Jump to content

Tempulli Hridajalisvarar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Tempulli Hridayaleeswarar)

Tempulli Hridayaleeswarar ose Tempulli Sri Hridayaleeswarar Sivan (i quajtur edhe Kovili Hridayaleeswarar) është një tempull hindu, i vendosur në zonën Thirunindravur të qytetit të Chennait në shtetin indian Tamil Nadu. Tempulli mendohet se është ndërtuar në shekullin VI nga Dinastia Pallava në Stilin Arkitekturor Dravidian. Ky tempull ka një kujdestari që u formua në fundin e viteve 1920 nga industrialisti i rëndësishëm P. S. Saathappa Chettiar nga Coimbatore. Kjo kujdestari mirëmbahet nga pasuesit e tij.

Hyrja e Tempullit Hridayaleeswarar

Zona e Thirunindravurit në Chennai dikur pa përkushtimin e një zemre besnike ashtu si dhe hirin intensiv si pasojë e alternimit të përkushtimit. Poosalaari, ishte një burr i varfër në aspektin material por i pasur në besimin e përkushtuar përkundrejt Shivës. Zemra e tij ishte plot me dashuri dhe përkushtim për hyjninë. Ai quhej Poosalaar pasi trupi i tij ishte gjithmonë i njollosur me hirin e shenjtë, (në gjuhën tamile Poosu do të thotë kushtohem). Bhagavan Ramana thotë se lloji i drejtë i dëshirës mbi rrugën shpirtërore do ta kushtëzoi një aspirant për tu bërë njësuar me hyjninë. Poosalaari nuk ishte një përjashtim për këtë dhe ishte i etur për të ngritur një tempull të bukur për parapëlqyerin e zemrës së tij. Megjithatë ai u bë objekt i përqeshjes së njerëzve për dëshirën e tij herkuliane në kushtet e tij tepër të varfra. Poosalaari megjithatë nuk u pengua nga fjalët e njerëzve. Zemra e tij ishte e madhe mjaftueshëm për të bujtur tempullin e Shivës dhe dashuria e tij shërbeu për ta zbatuar detyrën me lehtësi. Ndërsa, Rajasimha Pallava, mbreti i Kanchit kishte ndërmarr detyrën e ngritjes së një tempulli për Shivën. Me përmbushjen e detyrës, mbreti dëshiroi që ai të quhej Rajasimeswaram dhe të shenjtërohej në kohën e duhur. Në këtë mënyrë mbreti vendosi një datë për shenjtërimin. Ditën përpara datës së caktuar, zemra e mbretit ishte e mbushur me krenarinë e ngritjes së një tempulli të bukur për hyjninë deri sa sytë e tij të mbyllur me mendimet që u tretën në gjumin e tij. Në ëndërr iu shfaq zoti dhe i pohoi se ai nuk do të ishte i aftë të ishte i pranishëm vetë në ceremoninë e shenjtërimit ashtu siç nuk do të ishte i pranishëm në ceremoninë e shenjtërimit të një tjetër tempulli të ndërtuar nga një besimtar i flaktë, Poosalaari. Kështu mbreti u pyet nga hyjnia për të zgjedhur një tjetër datë për të zhvilluar ceremoninë e shenjtërimit të tempullit të ndërtuar nga ai. Mbreti i befasuar urdhëroi menjëherë kulminimin e ceremonive të lidhura me shenjtërimin e tempullit dhe vazhdoi të kontrolloi për tempullin e Poosalaarit. Duke marrë vesh se Poosalaari jetonte në një qytet të afërt ai u shkoi në Thirunindravur. Mbreti ishte në mëdyshje mbi rezultatet e hetimit të tij se Poosalaari jetonte në varfëri dhe nuk kishte shenjë të një tempulli të ri që po ndërtohej në Thirunindravur. Duke u bazuar në fjalët e hyjnisë, mbreti kërkoi ta takonte Poosalaarin që ishte duke medituar nën një pemë. Mbreti iu qas Poosalaarit dhe i pohoi synimin e vizitës së tij. Poosalaari iu përgjigj ta hidhte vështrimin te vendosja ceremoniale e statujës së Shivës në tempullin që ai kishte ndërtuar. Mbreti e pa ceremoninë e shenjtërimit të tempullit të ndërtuar nga Poosalaari brenda zermrës së tij, me këndimin e vedave dhe veprimtarive të tjera ceremoniale. Ishte atëherë që mbreti e kuptoi se besimtari i varfër e kishte vizualizuar dëshirën e tij hap pas hapi brenda zemrës së tij, duke ia dorëzuar dëshirat dhe vullnetin e tij hyjnisë së dashur. Përkushtimi i pastër dhe i pakushtëzuar për hyjninë e kishte çuar të gjithëpushtetshmin të vendosej në zemrën e tij përgjithmonë. Mbreti pastaj e materializoi tempullin që Poosalaari kishte ndërtuar në shpellën e zemrës së tij përpara se të kishte ndërtuar tempullin e shenjtëruar në datën e duhur nga ai. Ai e quajti hyjninë 'Irudhayaleeswarar', ai që banon në zemër. Duhet vënë në dukje se Poosalaari është një nga gjashtëdhjetë e tre nayanmarët e përmendur te Periyapurana. Ky tempull është një dëshmi e mrekullueshme për të përforcuar bindjen se 'përkushtimi me gjithë zemër' e tejkalon çdo gjë tjetër.

Thirunindravuri, vendi ku gjendet Tempulli Hridayaleeswarar është i vendosur në distriktin Thiruvallur në Tamil Nadu pranë Chennait. Çatia e brendshme e tempullit është e modeluar si ajo e një zemre të ndarë në katër ndarje me gjasa duke paraqitur konceptimin e Poosalaarit. Parvati këtu adhurohet si Maragathambigai. Në faltoren e Irudhayaleeswararit gjendet statuja e Poosalaarit me duarët e mbledhura. Irudhayaleeswarari adhurohet gjithashtu edhe si Manavaleswarari. Njerëzit me zemër të sëmurë thuhet se mblidhen në këtë tempull për shërimin e shpejtë nga hiri i Irudhayaleeswararit. Rrëfenja e këtij tempull pohon se hyjnia i dorëzohet dëshirës së një përkushtimi të pastër dhe jo ekstravagant. Rrëfenja simbolikisht përfaqëson parimin vedik që hyjnia të kërkohet brenda zemrës së secilit dhe njësimin e vetëvetes me të në mënyrë të pandashme. Poosalaari e kërkoi hyjninë brenda vetëvetes që e çoi në çliroi atë nga cikli i vazhdueshë i lindjes dhe vdekjes. Sipas fjalëve të Ramana Maharshit, forma më e madhe baktit ose përkushtimit është ta gjesh dhe identifikosh atë brenda vetëvetes për të hequr çdo largësi midis tij dhe vetëvetes.