Jump to content

Territoret e okupuara nga Rusia në Gjeorgji

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ndarjet administrative gjeorgjiane janë të përshkruara me të zezë. Territoret e pushtuara nga Rusia ( Abkhazia dhe Osetia e Jugut ) janë paraqitur me ngjyrë rozë.

Territoret e pushtuara nga Rusia në Gjeorgji janë vende të Gjeorgjisë që janë pushtuar pas Luftës Ruso-Gjeorgjiane në 2008. Ato përbëhen nga disa vende te Republikës Autonome të Abkhazisë dhe ish- Rajoni Autonom i Osetisë së Jugut të Gjeorgjisë Sovjetike. Momentalisht i ndarë midis disa divizioneve administrative jo-autonome të Gjeorgjisë së pavarur, statusi i të cilave është një çështje e luftes internacionale.

Qysh nga lufta e vitit te 2008 dhe pushtimi i atehershem ushtarak rus i Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut, qeveria ruse, baskhke me katër shtete të tjera anëtare të OKB-së, i konsideron territoret shtete sovrane të pavarura: Republikën e Abkhazisë dhe Republikën e Osetisë së Jugut. Para pushtimit rus, republikat qe nuk ishin njohur të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut nuk i shihnin te gjithe rajonet e tyre përkatësisht me pretendim. Bazat ushtarake ruse u formuan në Abkhazi dhe Osetinë e Jugut. Rusia nuk lejoi që Misioni Monitorues i Bashkimit Evropian të hyjë as në Abkhazi, as në Osetinë e Jugut. Rusia nenshkroi kontrate ose pajtim me administratat civile de facto të të dy trevave për t'i bashkuar ato nga ana ushtarake dhe ne menyre ekonomike në Rusi. Ushtaret rus kanë filluar procesin e demarkacionit (i njohur gjithashtu si "kufitarizimi") përgjatë dhe gjoja përtej kufirit midis pjesës tjetër të Gjeorgjisë dhe Republikës së vetëshpallur të Osetisë së Jugut.

Si Abkhazia ashtu edhe Osetia e Jugut akridetohen gjerësisht si rol përbërëse të Gjeorgjisë dhe bashkerisht pasqyrojne 20% të rajonit të ditur ndërkombëtarisht të Gjeorgjisë. "Ligji i Gjeorgjisë për territoret e pushtuara të Gjeorgjisë", i pranuar në vitin 2008, kriminalizon dhe ndjek hyrjen në Abkhazi dhe Osetinë e Jugut nga pala ruse pa leje të vecante dhe jep leje vetëm aktivitet ekonomik në dy territoret që janë në përputhje me të. Gjeorgjia dhe shumica e anëtarëve të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Francën, Kinën, Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë etj. kanë njohur Abkhazinë dhe Osetinë e Jugut si territore të pushtuara dhe kanë dënuar praninë dhe veprimet ushtarake ruse atje.

Pas Luftës Ruso-Gjeorgjiane, më 26 gusht 2008, Presidenti rus Dmitry firmosi marreveshje për mirenjohjen e pavarësisë së Abkhazisë dhe Osetisë Jugore si rajone sovrane. Parlamenti gjeorgjian kaloi një rezolutë më 28 gusht 2008 duke vene zyrtarisht Abkhazinë dhe Osetinë e Jugut rajone të vjedhua nga Rusia dhe duke ia vene emrin trupat ruse forcat okupuese. Rusia vendosi marrëdhënie diplomatike me Abkhazinë dhe Osetinë e Jugut. Trupat ruse u vendosën në Abkhazi dhe Osetinë e Jugut. Ministri i Jashtëm rus Sergej tha se një prani ushtarake në Abkhazi dhe Osetinë e Jugut ishte e nevojitshme për të parandaluar që Gjeorgjia të rimarrë kontrollin.

Rusët tërhiqen gradualisht nga Gjeorgia pas luftës, por ata mbetën në Perevi. Më 12 dhjetor 2008, forcave ruse u tërhoqën nga Perevi. Tetë orë më pas, një kontigjent rus prej 500 ushtarësh rikuproi fshatin, dhe policia gjeorgjiane tërhoqi pasi rusët kërcënuan se do të qëllonin me armë. Të gjitha trupat ruse në Perevi tërhoqën në Ossetinë Jugore më 18 tetor 2010 dhe një njësi ushtarake gjeorgjiane u zhvendos.

Në vitin 2009, presidenti i Gjeorgjisë Mikheil Saakashvili tha në disa adresa faktin se Rusia po rrinte 40 kilometra larg kryeqytetit të Gjeorgjisë, Tbilisi, dhe kishte drejtuar armët drejt saj.

Në provincën e Raçës, ura në rrugën që çon në kalimin Mamison në kufirin me Rusinë u hodh në erë në qershor 2009 dhe rojet kufitare gjeorgjiane dyshohet se u tërhoqën disa kilometra më thellë në territorin gjeorgjian. Mamuka Areshidze, një ekspert i çështjeve të Kaukazit, tha se tërheqja "mund të kushtëzohej me gatishmërinë e autoriteteve gjeorgjiane për të parandaluar përleshjet me rusët".