Teodor Griva

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Teodor Griva (1799-1862), bir i Drako Grivës, e ka prejardhjen nga fisi më i madh i arvanitasve në oborrin e Ali Pashë Tepelenës dhe në vazhdim mori pjesë në shumicën e betejave të Rumelisë. Pas çlirimit u përzje me politikë dhe gjithë jeta që pasoi ishte e trazuar. Më 1854-n bëhet prijës i një bashkimi arvanitas më të shumtit luftëtarë të 1821-shit ose bijtë e tyre dhe me djalin e vet Dhimitrin, marshojnë me qëllim që të çlirojnë Shqipërinë nga turqit. Kjo lëvizje dështoi me ndërhyrjen e fuqive të mëdha perëndimore dhe veçanërisht të Francës. Në vitet e më pasme i vë qëllim vetvetes rrëzimin e mbretërisë dhe themelimin e Republikës Presidenciale. Në tetor të 1862-shit, me 7000 burra vjen nga Bomica në Mesogji, duke shpërndarë autoritetet. Qeveria e përkohshme në Athinë dërgoi Venizelo Rufon dhe Emanuil Delijorgjin t’u japin medaljen e gjeneralit, por ishte për vdekje në krevat ku ndërroi jetë nga pneumonia më 24.10.1862