Shko te përmbajtja

Teletubbies

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Teletubbies
Krijuar ngaAnne Wood
Andrew Davenport
Zhvilluar ngaRagdoll Productions (seriali origjinal)
Darrall Macqueen (seriali i ringjallur)[1]
Shkruar ngaAndrew Davenport
Catherine Williams
Regjia ngaDavid G Hillier
Vic Finch
Nigel P Harris
Bob Jacobs
Martin Scott
Paul Gawith
Nicky Hinkley
Jack Jameson
Richard Bradley
Dermot Canterbury
Iwan Watson
Matt Rene
Në role kryesoreSeriali origjinal:
Dave Thompson
Simon Shelton
John Simmit
Nikky Smedley
Pui Fan Lee
Mark Dean
Jess Smith
Robin Stevens
Toyah Willcox
Seriali i ringjallur:
Jeremiah Krage
Nick Kellington
Rebecca Hyland
Rachelle Beinart
Olly Taylor
Berry Smith
Victoria Jane
Luisa Guerreiro
Me zërat eSeriali origjinal:
Toyah Willcox
Penelope Keith
John Simmit
Gary Stevenson
Alex Hogg
Alex Pascall
Rudolph Walker
Eric Sykes
Mark Heenehan
Seriali i ringjallur:
Jane Horrocks
Jim Broadbent
Fearne Cotton
Antonia Thomas
Teresa Gallagher
Rob Rackstraw
David Walliams
Rochelle Humes[2]
Ralph Reay
Narracioni ngaOriginal series:
Tim Whitnall[3]
Toyah Willcox (vetëm siglat)
Seriali i ringjallur:
Daniel Rigby[4]
Antonia Thomas (vetëm siglat)
Sigla hapëse"Teletubbies say 'Eh-oh!'"
KompozitorëtAndrew McCrorie-Shand (seriali origjinal)
Robert Hartley
BBC Philharmonic
Richie Webb
Matt Katz (seriali i ringjallur)
Shteti i origjinësMbretëria e Bashkuar
Gjuha origjinaleAnglisht
Nr. i sezoneve5 (seriali origjinal)
4 (seriali i ringjallur)
Nr. i episodeve365 (seriali origjinal)
120 (seriali i ringjallur)
Gjithsej: 485
Prodhimi
Producentët ekzekutivëAnne Wood
David G Hillier
Vic Finch (seriali origjinal)
Maddy Darrall
Billy Macqueen (seriali i ringjallur)
Vendet e prodhimitWimpstone, Angli (1997–2001)[5]
Twickenham Studios, Londër Perëndimore, Angli (2015–18)
KohëzgjatjaSeriali origjinal:
25 minuta (sezonat 1-5)
Seriali i ringjallur:
15 minuta (sezonet 1-4)
Kompanitë prodhueseSeriali origjinal:
Ragdoll Productions
BBC
Seriali i ringjallur:
DHX Media
Darrall Macqueen
Ingenious
Publikimi origjinal
RrjetiBBC Two
Publikimi31 mars 1997 (1997-03-31) 
16 shkurt 2001 (2001-02-16)
RrjetiCBeebies
Publikimi9 nëntor 2015 (2015-11-09) 
12 tetor 2018 (2018-10-12)

Teletubbies (shqiptuar "teletabis") është një serial televiziv britanik për fëmijë i krijuar nga Anne Wood dhe Andrew Davenport për BBC-në. Programi fokusohet mbi katër personazhe të ngjyrave të ndryshme që njihen si "Teletabit" (Teletubby) sipas ekraneve televizive të vendosur në barqet e tyre. Ata njihen ndërkombëtarisht për antenat e tyre me formë unike që zgjaten prej kokave të tyre. Teletabit komunikojnë përmes dëlldëllitjeve dhe u dizajnuan t'i përngjajnë vogëlushëve.

Seriali u bë shumë shpejt një sukses komercial në Britani të Madhe dhe përtej. Ai fitoi çmime të shumta BAFTA dhe u nominua për dy çmime Emmy të programeve ditore përgjatë transmetimit të vet. Një single i bazuar mbi siglën e serialit arriti tek pozita nr. 1 në Top Listën e Mbretërisë së Bashkuar në dhjetor 1997, dhe qëndroi në top 75-she për 32 javë, duke i shitur mbi një milionë kopje. Deri në tetor 2000, ky ekskluzivitet mediatik korri mbi £1 miliardë (1.1 miliardë Euro) në shitje të artikujve.

Edhe pse transmetimi origjinal mbaroi në 2001, një seri e ringjallur u miratua në 2014. Seria e ringjallur bëri premierën në CBeebies në Mbretëri të Bashkuar dhe në Nick Jr. në Shtetet e Bashkuara. Kjo e fundit zgjati për 120 episoda me episodin e fundit duke u transmetuar më 17 gusht 2018.

Programi vendoset në një peisazh me lule dhe bari të populluar nga lepujt me cicërima të dëgjueshme në sfond. Streha kryesore e Teletabive kryesorë është një shtëpi tokësore e njohur si "Tubbytronic Superdome" e mbjellur në tokë dhe e qasshme përmes një vrime në maje ose përmes një dere super të madhe te këmbët e shtëpisë. Teletabit bashkëjetojnë me disa pajisje të çuditshme si Trompetat me Zë dhe fshesa antropomorfike me korrent ("Noo-Noo").

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. Franks, Nico (6 nëntor 2015). "Nickelodeon takes Teletubbies reboot" (në anglisht). C21 Media. Marrë më 27 maj 2016.
  2. "It's time for series two of Teletubbies!" (në anglisht). Marrë më 20 shtator 2017.
  3. "Teletubbies voices revealed for new series" (në anglisht). BBC. 7 prill 2015. Marrë më 27 maj 2016.
  4. Fullerton, Huw (16 qershor 2015). "From BT adverts and Teletubbies to Undercover – the screen journey of Daniel Rigby". Radio Times (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 27 janar 2017. Marrë më 27 maj 2016.
  5. "The Geology and Landscape of Teletubbyland" (në anglisht).