Ahmet Kurt Pasha
Ahmet Kurt Pasha (rreth 1720–mars 1787) ishte themeluesi dhe drejtuesi i Pashallëkut të Beratit. Ai është sundimtari më i njohur në Berat, dhe ishte gjithashtu sundimtari më jetëgjatë i Pashallëkut që kishte themeluar, duke qenë edhe sundimtari më i fuqishëm i Portës së Lartë në Jugun e Shqipërisë. Falë Pashallëkut në Berat, ky qytet pësoi ndryshime që i dhanë jetë dhe Ahmet Kurt Pasha la shenja të forta në atë qytet.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ahmet Kurt Pasha ishte i biri i Kurt Mehmet Pashës me origjinë nga Ngurrza dhe Emine Hanëm Velabishti-Vlorës, e bija e Ismail Pashë Velabishti-Vlorës.[1][2]
Sipas traditës familjare të regjistruar nga historiani Vesel Jaha, familja e Ahmet Kurt Pashës i përkiste fisit Skura (gjithashtu shkruhej Zgura ose Uzgur), një familje fisnike shqiptare mesjetare e dokumentuar nga 1201 deri në 1522, me qendër në rajonin e Bendës në verilindje të Tiranës.[3]
Në Berat ai kreu studimet. Gjatë sundimit të tij, ai zhvilloi qytetet ku sundonte, si dhe nxiti zhvillimin e tregtisë. Më 1786 së bashku me Kara Mahmut Pashën (tashmë aleat) u përfshi në kryengritje kundër Turqisë. Ai qeverisi dy vjet duke kundërshtuar hapur Portën e Lartë.
Në mars 1787, Ahmet Kurt Pasha u helmua nga mjeku i vet, i nxitur nga Porta e Lartë dhe nga rivalët.[3]
Krijimi i Pashallëkut
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ahmet Kurt Pasha bëri të mundur në fshehtësi me Portën e Madhe kundër Mehmet Pashë Bushatit në 1774, duke krijuar Pashallëkun e Beratit. Për shërbimin e tij, Sulltani i dha territore në Shqipërinë e mesme. Ai më vonë i zgjeroi territoret që zotëronte derisa vdiq në 1787, duke përfshirë territore nga e gjithë Shqipëria e mesme, duke mbetur në kufi me Pashallëkun e Shkodrës në veri dhe në jug me Pashallëkun e Janinës.
Familja dhe trashëgimia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ahmet Kurt Pasha kishte disa fëmijë:
- Demë Ahmeti (rreth 1758–1832) – djali i tij më i njohur, komandant ushtarak që kontrolloi Beogradin nga 1804 deri në 1807 gjatë Kryengritjes së Parë Serbe. Ai ishte i njohur me nofkat Kara Fejzi, Adem Pasha, dhe Kara Plisi. Pas vdekjes së babait, Demë Ahmeti u lidh me Osman Pazvantoğlun e Vidinit dhe luftoi në territoret e Serbisë, Kosovës dhe Bullgarisë. Pasardhësit e tij jetojnë në Reçicë afër Podujevës në Kosovë.[3][4]
- Mehmet Pashë Ngurrëzaj – djali tjetër, i cili hyri në luftë për pushtet me kunatin e tij, Ibrahim Pashë Vlorën, ku ky i fundit fitoi. Në vitin 1787, sundimin e mori Ibrahim Pashë Vlora.
- Hanko – e bija, nëna e Ali Pashë Tepelenës.[1] Kështu, Ahmet Kurt Pasha ka qenë gjyshi i Ali Pashë Tepelenës.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 Vlora, Eqrem bej; Von Godin, Marie Amelie von Godin (2010) [1956]. Kontribute në historinë e sundimit turk në Shqipëri: një Skicë Historike. Tiranë: Shtëpia Botuese "55". fq. 174. ISBN 978-99943-56-83-6.
- ↑ Gjika, Ilirjan (25 mars 2018). "Ahmet Kurt Pasha, dritëhijet e një personazhi me peshë historike". Gazeta Dita.
- 1 2 3 Vesel Jaha dhe Gani I. Mehmeti, Demë Ahmeti, Kosovë, 2023.
- ↑ Petrit Latifi, "The Legacy and tragedy of the Albanian Demë Ahmeti family of the Llapi region", Balkan Academia, 6 dhjetor 2025.
Literaturë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "History of Albanian People", Albanian Academy of Science. ISBN 99927-1-623-1
- Jaha, Vesel dhe Mehmeti, Gani I. Demë Ahmeti. Kosovë, 2023.
- Latifi, Petrit. "The Legacy and tragedy of the Albanian Demë Ahmeti family of the Llapi region". Balkan Academia, 6 dhjetor 2025.