Jump to content

Teatri antik i Adrianopolit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Teatri antik i Adrianopolit ndodhet 14 km larg qytetit të Gjirokastrës, shumë pranë superstradës Gjirokastër - Kakavijë dhe pozicioni i tij është mjaft i favorshëm për zhvillimin e turizmit të zonës. Është evidentuar gjatë Luftës së Parë Botërore prej arkeologut austriak, Prashniker.

Gërmimet e para në këtë janë bërë aty nga vitet ’80 dhe në këtë ekspeditë ka punuar drejtori i sotëm i Monumenteve të Kulturës Apollon Baçe. Teatri është i zbuluar në pjesën më të madhe dhe ka një kapacitet prej 4000 spektatorësh, është i pajisur me 27 shkallë, 4 hyrje dhe një skenë dykatëshe. Objekti është ndërtuar në mesin e shek. II p.K. Një kanal drenazhimi i realizuar kohët e fundit ka bërë të mundur verifikimin në një distancë prej 360 metrash nga skena e teatrit të disa strukturave muresh dhe veglash pune që i referohen këtij qyteti romak.