Jump to content

Teknologjia në mirëmbajtjen e kopshtit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Teknologjia në mirëmbajtjen e kopshtit një kopsht i bukur me lule shumë-ngjyrëshe i pëlqen kujtdo. Natyra të zgjat jetën, por jo gjithmonë është e mundur për t’u kujdesur për kopshtin, sot është teknologjia ajo që vjen në ndihmë si edhe për shumë aspekte të tjera të jetës tonë. Elementët e kopshtarisë që mund t’ja lëmë në dorë teknologjisë për t’u kujdesur janë të ndryshme dhe jo të papërfillshme. Nga mënyra më e thjeshtë e ujitjes janë programuar sistem të tëra të automatizuara për ujitjen e kopshtit. Madje teknologjia na vjen në ndihmë edhe kur nuk jemi në shtëpi duke kontrolluar sistemet e kujdesit të kopshtit ngado. Të parandalosh është më mirë se të kurosh. Për këtë të ndihmojnë software me programe të posaçëm në menaxhimin e ujitjes, ndriçimit, muzikën ne kopsht etj. Ka skeda të veçanta të cilat specifikojnë tipin e lëndinës, luleve, bimëve që nevojiten, duke sjellë një identikit të plotë të mirëmbajtjes, ujitjes, kur dhe ku duhen krasitur bimët, sëmundjet e predispozuara dhe parandalimi i tyre etj. Tashmë nuk keni pse të shqetësoheni që nuk keni kohë për të menduar për kopshtin tuaj për lulet dhe bimët që duhet të mbillni