”, i cili ka drejtuar Teatrin e të Rinjve pranë Institutit të Lartë të Arteve. Sipas Kiço Londos, ky është teatri i risive. Teatri nuk ka asgjë tradicionale, pra ai përfaqëson teatrin modern. Sipas emrit, shumë shfaqje jane edhe eksperimente. Repertori përmban shfaqje të ndryshme nga ku nuk mungojnë edhe klasikët si Shekspiri, Çehovi etj. Teatri Eksperimental shërben edhe si teatër për femijët, adoleshentët, shkollë për teatrin eksperimental dhe shkollë oratorie.