Thënie mbi Intelektin

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

• Kujdes mos e ktheni intelektin tuaj në hyjni. Ai ka muskuj, por nuk ka personalitet. Nuk mund t'ju udhëheqë, mundet veç t'ju ndihmojë

• Shtimi i intelektit duhet të nisë që në lindje e të përfundojë vetëm kur të vdesim

• Përqeshja është thjesht varfëri e intelektit

• Një fëmijëri e lumtur ka shkatërruar një mori intelektesh premtuese

• Përsosuria e çdo intelekti, rrjedh nga djepi dhe jo nga shkolla

• Vullneti dhe intelekti janë një gje e vetme

• Kureshtja është një prej karakteristikave më të dallueshme dhe më të sigurta të një intelekti aktiv

• Karakteri është më i lartë se intelekti. Të menduarit është funksioni. ... Një shpirt i madh do të jetë i fortë për të jetuar, si dhe i fortë për të menduar

• Gabimet e intelektit janë fatale, akoma më të rrezikshme se ato të zemrës

• Disa njerëz mendojnë se vetëm intelekti ka rëndësi: të dish të zgjidhësh problemet, të dish si t'ia dalësh, të dish të identifikosh një avantazh dhe ta kapësh atë. Por funksionet e intelektit janë të pamjaftueshme pa guxim, dashuri, miqësi, dhembshuri dhe ndjeshmëri

• Intelekti është pjesë e një besimi të mirë. Intelekti është drita, zemra është drejtimi

• Do të doja ta bëja të kuptonte që një zemër e mirë e dashur është mjaft e pasur dhe se pa të intelekti është varfëri