Jump to content

Terapia përmes ultrazërit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ultrazëri është valë zanore me frekuencë më të madhe se 20 kHz(kufiri i sipërm nuk është i kufizuar – arrinë deri në një miliardë Hz) dhe janë te padëgjueshme për veshin e njeriut.Veprimi i ultrazërit në sistemin biologjik mund të jetë veprim biologjik ,mekanik dhe termik.Ultrazëri me intenzitet të lartë shkakton reaksione morfologjike dhe funksionale ,të cilat kanë efekte negative.Pasiqë të veprohet në sisteme biologjike ,ultrazëri mund të përdoret në terapi.Terapia me ultazë bëhet në këtë mënyrë:

1.Nxehmja e indit te sëmundjet reumatike dhe degjenerative,gjendja pas traumës në sisteme lokomotore etj.,me të cilin rast përdoret ultrazëri me frekuencë 800–1000 Hz.

2.Ultrasonoferoza ,futja e barnave nëpër lëkurë përmes ultrazërit.

3.Hjekja e gurëva nga dhëmbët,shërimi i paradentozës,herpesit etj.

4.Thyerja e gurëve në organet e urinës duke shfrytëzuar efektet e rezonancës etj.

Prandaj, patjetër duhet t’i shmangemi veprimit të drejtpërdrejtë të ultrazërit gjatë terapisë për disa organe.Ato janë truri, palca e kurrizit ,sytë,organet e ndijimit ,enët e gjakut,zemra dhe organet me pengesa funksionale. Po ashtu ultrazëri përdoret për diagnostikimin e sëmundjeve të ndryshme,bile edhe të lëmit të ndieshme.Zbatimi më i shpeshtë i ultrazërit në diagnostikë është:

I. Ekoencefalografia ,e cila bënë të mundshme lokalizimin e gjakderdhjes dhe tumorit në tru;

II. Ekokardiografia,për regjistrimin e trombit në zemër ,stenokardie etj.;

III. Ekografia ne gjinokologji dhe ne akusheri,sidomos ne caktimin e pozitës së frytit;

IV. Ekografia ne oftamologji,shqyrtimi i ngushtimit dhe i tkurrjes së palcës së kurrizit etj.

[1]

  1. ^ Biofizika prof.dr.sc Ahmet Veseli