Tenxherja (roman)
Appearance
Tenxherja roman, Autori: Agron Tufa. Botuesi: Toena. Faqet e librit 184.
"Ne ishim e vetmja familje fatkeqe atë ditë në atë qytet. Prindërit tanë janë krejtësisht të paaftë, të pashpresë, të pazotë ta kthejnë me një rrotullim rrotën e fatit. Duart e tyre, pëllëmbët, varen poshtë në gjysmëgrusht, të çarmatosura. A thua vallë, herëdokur edhe ne do të ndihemi të tillë, të pafuqishëm e ngordhalaqë para krijesave tona? Si prindërit tanë, që as edhe një fjalë nuk munden të na thonë? Çfarë ndiejnë vallë baba dhe nëna, tani, në këtë çast, në këtë grimëkohë kur truri im përshkohet nga këto mendime.."