Teatri i kukullave
Teatri i kukullave është një lloj teatri që përfshin manipulimin e kukullave - objekte të pajetë, që shpesh i ngjajnë një lloji të figurës njerëzore ose shtazore, të cilat janë të animuara ose të manipuluar nga aktorët. Aktorët përdorin lëvizje nga duart dhe krahët për të kontrolluar pajisje të tilla si shufra ose tela për të lëvizur trupin, kokën, gjymtyrët dhe në disa raste gojën dhe sytë e kukullës. Aktorët ndonjëherë flasin me zërin e karakterit të kukullës, ndërsa në raste të tjera ata performojnë në një tingull zanor të regjistruar.
Ekzistojnë shumë lloje të ndryshme të kukullave, dhe ato janë bërë nga një gamë e gjerë materialesh, në varësi të formës së tyre dhe përdorimit të synuar. Ato mund të jenë jashtëzakonisht komplekse ose shumë të thjeshta në ndërtimin e tyre. Kukullat më të thjeshta janë kukullat e gishtërinjve, të cilat janë kukulla të vogla që futen në një gisht të vetëm, dhe kukulla me çorape, të cilat formohen nga një çorapë dhe operohen duke futur dorën e dikujt brenda çorapes, me hapjen dhe mbylljen e dorës që simulon lëvizjen e "gojës" së kukulles.
Teatri i kukullave është një formë teatri shumë e lashtë e cila u regjistrua për herë të parë në shekullin 5 para erës sonë në Greqinë e lashtë. Disa forma të teatrit të kukullave mund të kenë origjinuar qysh më parë 3000 vjet para erës sonë.[1]
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Blumenthal, Eileen, Puppetry and Puppets, Thames & Hudson, 2005. ISBN 978-0-500-51226-5