Mehmed pashë Bushatlliu
Mehmet pashë Plaku | |
---|---|
Pasha i Shkodrës | |
Në detyrë 1768–1774 | |
Paraprirë nga | posti i krijuar |
Pasuar nga | Mustafa pashë Bushatlliu |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | Sanxhaku i Shkodrës, Shqipëri atëherë Perandoria Osmane |
Vdiq më | 1775 Shkodër |
Nënshtetësia | Shqiptar-Osman |
Fëmijët | Kaja Hanmi, Mustafa Pasha, Kara Mahmud Pasha, Ibrahim Pasha dhe Ahmet Pasha |
Mehmed pashë Bushatlliu i njohur edhe si Mehmed pashë Plaku apo Gazi Mehmed Pasha ishte Pashai i Shkodrës në vitet 1768–1774, vinte familja e Bushatllinjëve nga Shkodra.
Mehmed Bushati ishte i njohur edhe si Mehmed Plaku titull i dhënë atij për shkak se ai ishte Shejhu Sufi i Esnafit të terzinjëve të Shkodrës. Ai i takon merita për krijimin e Pashallëkut të Shkodrës, në të cilin sudoi prej viti 1768 deri në vitin 1774, kur u pasua nga Mustafa Pashë Bushati. Gjatë sundimit të tij ai arriti ti mposhtë piratët arabë dhe berberë nga qytetet bregdetare të Ulqinit dhe Tivarit, të cilët në bashkëpunim me piratët shqiptarë kanë penguar tregtinë mes qyteteve italiane dhe Orientit.
Gjatë Luftës Ruso-turke të viteve 1768–1774 ai arriti të bëhet Kapudan-i-derja (i barasvlefshëm me titullin Admiral) i Flotës perëndimore osmane.