Jump to content

Teki Tartari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Teki Tartari (1933–2007). Zooteknik, profesor shqiptar, anëtar i Akademisë së shkencave.

Teki Tartari lindi në fshatin VranishtVlorës në 16 janar të vitit 1933 dhe shkollën shtatëvjeçare e mbaroi në qytetin e Vlorës. Teknikumin Bujqësor e përfundoi me rezultate të shkëlqyera në Tiranë. Profesor Teki Tartari mbaroi Akademinë e Shkencave Bujqësore “Georgi Dimitrov” në Sofje në 1955, duke ndjekur njëkohësisht dhe Fakultetin e Filozofisë. Punoi në Institutin e Lartë Bujqësor si pedagog, përgjegjës i katedrës së gjenetikës dhe dekan i Fakultetit të Zooteknisë (1955–1962) e më pas si drejtor i Institutit të Kërkimeve të Zooteknikës (1972–1975), në Institutin e Blegtorisë (1975–1978), drejtor i Qendrës së Kërkimeve Biologjike (sot IKB, 1978–1993). Është autor i tekstit “Gjenetika” (1961, 1967, 1972, 1984), i librit “Rritja e gjedhit” (1964, bashkautor) dhe i një varg monografish si: “Hibridizimi për prodhim mishi në gjedhë, dhen e shpendë” (1984), “Gjenetika e tipareve sasiore” (1987), “Transformimi gjenetik i kulturave bujqësore” (2002, bashkautor). Ka studiuar dhe zbatuar në praktikën blegtorale të vendit kryqëzimet për prodhimin e qumështit tek lopët dhe kryqëzimet industriale për prodhim mishi tek gjedhët e dhentë, për krijimin dhe përhapjen e grurit transformant në disa mijëra ha.

Është dekoruar me Urdhrin “Mjeshtër i Madh i Punës”, ka marrë titullin “Punonjës i Shquar i Shkencës dhe i Teknikës” dhe “Çmimin e Republikës” të shkallës së parë.[1]

  1. ^ Akademia e shkencave. "Akademik Teki Tartari". Marrë më 6 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)