Jump to content

Teatri i Bylisit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Teatri i Bylisit
Teatri i Bylisit

Teatri i Bylisit është një monument i trashëgimisë kulturore që ndodhet në qytetin antik të Bylisit dhe është monumenti më i rëndësishëm i Bylisit të periudhës antike. [1] [2]

Teatri i Bylisit bashkë me stoan e madhe dhe stadiumin, ai ka përcaktuar kompozimin arkitektonik të agorasë rreth mesit të shekullit III p.e.s. Për ndërtimin e teatrit është zgjedhur këndi juglindor i agorasë, ku ngritja e menjëhershme e terrenit jepte mundësi për shfrytëzimin e shpatit për ndërtimin e shkallareve. Gjithashtu, ky pozicion ngjitur me murin rrethues të qytetit jepte mundësi për të komunikuar drejtpërdrejt me trevën fshatare të koinonit, nga vinte një pjesë e madhe e shikuesve, pa qenë nevoja të kalonin nëpër lagjet e qytetit.[3]

Vizitorit që vinte nga stadiumi, apo futej në qytet nga porta, teatri i shfaqej përpara si një ndërtim madhështor, me godinën e skenës në sfondin e shkallares. Dy mure mbajtëse anësore e thekson këtë perspektivë, ndërsa kolonada dorike e portikut të godinës së skenës krijonte një monumentalitet të panjohur për teatrot e kohës. Dy bazamente përpara teatrit shënojnë vendet ku kanë qenë vendosur skulptura të Dionisit, apo muzave.[4]

  1. ^ http://archeoparks-albania.com/byllis/html/theater_by.html
  2. ^ https://www.worldhistory.org/image/11982/theatre-of-byllis-albania/
  3. ^ https://www.persee.fr/doc/iliri_1727-2548_1984_num_14_2_1325?q=Teatri+i+Bylisit
  4. ^ https://observerkult.com/bylisi-qyteti-me-teatrin-dhe-mozaikun-mijeravjecar/