Teorema e Tevenenit
Teorema e Tevenenit, thotë se pjesa aktive e qarkut ndërmjet dy pikave A dhe B, kundrejtë degës së vështruar A-B, sillet si një gjeneratorë force elektrolëvizore ET=UAB dhe rezistencë të brenshme RT.
Kjo teoremë bazohet në marrjen në shqyrtim të vetëm një dege mes dy pikave A dhe B të qarkut të përbërë, degë në të cilën ekziston rryma elektrike I, kurse në mes të pikave A dhe B tensioni UAB.
Pjesa aktive
Këtë degë e shkëpusim nga qarku, duke e lidhur në një qark tjetër, i cili përbëhet nga forca elektrolëvizore UAB dhe rezistencës RT. Në këtë rast e gjejmë rrymën e degës së shkëputur I:
Për të gjetur vlerën e tensionit ET, duhet që në qarkun e mbetur të gjejmë tensionit UAB , kurse rezistenca RT është e barabartë me rezistencën ekuivalente të pjesës së qarkut ndërmjet pikave A dhe B, e cila llogaritet ashtu që degët me gjenerator rrymor hapen, kurse gjeneratorët e forcës elektrolëvizore lidhen shkurt me kusht që rezistencat e tyre të brenshme të merren në konsiderim si pjesë të rezistencave të degëve përkatëse.
Por në qoftë se dega e shqyrtuar përmban ndonjë gjenerator atëherë vlera e rrymës do të jetë:
ku ET dhe RT gjenden njësoj.
Shndërrimi në një ekuivalent të Nortonit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qarku ekuivalet i Nortonit është i lidhur me ekuvalentimin e e Tevenenit:
Kufizimet praktike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Shumë qarqe janë lineare deri në një shkallë e caktuar e vlerës, kështu ekuivalenti i Tevenenit është i vlefshëm vetëm te kjo shkallë linearie.
- Ekuivalenti i Tevenenit ka një I-V karakteristike vetëm nga pika e shikimit në ngarkesë.
- Shpërndarja e fuqisë në ekuivalentimin e Tevenenit nuk është identikisht e nevojshme me shpërndarjen e fuqisë në një sistem real. Megjithatë, shpërndarja e fuqisë nga një rezistor i jashtëm në mes të dy terminaleve të jashtme është i njëjtë pa marrë parasysh se si zbatohet qarku i jashtëm.
Referime dhe shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lexime të mëtejshme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]1. Bazat e elektroteknikës I, Dr. Nexhat Orana
2. https://courseëare.ee.calpoly.edu/~jzhang/EE112/lecture11.pdf[lidhje e vdekur]