Jump to content

Teoritë populiste

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Teoritë populiste

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Janë teoritë (doktrinat) që lidhen me studimet e qëndrimet që mbajnë autorë të ndryshëm në lidhje me rritjen e popullsisë në raport me zhvillimin ekonomik të shoqërisë në një rajon e kohë të caktuar.

Duke u nisur nga nga një këndvështrim i gjërë mbi qëndrimin ndaj rritjes së popullsisë këto teori i ndajmë në:

Teoritë populiste (që mbështesin rritjen e popullsisë)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Teoritë populiste – Të gjithë studiuesit që mbështetin rritjen e popullsisë mendojnë e argumentojnë se pasuritë natyrore ekzistuese e ato që mund të rikrijohen apo të zëvendësohen me burime të ripërtëritshme, përmirësimet e vazhdueshme të teknologjisë, marrja e masave për një shfrytëzim racional të resurseve apo mbrojtja e mjedisit, do të mundësojnë dhe në të ardhmen plotësimin e kërkesave të një popullsie në rritje.

Një nga përkrahësit e kësaj teorie është Herman Kahn që në veprën e tij “200 vitet e ardhshme, një skenar për Amerikën dhe për Botën” jep një vizion optimist për rritjen e popullsisë, që bazohet në evolucionin e vazhdueshëm e progresin teknologjik që eleminon limitet natyrore.

Teoritë antipopuliste (që janë kundër rritjes së popullisë)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Teoritë antipopuliste- Këta studiues janë kundër rritjes së popullsisë, e për këtë ata mbështeten në pamjaftueshmërinë e burimeve natyrore që ka planeti ynë për të plotësuar nevojat gjithnjë e në rritje të popullsisë.

Një ndër përfaqësuesit e kësaj teorie është Tomas Maltusi (Thomas Robert Malthus), i cili në punimin e tij “Ese mbi parimin e popullsisë” [1] thekson se nëse popullsia nuk ka asnjë pengesë, në çdo 25 vite ajo do të rritet sipas një progresioni gjeometrik, ndërsa mjetet e jetesës në progresion matematik. Dhe vjen një moment ku ekonomia nuk mund të plotësojë nevojat për jetesë të shoqërisë njerëzore.

Neomaltusianët, përkrahësit e teorisë së Maltusit sot, shprehen se teoria e Maltusit e mbipopullimit të planetit tonë është aktuale. Duke marrë në konsideratë disa fenomene globale si ngrohjen globale, dëmtimin e shtresës së ozonit, apo pakësimin e disa resurseve natyrore, ata mendojnë se planeti ynë është i mbipopulluar dhe duhen marrë masa për kufizimin e rritjes së numrit të popullsisë.

Një tjetër përkrahës i teorisë së Maltusit është dhe Paul Ehrlich, i cili në veprën e tij, “The population bomb” thekson se rritja demografike e popullsisë po shoqërohet me shterimin e resurseve dhe degradimin e mjedisit, e që bota në mënyrë të paevitueshme po shkon drejt një katastrofe nga uria, apo rritja e lufrave për kontrollin e ujit e të resurseve natyrore. [2]

Analizimi i teorive kryesore populiste mbart rëndësi për të kuptuar të kaluarën dhe të tashmen e popullimit të planetit tonë, për të evidentuar ndikimin e madh që kanë risitë teknologjike në plotësimin e nevojave në rritje të popullsisë, si dhe rëndësinë e madhe që ka shfrytëzimi racional i resurseve natyrore për të mundësuar plotësimin e nevojave për brezat e ardhshëm në kuadër të zhvillimit të qëndrueshëm socio-ekonomik të shoqërisë njerëzore.

[1] Malthus Th., “Ese mbi parimin e popullsisë”. ISBN: 9995681625

[2] Ehrlich P., The Population Bomb, New Jork Ballantine Book, 1968.