Jump to content

Teqeja e Helvetive

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Teqeja halevite (Berat))
Teqeja
Pjese dekorative e mihrabit dhe tavanit

Teqeja e Helvetive është një teqe në Berat, Shqipëri. Teqeja halevite në Berati është një nga teqetë me te bukura ne Ballkan.

Duhet te jete e ndërtuar ne vitin 1600. Teqeja e Helvetive, është një monument e cila paraqet një nga realizimet më të mira të arkitekturës në qytetin e Beratit. Teqeja është ndërtuar në shek XV-të dhe rindërtuar nga Ahmet Kurt Pasha në fund të viteve 70 të shekullit XVIII-të dhe i përket sektit të helvetike të cilët janë një nga sektet e islamit dhe i shërbejnë një grupi të caktuar.

Ajo është ndërtuar në lindje të Xhamisë Mbret, e rrethuar nga një oborr, në një tërësi me konakët. Përbehet nga salla e lutjeve dhe nga një portik i hijshëm i cili paraprin hyrjen për në sallë. Dy dollapë në mur lindor si dhe një pritë që lidhet me një mjedis të vogël ndihmës. Në anën veriore dhe lindore salla e lutjeve ka një mafil-ballkon. Mafil-ballkon ka në anën e poshtme tavan të lakuar në formë çerek-rrethi. Ndodhet gjithashtu dhe mauzoleja e varrimit te pashait dhe te birit te tij. Ajo që te befason është tavani i saj i ndërtuar me dru i dekoruar me piktura të cilat vlerësohen si me të bukurat e kohës së vet.

Po të shikoni me kujdes në murin e kësaj godine do të vëreni disa vrima të vogla. Këto vrima shërbejnë për akustikën e zërit gjë që tregon se objekti është ndërtuar me mjeshtëri të lartë e cila është punuar ne flori.

Në anën jugore të objektit ruhen konakët e banimit të dervishëve, rindërtim i shekullit XIX-të. Pjesa e mbetur paraqet një ndërtesë të gjatë dykatëshe me bodrume. Ka çardak mbi shtylla druri dhe konakët në pjesën e sipërme. Interesant është fakti se nën këtë godine ndodhet një kanal i cili mbledh ujërat e kodrës dhe i derdh ne lumin Osum. Ky ndërtim është ndërtuar nga Ahmet Kurt Pasha. Këto konakë kanë shërbyer si hane për besimtaret që vinin për të bërë ritet fetare si dhe për nxënësit që studionin në medrese. Në këto konakë tani ndodhen zyrat e Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës – Berat.[1]

Teqeja qëndron ne një cep te oborrit qe qëndron edhe xhamia dhe qendra e monumenteve te kulturës ne Berat.

Ka formë katrore dhe i mungon një salle.

Ne faqete murit nga zbulimet e vogla delk se ka qene gjithë sipërfaqeje me shkrime.

Ne balle ka një Vule te sulltanit te përndritshëm.

Brenda ndodhet një ballkon kur rrinin muzikantet.

Është e pikturuar me një art te barokut ballkanik.

  1. ^ Berati, Muzeumet Berat