Jump to content

Thanas Shkurtanioti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Thanas Shkurtanioti (1793-1825) ishte nga Dervenohori prej Shkurtanj. Vetëdjegia e Thanas Shkurtaniotit në Shën Sotira të Mavromatisë së Thivës më 26.10.1825, ishte një ngjarje më heroike dhe tragjike e revolucionit. Që ditët e para të revolucionit në Beoti, Thanasi bëhet prijës i Dervenohorëve dhe tmerron turqit e Beotisë, të Atikisë dhe Peloponezit. Pak kohë më pas, nga bëmat e fillimit kapedan Thanasi merr mbiemrin Shkurtanioti nga emri i vendlindjes së tij. Më 1825-n, ai mbyllet me 70 trima në manastirin e Shën Sotirës të Mavromatit, duke përballuar 800 turq këmbësorë dhe kalorës. Me vënien zjarr të manastirit të gjithë luftëtarët arvanitas do të vetëflijoheshin duke u djegur të gjallë. Kjo ngjarje, kjo djegie për së gjalli, zhyti në zi dhe dëshpërim gjithë Beotinë, sepse humbi një prijës heroik, pa ndonjë shkak me peshë për t’u flijuar në këtë rast.