Jump to content

Teqja e sheh banit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Teqja e Shejh Banit është një monument i trashëgimisë kulturore në Gjakovë, Kosovë. Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor".

  • Të dhënat historike të bazuara në hilafetname (dokument) në Teqen e Shejh Banit argumentojnë se Shejh Ali Kollçi i inspiruar nga All-llahu pas studimeve në medrese, shkon në hazreti pir, tek porta e diturisë në Damask, ku merr hilafet nga dera e Hazreti (lartësuarit) Pirit, zotërisë sonë, profesorit tonë, hallka që na lidhë me pejgamberin tonë, udhërrëfyesi ynë, sahib i diturive të dukshme dhe të padukshme Pir Sadeddin Xhebavi k.s. (kaddesallahu sirrehu - All-llahu e bekoftë sekretin e tij). Në atë derë nga shërbyesi i postit (segjades es-saadie) në Damask, El Mahmie nga Shejh Halil ibn Shejh Bedreddin es-saadi ngritet halife (zëvendës) dhe Shejh në të gjitha gjendjet dhe vendet që të bëj sexhaden e Saadive. Kjo leje u morr me 8 (tetë) të muajit Rebijul-evel 1263 sipas hixhrit që është ekuivalent me vitin 1846. Në këtë dokument është përmbajtja e obligimeve dhe lejeve për të cilat autorizohet nga myrshidi i tij, kjo përmbajtje e hilafetit është edhe dëshmia, duaja dhe bereqeti i mbarë tridhjetë shejhlerëve, myrshidëve dhe udhëzuesve të atëhershëm.

Në këtë rrugë të Esh Shejh El Kutb Rabani Vel Veliju Sulltani El Xhenaniju – sahib i diturive të dukshme dhe të padukshme posedues i diturive El-Havi dhe nga kjo derë ashtu si Baba Ahmed (shehid), ashtu edhe shumë shërbyes të tjerë iu bashkëngjitën hallkës kuptimore zinxhirit (silsiles) së begatshme si shërbëtor të All-llahut. Sikur trëndafili pas trëndafilit vjen njëri pas tjetrit, sikur luanesha që lind luana dhe asllani që lind asllanë, All-llahu ua madhëroftë rrugën dhe t’u bëjë të lehtë çdo barrë në udhën drejt bamirësisë.

  • Shejh Ali Kollçi, pati djal Shaban efendiun, të cilit i bëri përgatitjen dhe nga dora e tij e ndritur, i dha hilafetin e bekuar si vazhdues i kësaj Teqeje të madhëruar për të ndjekur me besnikëri rrugën e Tarikatit.
  • Shejh Shaban efendiu për arsye të moshës u quajt Shejh Shabani plak dhe i la pasardhës dy djem Ali efendiun (Shejh Alia i II) dhe Myrteza efendiun (Shejh Riza). Si pasues i devotshëm në këtë teqe mori Hilafet Shejh Shabani plak, ku pas tij i vëllai Shejh Myrtezai hilafetin e mori nga Shejh Muhamed Saidi Kumanova dhe këtë hilafet e barti për 6 vite.
  • Shejh Aliu i II e kishte djalë Shejh Banin e II (që tani njihet në popull si teqja e Shejh Banit), i cili pasi ndërroi jetë xhaxhai i tij, Shejh Myrtezai në vitin 1911 merr përgjegjësi shpirtërore për udhëheqje në rrugën e tarikatit si burim i hakikatit. Hilafetin e bekuar e morri nga dorë ndrituri, Shejh Muhamed Saidi Kumanova me 20 të muajit Rexhep të vitit 1330 të hixhrit. Rruga e tij e bamirësisë njerëzore nga të dhënat historike argumenton plot mrekulli hyjnore, një Shejh besnik i kësaj rruge që iu la prapa farën e altruizmit e të humanizmit njerëzor.

Këta njerëz (adhurues të Zotit) meritojnë një respekt të veçantë si besimtarë në gjurmët e Profetit (a.s). Këta njerëz (udhëtarë shpirtëror) nuk ndalen vetëm me të pranuar islamin duke thënë: “Zoti është një dhe Muhamedi është i dërguari i tij”, por këta kishin një mirësjellje jetësore duke rrezatuar me dritën e tyre në popull, mbjellnin mirësinë, ku me rituale fetare dhe me besim të sinqertë (ihlas) formuan urën – ndërtuan rrugën për të arritur gradën “ihsan” (gradë shpirtërore). Dobitë e përsëritjes së fjalës LAILAHE IL- LALLLLAH janë të ndryshme dhe më e rëndësishmja është dobia shpirtërore dhe përjetimi i pranisë së Zotit, që përceptohet nga njeriu kur ai përmend Zotin me zemër, ose me zemër dhe me gojë, sepse ushtron zemrën e tij dhe pjesët tjera shpirtërore që gjenden në kraharorin e tij dhe mbushet me nurin e All - llahut. Njerëzit me shkallë të lartë devotshmërie janë të vdekur këtu, por të gjallë pranë Zotit, ‟... Çdokush s’ka leje shpirtin ta shohë, edhe dielli nga drita e tyre merr dritë.’’ All-llahu porosit për të dashurit e vet, madje “kujdesu për ta” janë insanë kamil – njerëz të kompletuar dhe janë provë e fuqisë së Zotit. Kur’an (6:52) “Mos i dëbo ata që i luten Zotit të vet në mëngjes e mbrëmje, duke e dëshiruar Fytyrën (mirësinë) e Tij! Ti nuk je aspak përgjegjës për ata e as ata nuk janë përgjegjës për ty. Nëse ti i dëbon ata, atëherë do të jesh keqbërës”. Kur’an (18:28) “Dhe qëndro me ata që i luten Zotit të vet në mëngjes dhe mbrëmje, duke dëshiruar Fytyrën (kënaqësinë) e Tij dhe mos i shmang sytë nga ata (tek të tjerët), duke dëshiruar stolitë e shkëlqimin e kësaj jete... ”Në një hadith të shenjtë Zoti ynë, me gojën e të dashurit të vetë thotë: “Evlijatë e mi ndodhen nën retë e të fshehtës, si njeh tjetër kush veç Meje." Shejh Bani përveç mrekullive, njihet edhe si kontribues i çështjeve kombëtare, ku në takimet që kishin me patriotë të ndryshëm dhe shumë krerë shqiptarë ishte mbështetës i fuqishëm dhe udhëzues për marrjen e vendimeve të mëdha për vendin tonë. "Sa më shumë të jeni të lidhur me besimin aq më shumë do iu shtohet ndjenja e mëshirës, dashurisë dhe besnikërisë, sepse dashuria për Atdheun buron nga besimi", (Shejh Bani). Shejh Bani i II la si pasardhës pesë djem, ku njëri prej tyre Myrteza efendiu (baba Xaj i II) kaloi në botën tjetër në moshë të re.

  • Djali i madh i Shejh Banit II, Shejh Myhedini mori hilafet nga Shejh Mehmet Ali Shkupi, në vitin 1942 i cili me devotshmëri udhëhoqi deri në vitin 1949. Njihet si Shejh dhe udhërrëfyes, vepërmirë e i respektueshëm. Duke qenë i përqëndruar në rrugën e drejtë, këshilloi dhe udhëzoi ndjekësit (muridët-myhibët, dervishët...) në rrugën e tesavvufit, kishte një ashk të madh për ziqër. Pasardhës la një djalë, Hadi efendiun i cili mori hilafet nga djali i Shejh Banit të dytë Shejh Nekia. Shejh Hadia njihej me butësinë dhe afërsinë e tij.
  • Pasi ndërroi jetë Shejh Myhedini në vitin 1949, nga dorë e ndritur e Shejh Mehmed Ali Shkupi, i cili kishte hilafet nga Shejh Bani, ia jep hilafetin Shejh Alisë. Ky Shejh i ndritur me plot mrekulli hyjnore, siç njihet në popull me besnikëri, lidhet me hallkën e zinxhirit të kësaj Teqeje për 26 vite deri në vitin 1975. Ai pas veti la djalin Gëzim efendiun (baba Gëzim), i cili ishte njeri i devotshëm dhe i inspiruar në rrugën e tarikatit. Njerëzit e afruar me Zotin kanë një shkallë të lartë të ndjeshmërisë ndaj kohës dhe e shfrytëzojnë maksimalisht me ibadet dhe kjo dobëson egon (nefsin) dhe rrit dëshirën që të duash për tjetrin atë që do për veten. Kështu e gjithë kjo, formon një shoqëri të shëndoshë.

Në shumë ajete kur`anore kërkohet që njeriu të ndërmarrë hapin e tij drejt Zotit, në mënyrë që Zoti t’i përgjigjet atij. Zoti juaj ka thënë: “Lutmuni Mua se do t`iu përgjigjem!..." Kur'an (40:60). Një ajet tjetër Kur’anor tregon se si Zoti i jep drejtimin e duhur njeriut nëse ai i përgjigjet Atij dhe beson tek Ai: "... le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të më besojnë Mua..." Kur'an (2:186).

  • Pas këtij njeriu të madh- Shejh Alisë, hilafetin e bekuar e morri vëllai i tij Shejh Mehmeti më 1975 nga dorë e bekuar e Shejh Hysenit të Teqes së madhe të Axhiza Babës në Prizren dhe udhëhoqi me devotshmëri deri në vitin 1987. Ky Shejh i ndritur njihet për bujarinë e tij i cili thoshte: “Te Zoti pasanik është jo ai që grumbullon por ai që jep më shumë dhe ai që jep nuk e pakëson pasurinë por Zoti ia shumëfishon atij”.

Njeriu i devotshëm - insani kamil ha e pi, fle e zgjohet, vepron e sillet përgjithësisht në dukje si të gjithë njerëzit, kurse në brendësi janë krejt të ndryshëm, ashtu siç janë njerëzit që shërbyen në rrugë të All-llahut pranë kësaj tyrbeje (mjedis i bekuar). Shejh Mehmeti la pas pesë djem: Shabanin, Riza efendiun, Lytfi efendiun, Shani efendiun, Shaban efendiun (Shejh Bani III). Shejh Shabanin e ri e zgjodhi si trashëgimtar të vetin i cili nga dora e tij përgatiti edhe vëllezërit Shejh Rizanë, Shejh Lytfiun dhe djalin e tij, Shejh Diamantin. Shpirti i tij i ndritur kaloi në jetën tjetër në vitin 2013.

  • Nga dora e ndritur e Shejh Hysenit pranoi hilafetin edhe djali i vogël i Shejh Banit II Prof. Shejh Nekia me datë 19.12.1987. Ceremonia u bë në Prizren nga shumë shejhlerë, dervishë, murid dhe ashikë të ehli-bejtit. Hirësia e tij Shejh Nekiu përgatiti djalin e tij të madh Shejh Leonardin si zëvendës me 6 korrik 2014 (me rastin e 101 vjetorit të marrjes hilafet të Shejh Banit II), të cilin e udhëzoi në rrugën e ndershme të tarikatit Saadie e Shejbanie, si ndjekës në shkallë lartësimi e posedimi të shtatë gjendjeve. U obligua për këtë, si edukues i ndjekësve të kësaj rruge të ndershme e të bekuar, në rrugën e burimit të hakikatit. Kjo rrugë e bartur nga myrshydi Shejh Nekiu e ky prej myrshydit tij, hallkë pas hallke përbëjnë zinxhirin e pa ndërprerë deri te burimi i dritës së bindjes, zotëri pas zotërie deri te Pejgamberi a.s.

I dërguari i All-llahut tha: “Veprat shkruhen, frymët numërohen, ditët kalojnë, Zoti i sheh punët tuaja. Bëni çka të doni pa dyshim Ai i sheh ato”. Kur’an (87:16,17) “Por ju, përkundrazi, më shumë po e parapëlqeni jetën e kësaj bote, ndonëse jeta tjetër është më e mirë dhe e amshuar.”. Pejgamberi a.s ka thënë: “Keni kujdes prej largpamësisë së besimtarit, pasi ai sheh me dritën e All-llahut’’, besimtarëve të devotshëm All-llahu xh.sh ju ka dhënë dy lloj dijesh: dija ekzoterike (dhahir, e dukshme) e cila arrihet me të mësuar dhe ajo ezoterike (batin, e brendshme) e që kjo dije është që trashëgohet (Zoti e jep me frymëzim).